Media italiane ”Vanity Fair” i ka kushtuar një shkrim veshjeve të mbrëmjes së dytë gjysmëfinale të Eurovision. Me foton e Besa Kokëdhimës në krye të artikullit, ”Vanity Fair” shkruan në hyrje: “Çmimi i shkëlqimit të mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër “aqua” gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në finalen e madhe. “Yllit të estradës shqiptare i pëlqen të mahnisë dhe moda është një nga aset e tij në mëngë. Ndërkohë që shumë “kolege” ndjenë nevojën për të na njohur me look-un e tyre në Eurovizion, ajo ka…
Author: tirana
Nemo nga Zvicra dhe Bambie nga Irlanda që janë pjesë e finales së Eurovisionit 2024, janë shpallur si persona jo-binarë (të papërcaktuar në gjini). Ata përdorin përemrin “ai” dhe “ajo”. Në një konferencë për shtyp pas gjysmëfinales së dytë të Eurovisionit u diskutua rreth kësaj çështje. “Është e mrekullueshme që e dimë që nuk jemi vetëm këtë vit dhe që jemi së bashku në këtë. Kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta dhe e kuptojmë njëri-tjetrin dhe mund të ndajmë përvojat tona mes vete. Jemi shumë falënderues për këtë. Është e rëndësishme që këtë vit mund të paraqesim njerëzit sepse ka…
Ritmet e këngës “Zjarr” do të shoqërojnë ngjarjen më të rëndësishme të futbollit kontinental, Kampionatit Europian 2024. Tre artistët e muzikës së turneut të kësaj vere, grupi elektronik italian Meduza, One Republic i nominuar për Çmim Grammy dhe kantautori gjerman Leony janë bashkuar për të publikuar këngën e titullar në anglisht “Fire” . Kënga, e shkruar nga Ryan Tedder i grupit OneRepublic dhe prodhuar nga Meduza, bashkon himnet shumë të pëlqyer të grupit italian, tingujt e OneRepublic dhe notat pop të Leony në një këngë që mishëron entuziazmin dhe shpirtin e tifozëve të futbollit dhe muzikës. Bashkimi i njerëzve përmes…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë, Antoneta Sevdarin, vendim i cili u mor pasi Gjykata e Strasburgut e konsideroi të drejtë apelimin e prokurores. Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit. Në vendimin që u lexua nga kryesuesja e seancës, Natasha Mulaj thuhet se “Kolegji arrin në konkluzionin se në kushtet kur parashikimet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe vendimmarrjen e GJEDNJ lidhur me respektimin e saj referuar parashikimeve kushtetuese janë të detyrueshme për zbatimin nga…
Kanceri i lëkurës vijon të rritet në popullatë. Të dhënat e fundit të OBSH tregojnë se në Europë gjate një viti identifikohen 100 mijë raste me kancer lëkure, prej të cilave 16 mijë kanë humbur jetën. Një studim i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se tumoret me numër më të shpeshtë të rasteve të reja të diagnostikuara në Shqipëri janë ai i lëkurës, gjirit dhe mushkërive. Këto tumore së bashku përbëjnë pothuaj 40% të të gjitha tumoreve të reja të raportuara nga sistemi shëndetësor. Kanceri i lëkurës dhe i mushkërisë zënë peshën kryesore, përkatësisht me 16 dhe…
Një 49 vjeçare në Fier ka plagosur me thikë të atin. Ajo është vënë në pranga nga policia, kurse babai i saj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konsideroi Prokurorinë e Posaçme si e vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin. Në një deklaratë në kuvendin zgjedhor të degës 5 të PD-së, Basha siguroi mbështetje të plotë për institucionet e reja të drejtësisë, teksa theksoi se ata kanë depozituar në Kuvend propozimin për heqjen e imunitetin parlamentar. “Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën dhe kundër SPAK natën, kjo është vrastare për interesat e demokratëve sepse është e rrezikshme për interesat e qytetarëve. E vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin është SPAK. Por nuk mundet që politika të mbajë frymë e të presë…
Qeveria e Greqisë do të shohë me vëmendje mesazhet që do të japë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më 12 maj, në takimin e tij me emigrantet që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, shkruan CNN grek. Më tej media greke thotë se vizita e Ramës në Athinë ka shkaktuar shqetësim të madh te stafi i qeverisë, përfshirë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis vuri në dukje se vizita e tij është e parakohshme. Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka folur edhe zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, i cili e cilësoi vizitën e Ramës si private.…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një bisedë telefonike me homologun britanik Rishi Sunak. Lajmi është bërë me dije nga qeveria britanike përmes një komunikate zyratare për mediat. Qeveria britanike thekson se dy kryeministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e ngushta mesdy qeverive, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, përfshirë tregtinë dhe investimet. Kryeministri Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit me Ministrinë e Brendshme shqiptare për migracionin.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së ‘arrestit me burg’ per nje preson dhe dhe “detyrim paraqitje” për 6 të tjerë, të cilët kanë krijuar skema mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prek 60 milionë lekësh. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria thote se u provua me fakte se janë krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjestar bordi drejtues, shtetas të huaj, përkatësisht 15 shtetas nga vende si Kuba, Spanja, Germania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi. “Të 17 subjektet tregtare kanë kryer shitje në…
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka thumbur VIP-at shqiptarë, teksa u shpreh se meshkujt që kanë gratë e bukura janë të pasur. Në një video të publikuar, aktori ironizon duke thënë se “të dhemb, por është e vërtetë”. “Po t’i vësh re të gjithë këta që kanë gratë e bukura janë të pasur”, tha ai Rezart Veleshnja, duke shtuar se “Shiko Salsanon ti që e ka si burrë gruan, është me kredi”. “Të mirë janë të gjithë VIP-at, por po t’i vësh re të gjithë këta që kanë gratë e bukura janë të pasur. Ata që i kanë të shëmtuara, shiko…
Megi Pojani ka publikuar në instagram foto nga një incident i ndodhur. Teksa ishte veshur me të bardhë dhe pastel, duket se asaj i është derdhur kafja në rroba, e për pasojë është bërë komplet pis. Duket se Megi e ka marrë me sportivitet këtë situatë, teksa e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjete social. “Megi duarthara”-shkruan ajo.