Këtë të premte, 44 efektivë të Policisë së Kufirit dhe Migracionit kanë përfunduar trajnimin për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se ky trajnim u krye falë bashkëpunimit mes Forcës Detare/Rojës Bregdetare dhe Policisë së Shtetit. “Në gatishmëri të plotë për të garantuar një sezon të suksesshëm turistik në të gjithë hapësirën bregdetare të vendit”, theksoi Peleshi.
Author: tirana
Në datat 11, 12 dhe 13 qershor në Tiranë, do të mbahet konferenca e 51-të Rajonale Europiane e INTERPOL. Delegacionet që vijnë nga të gjitha vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare pritet të shkojnë në gati 200 persona. Konferenca do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe pjesëmarrës do të jenë drejtues të përgjithshëm të INTEPOL dhe zëvendës të tyre. Ftesa nga autoritetet shqiptare është bërë edhe për ministra, të cilët mendohet se do të udhëtojnë drejt Tiranës në 3 ditët e punimeve të konferencës. Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë me procedurë të përshpejtuar, seancën e 16 majit, marrëveshjen e…
AMP ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë të Komisariatit të Policisë Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”. Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës. Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në…
Dy vajzave nga Ukraina u gjetën të pajeta në një apartament në Tiranë nga shoqja e tyre, ndërsa shkak dyshohet mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike. 3 vajzat kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri. Dy viktimat kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë. Në një banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën. Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës. Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin…
Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij 7-vjeçar. Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano i ka dedikuar një këngë. Ndër rreshta zbulon edhe detaje lidhur me 32-vjeçarin nga Lezha. Cllevio zbulon se Brahimi kishte një parandjenjë, ose e dinte që do t’i organizonin një atentat për shkak të problemeve që ka pasur me Ervis Martinajn dhe njerëzit e tij. Teksti Lajmin ma dha ‘kokëmadhi’ tek burgu. Kanë gjujt Sidin po s’isha i sigurt. Pyeta komandatin, fytyrë mërzitur, s’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratello pse ike…
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, punimet janë shtrirë në katër lotet e para. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në lotin 4 të aksit rrugor Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Balluku deklaroi se Korridori VIII është një nga akset më të rëndësishme, pasi ndërlidh Shqipërinë edhe me vendet e rajonit. “Siguron lidhjen me Maqedoninë e Veriut. Do të ndërtohet edhe një pikë e re kufitare. Lidhja e re kufitare do të bëhet me një tunel prej 6 km që do të lidh Korridorin VIII afër urës së Bushtricës. Ky korridor…
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Perondi” në Kuçovë, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është drejt përfundimit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastiliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë. “Kjo shkollë e re, që do të garantojë standardet më të mira për 250 nxënës dhe mësues është një nga objektet arsimore që përfundojnë këtë vit, falë programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të qeverisë, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi Manastirliu. Shkolla do të ketë ambiente plotësisht të transformuara brenda e jashtë, me kabinete mësimore dhe terrene sportive. Për 2024 qeveria ka akorduar…
Të gjithë personat që në Shqipëri kanë kryer vaksinën AstraZeneka gjatë pandemisë së koronavirusit, nuk duhet të shqetësohen. Instituti i Shëndetit Publik sqaron se gjatë fushatës së vaksinimit anti-Covid me Astazeneka, tek qytetarët shqiptarë nuk u konstatuan reaksione apo mpiksje gjaku, efekte anësore tashmë të pranuara publikisht nga kompania AstaZeneka, e cila tërhoqi nga qarkullimi vaksinen pak ditë më parë. “Keto reaksione anesore shfaqen 5 deri 30 dite nga aplikimi i saj. Keshtu personat qe kane marre AstraZeneken nuk duhet te shqetesohen. Nuk ka ndikim afatgjate. Ne I kemi monitoruar dhe nuk kane patur reaksione apo shfaqje te tilla,” shprehet…
Këtë të premte, dy ukrainase të moshave 25 dhe 40 vjeçe janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë. “Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe”, njofton policia. Paraprakisht grupi hetimor dyshon se dy ukrainaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marr mësimin e parë në pilotimin e një helikopterit. Osmani në një postim në X, shkruan se ndihet e nderuar që mori mësimin e parë në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve. “Më pëlqeu mësimi im i parë i pilotimit të helikopterit me pilotin Joe Decapite—një nga pilotët më me përvojë të Bell-it, i cili gjithashtu shërbeu në Kosovë 15 vjet më parë. E nderuar të mësoj nga më të mirët në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin…
Ish-mesfushori i Juventusit, Massimo Mauro duke folur për “La Gazzetta dello Sport” ka dhënë një komen për bardhezinjtë dhe merkaton që pritet të bëjnë në verë. “Nëse do të isha Giuntoli do të merrja përgjegjësinë për t’u thënë pronarëve se 15 lojtarë do të duhej të ndërroheshin. Ata janë lojtarë të mirë duke i marrë një nga një dhe nuk do të kishin vështirësi për të gjetur tjetër skuadër. Problemet nuk janë vetëm në sulm. Të paktën 6 nga 15 lojtarë duhet të jenë të një niveli të lartë, nëse do të duan që të fitojnë titullin. Për t’u kualifikuar…
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka çuar në gjykatë analistin, Arjan Currin, në lidhje me deklaratat që ai ka bërë ndaj zotit Pacolli mbi çështjen e Liridona Ademajt. Lidhur me deklaratat që Arjan Curri ka bërë për rastin e Liridona Ademajt dhe përmendjen e emrit të biznesmenit Pacolli, ky i fundit i është drejtuar gjykatës. Sipas burimeve të Opinion.al mësohet se ndaj analistit Curri rëndojnë dy akuza “Fyerje” dhe “Shpifje”.