Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit. Begaj në një postim në profilin e tij në platformën X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve “Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht…

Read More

Pas një mungese 4 mujore, sot Berisha u shfaq në Parlament, por jo fizikisht. Besnikërit e tij, kishin gjetur një mënyrë se si ta çonin liderin e tyre në Parlament i cili është i dënuar të mos zbresë shkallët e pallatit të tij duke rrezikuar në këtë mënyrë dhe mandatin. Flamur Noka, Sorina Koti, Albana Vokshi ishin disa deputete që kishin zgjedhur të shkonin në seancë me bluzë që mbante të stampuar krahas fotografisë së Sali Berishës, edhe mbishkrimin: Lironi liderin e opozitës. Kjo formë proteste e heshtur e demokratëve për liderin e izoluar nuk u prit mirë nga socialistët.…

Read More

Një ndër lojtarët më të ashpër pas eliminimit mbrëmjen e djeshme te Bayerni ka qenë padyshim Thomas Muller. Duke folur për gazetarët pas duelit, ai tha se e kishte përjetuar edhe më parë në situatë të tillë në Madrid, duke kujtuar një tjetër eliminim me polemika. “Gjyqtari nuk shkoi te VAR-i. As nuk i dha vetes mundësinë që ta shihte. Një situatë e tillë është shumë e çuditshme. Është një vendim i pabesueshëm. Zakonisht na lejojnë të vrapojmë tre metra derisa vërshëllejnë bilbilin. Nuk e di se çfarë ndodhi. E trishtë, por kjo ndodh shumë dhe vazhdimisht në Madrid. Mua…

Read More

Gjykata e Posaçme dënoi sot me dy vite burg ish-avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi pagi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish bashkëshorten e tij. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar që është pranuar, Bengasi do të vuajë përfundimisht 1.4 vite burg. SPAK-u kërkoi dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Read More

Në vijim të vizitës së tij në Aachen, Gjermani, kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë tradicionale të akordimit të çmimit ndërkombëtar “Karli i Madh”, ku u ftua të mbajë fjalën kryesore. Çmimi i Karlit të madh, (Charlemagne Prize) konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme europiane dhe që prej vitit 1950, me këtë çmim janë nderuar individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës. Këtë vit, çmimi ndërkombëtar “Karli i Madh” i akordohet Kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e…

Read More

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi në kuadër të turit me diasporën, sipas mediave greke do të mbahet në Galatsi. Fjalimi në Athinë do të pasohet nga vizitat përkatëse në Milano më 26 maj, Londër më 2 qershor dhe Dusseldorf më 16 qershor, ndërsa turneu quhet “Krenar për Shqipërinë”. Vizita në Athinë u zgjodh në datën e plotësimit të një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në atë kohë. Një ngjarje që bëri që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë të shkojnë “në akull”, në mes të periudhës parazgjedhore në…

Read More

Këtë të enjte janë publikuar datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024. Provimet e Maturës Shtetërore 2024 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Gjuhë e huaj-03 Qershor 2024Gjuhë shqipe dhe letërsi-10 Qershor 2024Matematikë-18 Qershor 2024Provim me zgjedhje-24 Qershor 2024

Read More

39-vjeçarja Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur u mbytën në lumin Buna më 2 maj 2024. Në media kanë dalë pamje nga kamerat e sigurisë, të lëvizjeve të fundit të Almës me fëmijët. Njëra është momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj pasi ata kishin konsumuar një kafe tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Tek tjetra Alma Arrazi ndodhet në trotuar rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër.

Read More

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp lidhur me projektiligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”. Këshilli ka shqetësim për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesuar për çështjen. Deklarata e plotë Bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, pasi u njoh nëpërmjet medias me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, në datën 29 prill 2024 mblodhi Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë: juristë, sociologë, teologë dhe mjekë. Gjatë…

Read More

Deputetja e PS-së për Tiranën, Etilda Gjonaj ka dalë në mbështetje të projektit të Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga foltorja e Parlamentit, Etilda Gjonaj përgëzoi kryebashkiakun Veliaj, ndërsa tha se halli i vetëm i opozitës është ai personal. “Si deputete e Tiranës, unë shpresoj që të paktën kur të udhëtoni me transportin e ri mbi bazën e kësaj marrëveshje, do të thoni sa gabim kemi bërë që nuk e kemi miratuar atë marrëveshje. Dua të falënderoj qeverinë shqiptar por njëkohësisht dhe të përgëzoj kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj që ndërsa një grusht njerëzish godasin bashkinë…

Read More

Eden Golan përfaqëson Izraelin dhe do të këndojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit ”Eurovision Song Contest”, por do të përjetojë momentin më të keq, një mankth që do ta përndjekë. Kjo pasi dje gjatë provave ajo u ngacmua dhe u fishkëllye nga publiku. Gjatë performancës së saj përpara daljes finale sonte, përfaqësuesja e Izraelit u fishkëllye nga publiku i gjerë dhe një pjesë e madhe bërtisnin herë pas here: “Liri Palestinës”. Ende pa filluar madje performanca kishte reagime të forta nga publiku që shkuan në stadium. Pamjet e paraqitjes së saj në prova po bëjnë xhiron me të…

Read More

Nga ura e vjetër apo nga ura e re e Bunës u hodh Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët? Dyshohet se vendi është poshtë urës dhe jo mbi urë. Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave, zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë. Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve…

Read More