Author: tirana

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për Joana Duron, ish- numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë. Joana Duro, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Joana Duro u vu nën hetim pasi rezulton se ka marrë ryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons”, për të fituar një tender. Sipas SPAK, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me…

Read More

Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës së Drejtësisë, tha se SHBA është krenare që mbështet drejtësinë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se institucionet do të jenë afatgjata. Wisner tha se pritshmëritë për drejtësinë janë të mëdha, ndërsa theksoi se politika duhet të bëjë më shumë. ‘Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona, Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë apo perfekte port ë gjithë qytetarët shqiptarë do të jenë krenar për punën e bërë. Ju dhe institucionet e tjer atë pavarura po sillni përgjegjshmëri për…

Read More

Sot, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, rikonfirmoi mbështetjen ndaj SPAK-ut, GJKKO-së dhe strukturave të tjera, ndërsa bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve profesionale të magjistratëve. Gjatë fjalës së tij, Begaj u kërkoi gjyqtarëve dhe prokurorëve të përmbushin me ndershmëri misionin e tyre për drejtësinë që shqiptarët presin nga sistemi i ri, duke përballuar vështirësitë, presionin dhe përgjegjësinë e lartë. “Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë kam kënaqësi t’ju drejtohem juve, organeve të reja të drejtësisë, në veçanti, SPAK-ut dhe GJKKO-së, për t’ju treguar mbështetjen për përkushtimin, sakrificat dhe punën me profesionalizëm të lartë”, –…

Read More

Është firmosur përfundimishit marëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Christmas Theatre për dhënien me qera të sallës në cilën do të zhillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndrësa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndricimin, foninë dhe pastrimin. Vlen të përmdenet se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i kryeministrit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë. Edhe pse takimi i zotit Rama është privat,qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama,por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP3” janë pozicionuar në living teksa Vëllai i Madh iu bëri të mundur leximin e mesazheve të ardhura për ta nëpërmjet “Big Love”. Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka dërguar një mesazh për Heidi Bacin teksa shkruan: “Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “show comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”. Ndërkohë që Romeo ia ka shpjeguar Heidit se kush është Ermali, banorja është shprehur:…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mbrëmjen e djeshme në Athinë të 32-vjeçarit Roan Brahimi. Siç raportojnë mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për Pashkë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i tij ishte të vizitonte bashkëshorten dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Burimet bëjnë gjithashtu me dije se çifti dyshohet se zotëronte edhe një banesë tjetër në Athinë. Në Greqi Brahimi rezulton me skedë të pastër penalë ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq…

Read More

“Procesi i regjistrimit të banesave të ndërtuara para viteve ’90-të, është i thjeshtë”, kështu ka deklaruar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” eksperti për trajtimin e pronave, Valdrin Pjetri. Ky i fundit shpjegoi dhe mënyrën e aplikimit për të gjithë qytetarët për t’u pajisur me një certifikatë pronësie dhe për regjistrimin e objekteve të tyre. Ai theksoi se vendimi i Këshillit të Ministrave 827 i 2020-ës, i jep zgjidhje të gjitha problematikave me regjistrimin e banesave të para viteve ’90. “Kjo është një problematikë dhe shqetësim për të gjithë qytetarët që posedojnë një banesë para viteve ’90, por s’kanë dokument pronësie. Vendimi…

Read More

Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, por ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, presidenti i Partisë së Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu. “Po ça burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e…

Read More

Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, tha të enjten kryeministri malazez Milojko Spajiç, duke nxitur reagimin e partive pro serbe e pro ruse, që janë pjesë e koalicionit të tij qeveritar. “Ne do të votojmë për këtë dhe për të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidin. Jemi njëqind për qind dakord me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Spajiç gjatë një debati në parlamentin malazez. Ai tha se Mali i Zi do të paraqesë…

Read More

Fjalimi i fundit i kryeministrit Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar ka shtruar pyetjen nëse ka një thyerje të raportit të tij me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, foli për marrëdhëniet Rama-Veliaj pasi u pyet këtë në emisionin, ku ishte i ftuar. Ai tha se i shikon raportet mes të dyve, të drejta dhe korrekte. “Unë mendoj janë raporte shumë të drejta, raporte korrekte, raporte të asaj që e thanë dhe kolegët të një ekipi që lufton, përpiqet, kontribuon, zhvillon qytetin. Problematika ose raporte që ka me të 12…

Read More

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka depozituar në SPAK një kallëzim për shpërdorim detyre, për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Sipas kallëzimit të bërë nga PD, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës për realizimin e votës së emigrantëve. Në kallëzim thuhet se “mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit…

Read More

Janë konfiskuar pasuritë e shtetasit Flamur Sinanaj, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Ai është dënuar nga Gjykata e Antverpen në vitin 1 dhjetor 2010 me 8 vite burg dhe 5.000 euro gjobë për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale. Pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka konfiskuar dhe ka kaluar në favor të shtetit të pasuritë e tij të luajtshme dhe paluajtshme. Pasuritë e sekuestruara: Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë,…

Read More