Gazetarja Klodiana Lala thotë se për hetimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK, ka një dosje voluminoze dhe janë dërguar disa letërporosi në vende të ndryshme, disa prej të cilave kanë kthyer përgjigjie. “Është kërkuar informacion me letër porosi në Vjenë, Pragë, në Britaninë e Madhe. Disa prej letër porosive kanë mbërritur. Është kërkuar informacion për kontratat lobuese në SHBA, janë pyetur dhjetëra dëshmitarë, është pyetur vetë Meta e Kryemadhi. Kjo çështje voluminoze kërkon kohën e vetë”,-thotë ajo. Nga ana tjetër, gazetarja theksoi se Meta nuk po hetohet vetëm për aferën “CEZ-DIA” por edhe për pasurinë e tij…
Author: tirana
Pas firmosjes së marrëveshjes nga ministri i Brendshëm Taulant Balla në Abu Dhabi, për zhvillimin e projektit “Smart City”, në Tiranë ishin sot inxhinierë, drejtues të projektit, për të parë nga afër detajet dhe vijuar me procesin e zbatimit. “Unë shkova dhe vizitova qendrën tuaj në Abu Dhabi dhe kjo është një ndër arsyet se iu kërkova të vini këtu. Kemi 90 kamera sigurie në total, kështu që plani për të pasur kamera dhe ideja e projektit është që të kemi të paktën mbi 1000 kamera sigurie. Kamerat nuk do të monitorohen vetëm me njerëzit, por edhe me inteligjencë artificiale.…
Avokati i Thoma Mastora, i akuzuar për vrasjen e çiftit Ilia 4 ditë më parë në fshatin Bodrishtë, Jorgo Kasapi, del kundër vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës që la në burg klientin. Avokati hedh dyshime të forta në vërtetësinë e provave të shfaqura nga grupi hetimor, ndërkohë që sipas tij, asnjë prej tyre nuk ka lidhje me përfshirjen në krim të klientit të tij. Po ashtu ai ka kërkuar masë më të lehtë për Mastoran nisur nga gjendja e tij shëndetësore apo dhe moshë, ndërkohë që hodhi poshtë pretendimet se klienti i tij është i sëmurë mendor. Gjykata…
Egla dhe Meritoni, nuk do të gjejnë paqen në shtëpinë e ”Big Brother albania Vip 3”. Këtë të mërkurë ata janë përfshirë në një debat, ku shkak është bërë një banane që moderatori i dha aktores. Ndonëse Egla i tha që sapo e ka ngrënë, Meritoni ia afroi asaj te divani, veprim ky që u cilësua nga ajo si ngacmim seksual. Meritoni: A do banane? Egla: Faleminderit po e hëngra (Meritoni ia afron bananen aktores te divani) Egla: Mos luaj me bananen, mos ma afro mua në mënyrë tendencioze. Meritoni: S’ka tendencioze këtu. Bananja është banane. Egla: Jo zemra është…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar një intervistë në “RTSH” me gazetarin Ervin Nikolla, ku ka folur për kampionatin “Abissnet Superiore”, skemën e re “Final Four” dhe se si po shkojnë përgatitjet e fundit para Europianit “Gjermani 2024”. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se fundi i kampionatit është gjithmonë interesant pasi luhet për të vendosur verdiktet e sezonit, ndërsa për formulën “Final Four” ai theksoi se deri tani është diçka pozitive, pasi klubet do të përfitojnë më shumë të ardhura. Përsa i përket Europianit, Presidenti Duka, tha se përgatitjet janë bërë në detaje dhe…
Kim Kardashian pati një paraqitje mbresëlënëse në Met Gala 2024. Jo vetëm që tronditi me belin e saj të hollë dhe korsetë ekstreme, por duket se ajo kishte veshur edhe këpucë pa taka në natën më të madhe të modës. Në videon e përgatitjes së saj dy ditë para Met Gala për Vogue, Kardashian tregon platformat intensive që kishte në plan të vishte në këtë event. Nën fustanin e saj, Maison Margiela nga John Galliano kishte këpucë të larta pa takë.
Ish-zvkryeministri dhe deputet i PS-së, Erion Braçe ka ndarë një gjobë prej 2.625.000 lekësh me të cilën është ndëshkuar një bujk për ndërtim pa leje. Braçe shkruan se fermeri në fjalë ka vendosur të ndërtojë një ministallë për tre lopë në hapësirën e një sere në pronësi të tij, por duke mos marrë leje dhe përfundimisht duke u ndëshkuar me gjobën e rëndë. Ai e cilësoi këtë rast si “të pushkatosh bujkun në mes të fushës”, ndërsa shtoi se ky është produkti i presionit ndaj e të policisë e prokurorisë mbi popullin e fshatit. Po ashtu Braçe ka një thirrje…
Pas dy provave, sot Besa Kokëdhima ka bërë edhe provën finale para natës së dytë të gjysmë-finales të Eurovisionit. Pas dy krijimeve, këngëtarja e ”Titan” është shfaqur me një fustan unik, si një sirenë. Të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë. View this post on Instagram A post shared by RTSH (@rtshqiptar)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ekipin e Tiranës në basketboll për vajza, pak ditë pasi u shpallën kampione të Shqipërisë në një përballje me Flamurtarin. Veliaj u dhuroi anëtareve të ekipit nga një medalje, ndërsa premtoi se do të kenë edhe një shpërblim nga Këshilli Bashkiak, duke i inkurajuar të mos ndalen me rezultate pozitive, për ta mbajtur kupën në shtëpi. Kryebashkiaku u shpreh se ky është momenti kur titulli vjen në shtëpi, dhe ashtu si disiplinat e tjera në 8 vitet e fundit, edhe ky sport ka pasur ditët më të mira. “E…
Prokuroria e Vlorës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Tase dhe dënim me 15 vite burg për ”vrasje me dashje”. ”Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin Arjan Tase i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Tase dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’. Në konkluzionet…
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nuk jep një përgjigje nëse do pranojnë ftesën e Edi Ramës për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm parlamentar, i cili do adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Bardhi e la evaziv qëndrimin e Rithemelimit, duke thënë se mbështesin çdo nismë për integrimin e vendit në BE, por nuk i përgjigjet asnjë ftese publike pa u futur në procedura parlamentare ky propozim i mazhorancës. ”Nuk i përgjigjem asnjë ftese. Kur kjo çështje të jetë çështje e Kuvendit, do keni edhe qëndrimin…
Takimi që kryeministri Edi Rama ka planifikuar më 12 Maj në Athinë me shqiptarët si pjesë e turit të tij në diasporë, nuk pritet aspak mirë nga kryeministri grek. Kyriakos Mitsotakis ka thënë për mediat se Rama nuk është i ftuar i qeverisë greke. “Edi Rama vjen të bisedojë me bashkëkombasit e tij. Zgjedhja e Ramës për këtë vizitë më duket e panevojshme. Nuk e pengojmë S’e pengojmë tubimin e Ramës, as e ndihmojmë”, ka sqaruar ai.