Author: tirana

Një aksident me pasojë plagosjen e shoferes dhe vajzës së saj 2-vjeç ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Ngjarja e Alma Arrazit dhe të tre fëmijëve që u hodhën në lumin Buna, vijon që të jetë tragjike dhe plot mistere. Lidhur me paqartësitë sesi ka arritur ajo të hedhë tre fëmijët në lumë, dhe më pas të mbytet vetë, ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi, në emisionin “Breaking” nuk përjashtoi mundësinë që 39-vjeçarja t’u ketë dhënë fëmijëve qetësues. “Një dyshim është se nëna mund t’i ketë dhënë medikamente fëmijëve për të ulur reagimin e tyre. Më kanë thënë që panë vendit janë gjendur sende ushqimore. Kruasan, çokollata që mendohet se kanë ngrënë nga fëmijët. 80 metra më…

Read More

Përmes një video mesazhi nga banesa, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për 9 Majin, ditën e Europës. Berisha thotë se rruga drejt BE-së deri në vitin 2013 ishte e pandalshme për shkak të reformave të kryera. Por sipas tij, në vitin 2013 erdhi në pushtet Edi Rama, dhe rruga drejt Europës ndaloi për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, drogën, korrupsionit dhe vjedhjet. Mesazhi i plotë Të dashur qytetarë dhe qytetare! Sot është 9 maji, dita e Europës. Këtë ditë, kombet e vendeve e anëtare të Bashkimit Euorpian, kremtojnë ditën e deklaratës Schuman, apo deklaratës me të cilën…

Read More

Situata në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, është në ditët më me sherre. Françeska ka biseduar me Gracianon lidhur me televotimin e kësaj jave, ku është shprehur se Erjola është më e rrezikuara. Kjo pas historisë që Graciano tregoi në lidhje me mesazhet e Romeos, ”skemës” së tyre, për Françeskën asaj i ka mbetur vetë të ndajë çiftin sepse sipas saj publiku nuk e do më brenda shtëpisë. “Pas gjithë këtyre ti mendon se publikut i intereson ta mbajë brenda? Jemi në fund, është zbardhur çfarë ishte për t’u zbardhur. Ku do shkojë më shumë Erjola? Veç të…

Read More

12 maji, këtë të dielë është caktuar data kur do të inaugurohet presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova, menjëherë sapo Kuvendi të marrë raportin zyrtar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Siljanovska që si presidente e re do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re partisë fituese në zgjedhjet parlamentare. Këtë ajo duhet ta bëjë jo më vonë se dhjetë ditë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare. Sa i përket seancës konstituive të Kuvendit, ajo është planifikuar të caktohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Këtë seancë pritet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit,…

Read More

Në kuadër të javës Evropiane, ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi eventin “Europe is for Youth”. Muzhaqi e nisi fjalën duke uruar Ditën e Europës. “Gëzuar Ditën e Europës, në këtë ditë që e gjen Shqipërinë gjithmonë e më afër anëtarësimit në BE dhe me përpjekjet e pareshtura drejt integrimit evropian për fëmijët dhe të rinjtë tanë”. “Për mua të rinjtë shqiptarë, janë tashmë në Evropë. Të rinjtë tanë i kanë të gjitha vlerat, të gjitha aftësitë, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre evropian”,-tha Muzhaqi duke u ndalur më tej në gamën e gjerë të programeve që…

Read More

Motra e Erjola Doçit, konkurrente në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, ka hedhur dritë mbi spekulimet rreth një raporti të mundshëm mes Erjolës dhe Romeo, një tjetër banor i shtëpisë. Ajo ka qartësuar se asnjë mesazh nuk është shkëmbyer mes dy personazheve përpara fillimit të spektaklit. “Erjola ka një mik që menaxhon telefonin e saj, por unë gjithashtu kam akses në llogaritë e saj të rrjeteve sociale”,-tha motra e Erjolës, duke i qetësuar të gjithë ata që mendonin të kundërtën. Sa i përket raporteve në shtëpi, veçanërisht atyre të Erjolës me Julin, motra e Erjolës ka thënë se…

Read More

Princi William i Britanisë së Madhe, i ka dorëzuar profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë OBE. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin, në faqen e tij zyrtare. “Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Ëindsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Wales. Andi Hoxhaj është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj”, shkruan King-Smith.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për amnistinë penale duke paraqitur si provë një letër të drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumanit se asnjë zyrtar i lartë nuk është falur. Bardhi i dërgoi një kërkesë për informacion Dumanit për efektet e aministisë penale dhe në përgjigjen e ardhur nga drejtuesit i SPAK-ut rezulton se vetëm 4 qytetarë kanë dalë nga burgu. Bardhi lexoi të gjithë përgjigjen e Dumanit për të hedhur poshtë çdo akuzë. Fjala e plotë I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu…

Read More

Deputetët socialistë kanë shprehur sot njëzëri mbështetjen për lidhjen e marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe bankës gjermane KfW për transformimin e transportit publik në kryeqytet. Emra të vjetër dhe të rëndësishëm në PS, si Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko Etilda Gjonaj, Toni Gogu, Ilda Ferhati, Erion Braçe etj., ishin disa prej deputetëve, të cilët mbështetën projektin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe theksuan domosdoshmërinë për të çuar përpara këtë projekt, që reformon shërbimin e transportit për qytetarët. Ata theksuan se përveç rritjes së shpejtësisë dhe efikasitetit të transportit publik, projekti do të…

Read More

Nënkryetari i Kuvendit dhe i Rithelemimit, Agron Gjekmarkaj ka pritur në një takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë Dr. Matthias Rößler, një personalitet i shquar i politikës gjermane. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur, duart dhe këmbët e lidhura. ”E vura në dijeni Dr. Rößler për ndalimin në thyerje të nenit 73 të Kushtetutes të liderit së opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha duke e shndërruar këtë në arrest politik të papranueshem në kushtet kur pretendohet një shtet i së drejtës”,-shkruan më tej. Postimi i plotë Sot pata…

Read More

”Shqipëria çdo vit po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e turistëve polakë, megjithëse ende nuk është një vend i prekur nga turizmi masiv”, shkruan Joanna Dembek në një artikull të botuar në radiostacionin polak “Radio Eska”. Ky vend i fshehtë në Gadishullin Ballkanik ka tërhequr vëmendjen e turistëve falë çmimeve të përballueshme, por edhe atraksioneve të mrekullueshme. Shqipëria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës. Ajo kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Vendi mesdhetar ka dalje ne detin Adriatik dhe detin Jon. Shqipëria është një destinacion jo shumë i njohur për pushuesit e…

Read More