Lajla Baci, e ftuar në emisionin “Cherry on Top” rrëfeu disa detaje të pa dëgjuara më parë për vajzën e saj Heidin, e cila është një prej banorëve protagonistë ktë edicion të Big Brother VIP 3. Në intervistën e parë publike, ajo shprehet se Heidin e shikon fituese të këtij edicioni për shkak të karakterit të veçantë që ajo ka. Lajla: Heidi e mori vendimin, meqë atje iu ndërpre padrejtësisht, nuk ishte vetvetja dhe kishte një farë presioni, Heidi e mori vendimin vetë. Kur kishte vendosur të hynte në Big Brother VIP, na e komunikoi, mbetëm, nuk ishte e pritshme,…
Author: tirana
“Dritarja ishte pak e hapur dhe nga aty u qëllua”, ka deklaruar bashkëshortja e Roan Brahimit, 32-vjeçarit i cili i ekzekuta mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) në sheshin qendror të Bajronit. Gruaja është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan. “Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendgjarja. Në fakt, i riu, sipas të dhënave jozyrtare është një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt, e për pasojë në disa raste emri i tij është…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e së premtes në një lokal nate në Mykonos, ku një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Pas një sherri me thika mes disa shtetasve pakestinezë në lokal, njëri prej tyre ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, kurse një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Sipas informacioneve nga policia në vend, në këtë konflikt janë përfshirë rreth 25 pakistanezë. Pas kësaj ngjarje të rëndë policia ka rrethuar zonën dhe po heton për zbardhjen e plotë të konfliktit.
Dashi Sot nuk do i duroni dot kontradiktat me të tjerët dhe mund t’iu mbathni nga ambienti në të cilin ndodheni. Nëse keni një lidhje do kaloni shumë vështirësi. Gënjeshtrat do jenë të njëpasnjëshme nga ana e partnerit dhe do preferoni më shumë të qëndroni disa kohë vetëm e të reflektoni se çfarë do bëni. Nëse jeni beqarë tregohuni më të kujdesshëm me personat që do takoni sepse disa do mundohen t’iu mashtrojnë me fjalë të bukura. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por falë mbështetjes së disa të afërmve nuk do mbeteni në baltë. Me shpenzimet do…
Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Athinë, në kuadër të turit të takimeve me shqiptarët në Diasporë. Vizita përveçse ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës helene pasi ndodh në 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ka detyruar autoritetet në kryeqytetin grek që të marrin masa të forta sigurie. Sipas mediave greke masat e sigurisë do të jenë drakoniane, ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendosët edhe një automjet i blinduar tip “BMW” për ta bërë sa më të sigurtë vizitën e tij. Rama do të mbërrijë në Greqi mëngjesin e së…
Aktorët Juli dhe Egla pjesë e ”Big Brother Albania Vip 3” që prej ditës së parë, nuk po gjejnë paqe pasi po vijojnë prej ditësh me ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit. Juli: Një grua dembele, një grua prepotente, një grua pisllëk komplet, larg qoftë me pas një grua si ti në shtëpi. Egla: U zgjove ti? Juli: Një grua që lëshon mbathjet mes rrugës, lë pjatat atje, njeri që s’bën asnjë punë. Egla: O mashtrues ordiner. O thashethemexhi, o që rri e kamuflohesh mbas njerëzve të tjerë, fol për vete, shih veten. Juli: Egla ti komunikimin s’e ke, dështon me…
Plazhi i Spillesë, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, është përfshira në hartën e Programit Kombëtar të Dezinsektimit, pjesë e planit të masave të marra nga MSHMS për një sezon turistik të qetë dhe të shëndetshëm për të gjithë ata që zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pa sot nga afër plazhin e Spillesë në përfundim të dezinsektimit përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe zonave problematike. Koçiu tha se plazhi i Spillesë frekuentohet nga pushues të shumtë që vijnë jo vetëm nga qytete si, Elbasani, Durrësi, Peqini, Lushnja…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”. Italia abstenoi në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara. Abstenimet e tjera janë Shqipëria, Bullgaria, Austria, Kanadaja, Kroacia, Fixhi, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Letonia, Lituania, Ishulli Marshall, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Paraguaj, Rumania, Vanuatu, Malavi, Principata e Monakos, Ukrainë, Britania e Madhe, Suedia dhe Zvicra.…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë për t’u dhënë palestinezëve “më shumë të drejta dhe privilegje” dhe në të cilën bëhet thirrje që Këshilli i Sigurimit të rishqyrtojë në mënyrë të favorshme kërkesën e Autoritetit Palestinez për të qenë anëtare me të drejta të plota ne OKB. Në Asambelenë prej 193 anëtarësh, rezoluta u miratua me 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime. Shtetet e Bashkuara ishin mes 9 vendeve që votuan kundër, bashkë me Izraelin. Zëvendës ambasadori amerikan në OKB Robert Wood e bëri të qartë të enjten se administrata e zotit Biden…
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur me kritika për hartën e re gjyqësore, ndërsa u ndal gjatë edhe në funksionimin e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm (1 Apel në gjithë vendin pas hartës së re gjyqësore). Sadushi tha Apeli i Përgjithshëm u krijua me një organikë prej 78 gjyqtarësh, ndërkohë që rezulton me vetëm 26 gjyqtarë, ose 30% e kapacitetit. Sadushi shtoi se sallat dhe zyrtar në Apel nuk mjaftojnë as për 30 gjyqtarë. “Një vit pas fillimit të funksionimit të hartës gjyqësore, perceptimi i opinionit publik për administrimin e drejtësisë nuk rezulton të jetë i kënaqshëm.…
Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë më 12 Maj do të jenë në Athinë, në kuadër të turit të ri të takimeve me shqiptarët në Diasporë. Surpriza e këtij eventi përpos faktin se pritet të jenë mijëra shqiptarë atje është se do të performojë edhe këngëtari i famshëm Noizy. Lajmin e ka bërë me dije vete Noizy i cili ka shpërndarë në instagram posterin me vendin ku do të performojë me datë 12 Maj, ora 12:00.
Nga Zëri i Amerikës Ndërsa kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane, presidenti demokrat Joe Biden dhe kandidati republikan Donald Trump, po zhvillojnë fushata për të fituar mbështetjen e publikut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearsn, i hedh një vështrim planeve të fushatave të dy kandidatëve ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump kanë gjashtë muaj për të fituar mbështetjen e votuesve amerikanë për një mandat të dytë. Por zoti Trump do të shpenzojë një pjesë të kësaj kohe në gjykata shtetërore apo federale ndërsa përballet me katër…