Author: tirana

Nga Majlinda Bregu “Në Francën e hershme të shekullit të njëzetë, nobelisti Romain Rolland shpalli simfoninë “Odë e Gëzimit” si odën e madhe humaniste për vëllazërinë e të gjithë njerëzve ndaj dhe u quajt himni i njerëzimit. Ndërsa po përgatitesha këtë mëngjes për këtë Talking Point, të dhënat ende të papublikuara të edicionit të ri të Barometrit Ballkanik morën pak nga ai gëzim sot, sepse fatkeqësisht të dhënat tregojnë një rënie të mëtejshme e të thellë të mbështetjes së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndaj anëtarësimit në BE. Ndër 54% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që mbështesin anëtarësimin në BE, ndjenja…

Read More

Me debate, ironi e batuta është shoqëruar kjo seancë e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Mes debateve politike, ka rënë në sy dhe një “incident” që duket se i ka ndodhur ditë më parë deputetes së PD Jorida Tabaku. Ajo është parë më gishtat e dorës së fashuar.

Read More

Drejtuesi i SYRIZAS Stefanos Kasselaqis zhvilloi një vizitë në fshatrat minoritarë grekë në Shqipëri, ku bëri fushatë elektorale për kandidaturat për eurodeputetë. Kasselaqis u shpreh me tone nacionaliste duke thënë se do të mbështesë henelizimin e Dropullit. Fjala e Kasselaqis: Jemi këtu në Dropull pranë minoritetit etnik grek për të shprehur mbështetjen tonë pa kushte. Për ne është një çështje thellësisht kombëtare dhe unë jam një djalë i miniritetit dhe e di shumë mirë. çdo të thotë të jesh grek jashtë Greqisë për më tepër që këtu flasim për një komunitetet minoritar që ka nevoja të shumta për mbështetje nga…

Read More

Pas dhunës që mori gjatë procesit të divorcit, duket se Princ Lekës nuk i del e keqja. Nga 25 Prill 2024 çifti janë zyrtarisht të divorcuar me vendim gjykate. Princi u tregua bujar me pasurinë që i la ish-bashkëshortes, por kjo nuk erdhi pa “pasoja”. Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndersa dyqani 7-10 mijë euro/m2. Por kjo…

Read More

Mediat greket kanë sulmuar sot Kryeministrin Rama duke theksuar se “ai mbetet pa shtëpi deri sot…”, duke iu referuar faktit se nuk ka gjetur ende një vend ku të zhvillojë takimin e parashikuar ditën e dielë me shqiptarët në Athinë. “Protothema” shkruan se kryebashkiaku i Athinës është duke i bërë presion biznesmenëve apo administratorëve të vendeve që kanë hapësira të mëdha që të mos ia ofrojnë atë kryeministrit të Shqipërisë, ndërkohë që po tentohet që gjithçka të pengohet përmes procedurave “të letrave”. Gazeta thekson se Ministria e Jashtme Greke ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që çdo kërkesë të tyre për…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Gazmend Bardhit për deklaratën e këtij të fundit për bllokimin e marrëvëshjes me KFË gjermane për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga Asambleja e PS për Qarkun e Tiranës, Veliaj i kujtoi Bardhit vrasjen në Elbasan në ditën e zgjedhjeve, ngjarje për të cilën është nën hetim. “Dëgjova një personazh i cili shkoi në Parlament pasi ndodhi një vrasje në Elbasan. Ne mund të kemi pasur debatet tona, konfliktet tona, mund të kemi pasur betejat tona, mund të kemi qenë shumë aktivë në fushatë, po asnjë nga deputetët tanë s’ka…

Read More

Ish kandidati për president nga “Fronti Evropian”, Bujar Osmani ka përshëndetur rezultatin e këtij koalicioni shqiptar në zgjedhjet e së mërkurës në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në rrjete sociale, Osmani thotë se kjo është një fitore e dyfishtë e thellë nga ajo e 2020. “Mirëmëngjes fitimtarë! Fitore dyfishi më e thellë se në 2020. Atëherë 15 me 12, tani 19 me 13!”, shkruan Osmani. Koalicioni shqiptar “Fronti Evropian” i drejtuar nga Ali Ahmeti u rendit i dyti me 19 mandate, duke ndjekur VMRO DPMNE që fitoi zgjedhjet, duke siguruar 58 mandate në parlamentin me 120 vende. Kjo konsiderohet…

Read More

Në takimin me anëtarët e Asamblesë së PS-së së Qarkut të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të transformojë shërbimin për 200 mijë qytetarë që përdorin transportin publik, duke e modernizuar atë me autobusë elektrikë. Ai tha se opozita do të përpiqet ta pengojë edhe këtë punë të mirë në qytet, siç ka bërë gjithmonë me çdo punë të mirë që është bërë për Tiranën. “Votat tona në Tiranë janë mbi 160 mijë dhe është e pamundur autobusin ta përdorin vetëm socialistët. Ndaj, për këta 200 mijë qytetarë, që nuk ndahen në të majtë dhe…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga foltorja e Kuvendit, i është përgjigjur pyetjeve të Enkelejd Alibeajt për amnistinë Penale. Ai tha se nga kjo amnisti, nga 20 të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia vetëm 8 persona, por asnjëri prej tyre nuk është zyrtar. Ai ka dhënë edhe emrat e përfituesve dhe ka treguar sa kohë u është falur nga mbetja e vuajtjes së dënimit. “I doni emrat? Po ua jap. Edmond Z, i janë falur 13 ditë nga amnistia Maringlen M, i janë falur 5 muaj e 28 ditë Marvin M, iu falën 9 muaj e 7 ditë…

Read More

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 48-vjerçar nga Kruja në lidhje me aktet e dhunshme gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë së Tiranës. Sipas Policisë ai akuzohet për prishje të qetësisë publike, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe shkatërrim i pronës me zjarr. Dy ditë më parë protestuesit e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Sali Berisha dhe Ilir Meta organizuan një protestë para Bashkisë së Tiranë. Ata hodhën shishe me benzinë, vezë dhe mollë para derës së këtij institucioni.

Read More

Historiani Marenglen Kasmi, i ftuar në emisionin studion e RTSH-24 në Ditën e Europës ka folur për Dita e fitores kundër Nazifazhismit dhe mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. “Më 9 maj, popujt festojnë, nderojnë dhe kujtojnë Fitoren e Madhe Antifashiste të Popujve, e cila fiksohet me nënshkrimin e dorëzimit të pakushtëzuar të imperialistëve nazistë më 9 maj 1945 . Si lindën forcat ekstreme të përfaqësuara nga Hitleri dhe Duçja? Gjeneza e këtyre forcave ekstreme ka qenë Lufta e Parë botërore. Pra pa një luftë të tillë botërore vështirë se do të kishim këto zhvillime politike dhe ushtarake në Europë…

Read More

 Lulzim Basha foli për projekt-rezolutën e integrimit të propozuar nga kryeministri Edi Rama që u mbështet edhe nga ambasada e SHBA. Ai u shpreh qartë duke theksuar se do të kishte një votim të kësaj resolute vetëm nëse do të pranoheshin në Kuvend propozimet e PD për heqjen e imunitetit dhe vettingun e politikanëve. “Me propozimin për vettingun e politikanëve, që mesa duket pas 6 muajsh duan ta fusin në diskutimet e parlamentit. Padyshim që nëse PS do të votojë diçka të tillë bashkëpunimi duhet të jetë bipartisan. Kështu PD do të jetë e gatshme në çdo moment të punojë…

Read More