Përgatitjet e Princeshës Elisabeth të Belgjikës për statusin e saj mbretëror e kanë çuar atë në disa nga institucionet më magjepsëse, historike dhe unike në botë. Tani, Pallati ka njoftuar lëvizjen e saj të radhës. Pas përfundimit të studimeve për Histori dhe Politikë në Kolegjin Lincoln të Universitetit të Oksfordit, 22-vjeçarja do të fillojë studimet pasuniversitare në Universitetin e Harvardit në Boston. Në një deklaratë për Mbretëreshën e ardhshme të Belgjikës, Pallati sqaroi: “Pasi përfundoi me sukses provimet e pranimit, Lartësia e Saj Mbretërore Princesha Elisabeth, Dukesha e Brabantit, do të fillojë studimet pasuniversitare në politikën publike këtë verë në Universitetin e…
Author: tirana
Pavarësisht reformave të ndërmarra kundër informalitetit në vend, ai sërish vijon të jetë prezent në forma të ndryshme. Një nga format e informalitetit në punësim është të punuarit pa një marrëveshje pune të shkruar. Gjatë vitit 2023, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka evidentuar gjithsej 2,502 punëmarrës pa kontrata individuale pune në inspektimet e kryera ose rreth 1.2% e totalit të këtyre punëmarrësve të evidentuar gjithsej. Krahasuar me një vit më parë rezultojnë 15 % më pak punëmarrës pa kontrata pune. Të dhënat për punëmarrës pa kontrata pune vetëm në subjekte private, sipas llojit të aktiviteteve ekonomike, tregojnë se pjesa më…
Moderatorja Kiara Tito ka postuar një foto të ëmbël të vogëlushes Luna Mari. Ajo ka postuar në Instastories një foto të këmbëve të bebushes. Kujtojmë se, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë në 30 prill, kur erdhi në jetë Luna Mari.
Tjetër aksident në punë në Shëngjin. Bëhet me dije se ka humbur jetën një 60-vjeçar. Viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër. Nga burimet e spitalit bëhet me dije dhe dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Elbasan. Në fjalën e tij, Basha komentoi turin e takimeve të kryeministrit jashtë vendit, duke thënë se ishte ai që i largoi nga shtëpitë e tyre dhe sot po shkon të zhvillojë takime me ta. Kreu i PD gjithashtu tha se Rama në takimin me 55 kryetarët e bashkive të partisë socialiste, u ka dhënë urdhër që të çojnë njerëz jashtë vendit për t’ia mbushur stadiumet ku do të bëjë takimet. “‘Tani që ka zbrazur Shqipërinë, po shkon tek eksporti i…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kundërshtuar me forcë projektligjin për shëndetin riprodhues. Meta në një konferencë me gazetarët, Meta tha se me këtë pr.ligj gratë dhe vajzat shqiptare do të përdoren si rezerva për të prodhuar bebe me para. “Po synojnë që të kthejnë vendin në qendër ndërkombëtare të uteruseve me këtë pr.ligj për riprodhimin. Përdorin gratë dhe vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe. PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira. Kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2.…
Rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, që pa partinë nacionalistë VRMO-DPMNE, të fitonte e vetme gati gjysmat e ulëseve në Parlamentin me 120 ligjvëmës, duket se ka shqetësuar Greqinë. Në një intervistë për televizionin Alpha, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rikujtuar Marrëveshjen e Prespës, të firmosur mes paraardhësit të tij në detyrë Aleksis Tsipras dhe ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në qershor të 2018-ës. Ai i dërgoi një mesazh të rreptë dhe të qartë udhëheqjes së re politike të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se “do të kemi probleme nëse retorika e shprehur para zgjedhjeve do të dëgjohet edhe pas…
Epoka 7-vjeçare në Paris ka mbaruar dhe në horizontin e Kylian Mbappé ka një kapitull të ri. Real Madrid ka arritur tashmë akordin me sulmuesin francez dhe zyrtarizimi parashikohet të bëhet pas finales së 1 qershorit në Champions League. Sido që të jetë verdikti i atij takimi ndaj Borussia Dortmund, Mbappé është bindur nga projekti për t’u transferuar tek Mbretërorët. Shifrat janë ato që interesojnë në këtë moment, me mediat spanjolle që raportojnë se 25-vjeçari do të bëhet lojtari më i paguar nën urdhrat e trajnerit, Karlo Ancelotti. Marrëveshja është për pesë vitet e ardhshme, deri në vitin 2029 , dhe…
Kompania AstraZeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër COVID, veprim që erdhi pas konfirmimit se shkaktonte një efekti anësor të rrallë, por serioz, të njohur si trombozë me trombocitopeni. I ftuar në një studio televizive, mjeku Ilir Alimehmeti sqaron se bëhet fjalë për 1 rast në 50 mijë dhe se vetëm një person në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji. Mjeku qetëson të gjithë qytetarët në vendin tonë që mund të kenë bërë këtë vaksinë se nuk rrezikojnë më nga ky efekt anësor, pasi nuk ndodh më larg se 2 deri në 4 javë…
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjes dy muaj më parë në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve të Bejtjes, Ilir Beqaraj, rezulton të jetë kunati i Roan Brahimit. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, ndërsa po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet…
Punonjësi i policisë Festim Xhafa është shpallur në kërkim pasi akuzohet se përndiqte kolegen e tij shtetasen V.Ç. Xhafa dhe Ç. më herët kanë qenë në një lidhje dashurie. Në atë kohë ata kanë qenë në një patrullë së bashku në Vlorë. Gjatë patrullimit me makinën e policisë dhe me uniformë janë fiksuar duke u puthur brenda makinës siç tregohet edhe në këtë foto. Në atë kohë dy punonjësit u pezulluan nga detyra me firme të Ardi Veliut, por më pas kanë rifilluar sërish. Festim Xhafa u transferua në komisariatin e Himarës me detyre inspektor, ndërsa V.Ç vazhdoi detyrën ne…
Një tjetër qendër prostitucioni zbulohet në kryeqytet. Bëhet fjalë për një qendër masazesh në Unazën e Madhe, në të cilën ushtrohej veprimtaria e paligjshme e prostiticionit. Policia e Tiranës bën me dije se qendra e masazheve u zbulua në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower” (Lulja). Në kuadër të operacionit është shpallur në kërkim një 29-vjeçar, ndërsa është vënë në pranga menaxherja e qendrës së masazheve. Gjithashtu janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Flower”. Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në…