Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë në rol dhe po marrin benefitet e tyre në “luftën” kundër qeverisë. I këtij mendimi ka qenë pedagogu dhe moderatori i “Armikut të Popullit” Rezart Prifti. Nga studio e Quo Vadis, ai tha se secili prej tyre është një rrogëtar, që çdo veprim e bëjnë për përfitime të tyre dhe në dëm të Shqipërisë. “Ata janë në rol, në bordero. Secili ka rolin e vet që në fund të ditës është i nevojshëm për sa kohë që marrin benefitet e veta. Janë rrogëtarë. Si shumë njerëz bëjnë punë të ndershme, edhe ata…
Author: tirana
Një shqiptar në Britaninë e Madhe ka vendosur të çojë në gjyq ish-punëdhënësin e tij, duke pretenduar se e kanë larguar nga puna pa të drejtë dhe janë treguar racistë. Baba i dy fëmijëve, 48-vjeçari Edi Veizi punonte si oficer për akomodimin dhe zhvillimin në Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow në Skoci. Në gjykatë, Veizi, i cili ka nënshtetësi britanike, tha se do të kërkojë që të pastrojë emrin e tij, dhe akuzat që ish kolegët i bënë për vjedhjen e disa pajisjeve. Ai paraqiti disa e-maile ku kolegët i referoheshin si “shqiptari” apo “njeriu i mafias” duke e akuzuar…
Në një diskutim në Aachen, Gjermani, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me largimin e të rinjve shqiptarë, ku tha se nuk është vetëm problemi ynë, por i gjithë Europës së vjetër. Rama e cilësoi si ‘luftë për mish të njomë’ problemin me largimet, ndërsa tha se shqiptarët dhe të tjerët nga Ballkani Perëndimor që dikur shiheshin si problem nga Gjermania e Perëndimi, sot janë të preferuar sepse janë të bardhë dhe nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten me kultura të ndryshme fetare. “Unë nuk di si të jem diplomatik dhe duhet të them atë që mendoj.…
Përbërja e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së ka ndryshuar. News 24 ka zbuluar se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zhvilluar këtë të mërkurë u vendos ndryshimi i kryesisë së Grupit. Ervin Salianji mban postin e nënkryetarit të Grupit. Albana Vokshi do të mbajë postin tjetër të nënkryetares së Grupit, së bashku me Salianjin. Ina Zhupa merr postin e Zëdhënëses së Grupit Parlamentar. Elda Hoti merr postin e Sekretares së Grupit Parlamnetar. Më këto ndryshime, bëhet fakt shkarkimi i Arbi Agalliut si Sekretar i Grupit dhe Orjola Pampurit si zëdhënëse e grupit. Ndërsa edhe Luçiano Boçi u…
Kandidati për deputet nga Fronti Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani thotë se nga rezultatet e para është e qartë që fituese për President të vendit është kandidatja e partisë opozitare, VMRO-DPMNE. ”Këto zgjedhje kanë qenë mjaft të ngarkuara në të gjitha aspektet sidomos në bllokun shqiptar. Sa i përket qytetarëve është kaluar pragu prej 40% për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, Fronti Evropian është në epërsi për momentin. Për Presidentin, është e qartë se fituese është kandidatja e VMRO-DPMNE. Unë jam kandidat nga Fronti Evropian dhe mund të them se jemi në epërsi në…
Bardhyl Ibra, është 73 vjeç nga Gjinari i Elbasanit. Ai mund të jetë rekordmen sa i takon numrit të çështjeve gjyqësore ku është i përfshirë si palë. Ai është palë në të paktën 300 procese gjyqësore, një shifër e padëgjuar më parë për 1 person të vetëm. Plot 150 çështje ai i ka hapur për tejkalim të afateve të arsyeshme të shqyrtimit. Ai ka të regjistruara në gjykatën europiane për të drejtat e njeriut plot 30 çështje. Më herët, ka fituar në Strasburg 3 procese ndaj shtetit shqiptar. ”Unë aktualisht në proces kam mbi 300 çështje gjyqësore. 30 çështje në…
Një orë pas mbylljes së procesit të votimit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka publikuar dhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve parlamentare. Sipas këtyre të dhënave, nga fletët e votimit të numëruar, VMRO-DPMNE renditet e para me 33.8% të votave, Koalicioni për të ardhmen Europiane, LSDM me 11.3%, Koalicioni Fronti Europian me 22% të votave, teksa VLEN ka arritur të mbledhë 19.2%.
Nga Manos Marsaganis* Vitet e fundit, qiratë e banesave janë rritur shumë më shpejt sesa pagat, duke i bërë disa lagje dhe veçanërisht në Athinën qendrore, shumë të shtrenjta për të rinjtë që kërkojnë shtëpi. Por pse po ndodh kjo? Çraë mund të bëhet për këtë? Çuditërisht, rritja e qirave në qiell është një shenjë e një zhvillimi pozitiv dhe negativ. Rritja e kërkesës për banesa është një tregues se qyteti është bërë më tërheqës, pasi rregulli është që çmimet e pronave të banimit dhe qiratë janë në stanjacion kur ekonomia lokale është në vështirësi. Në anën tjetër, një qytet…
Sali Berisha këtë mbrëmje nga dritarja e banesës ku qëndron që prej 30 dhjetorit 2023 në izolim, ka ftuar diasporën, emigracionin që të bashkohen të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit. Nga ana tjetër, Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të anulojë vizitën e tij për takimet me diasporën, nisur edhe nga reagimet që kanë ardhur nga Athina zyrtare. ”Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua? Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria? Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun…
Nga Gjermania, kryeministri Edi Rama tha se edhe po u zhduk BE, Shqipëria do aspiratojë sërish për t’u bërë pjesë e tij. Por krejt e kundërt është qasja kur bëhet fjalë për Rusinë. ”Dua të shtoj diçka për Rusinë. Për shkak të historisë tonë ne nuk kemi as marrëdhënie të ngushta e as oreks për t’i pasur, sepse diktatori ynë e vendosi të dilte nga Blloku Lindor dhe Traktati i Varshavës kur Krushov vendosi të ndryshojë linjën politike në Moskë. Shqipëria i mbeti besnike Stalinit deri në vitet ’90. Ne e kishim statujën e tij në pjesën më qendrore të…
Procesi i dezinsektimit për uljen e popullatave të mushkonjave ka vijuar edhe në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit në kuadër të Programit Kombëtar të Dezinsektimit për vitin 2024 me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të pastër e të qetë për pushuesit dhe turistët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me specialistë, monitoruan sot nga afër zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit ku është kryer procesi i dezinsektimit. Kjo është faza e tretë…
Deri në vitin 2050 do të ketë një hartë të re të fuqive ekonomike, gjithmonë nëse gjërat shkojnë sipas planit. Narendra Modi, kryeministri i Indisë, dëshiron që Prodhimi i Brendshëm Bruto për person në vend të kapërcejë pragun e sipërm të të ardhurave të Bankës Botërore tre vjet përpara këtij afati. Udhëheqësit e Indonezisë mendojnë se kanë kohë deri në mes të shekullit, për të kapur vendet e pasura. Mesi i shekullit është gjithashtu afati final për shumë prej reformave të quajtura “Vizioni 2030” të Muhamed bin Salman. Princi i kurorës i Arabisë Saudite dëshiron ta transformojë vendin e tij…