Author: tirana

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coins” është zbuluar një banesë me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave në lagjen “15 Shtatori” të Tepelenës. Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e babë e bir, përkatësisht H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e të birit 35 vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, në prime, Graciano deklaroi se Romeo i ka kërkuar Erjolës të lidhet me të. Deklaratë që ka zgjuar debat në shtëpinë e Big Brother Albania 3. A je ti ai Romeo që e ke pasur fiksim jasht Erjola Doçin duke i shkruar mesazhe dhe duke ta lënë Erjola Doçi ‘seen’ gjithë kohën? A je ti ai që e ke kërkuar Erjolën për të pasur një lidhje? Pas kësaj deklarate që la gojëhapur të gjithë banorët nuk mungoi reagimi i Donaldit, i cili i quan manovra për vëmendje, për të kapur disa ditë më shumë në shtëpinë e…

Read More

Më shumë se 800 mijë njerëz në Evropë dhe SHBA duket se janë mashtruar për të ndarë detajet e kartave dhe të dhëna të tjera personale në një rrjet të gjerë dyqanesh të rreme në internet që sipas investigimit, operonin nga Kina. Hetimi ndërkombëtar është kryer nga “Guardian”, “Die Zeit” dhe “Le Monde” dhe jep një vështrim të mekanikës së asaj që Instituti i Standardeve të Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar e ka përshkruar si një nga mashtrimet më të mëdha të këtij lloji, me 76 mijë faqe internet të rreme. Të dhënat e ekzaminuara nga reporterët dhe ekspertët, tregojnë se…

Read More

Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, tha ekspertët në këtë fazë kanë qasje të ndryshme precedurale lidhur me Planin Hetimor. “Më vjen jashtëzkonisht keq që kemi hyrë në një kurth. Ata kanë diskutime midis tyre për qasje proceduriale. Nuk do më dëgjoni mua t’u vë etiketime ekspertëve apo t’u vë nofka. Partia Socialiste ka një plan hetimor, kemi dhe votat. Por po presim sic thotë ligji që ekspertët të propozojnë. Në këtë moment ata kanë dy qasje procedurale. E keni çuar në drejtim të paditur këtë komision”, deklaroi Gogu duke replikuar me…

Read More

Mëngjesin e sotëm në “7pa5” është diskutuar për një temë sensitive, aborti. Çfarë e shkakton abortin, kur është mosha më e rrezikuar dhe kur një grua është gati sërish për shtatzëni pas kësaj faze? Këtyre pyetjeve i është përgjigjur e ftuara e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, gjinekologia Afërdita Manaj. “Abortet spontate quhet ndëprerje e shtatzënisë kur nuk janë të provokuara, mund t jenë të rastësishme. Shkaqet mund të jenë hormonale. Mund të jenë infksioze, shkaqe që kanë të bëjnë me sëmundje të nënës, një diabet apo një tiroide e pamjekuar. Para javës së 12 mund të jenë shkaqe…

Read More

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza, Stefanos Kasselakis prej ditës së djeshme ka nisur një tur takimesh në rajonin e Epirit. Turi që do të zgjasë tre ditë sipas mediave greke parashikon edhe një vizitë të Kasselakis në bashkitë minoritare greke në jug të Shqipërisë. Pas ndalesave në Thesproti dhe Prevezë, sot Kasselaki do të vizitojë Artën dhe Janinën, ndërsa të enjten do të përfundojë turin e tij duke u ndalur në fshatra minoritare si Jorgucati e Bularati dhe do të ketë takime me sipërmarrësit minoritarë në Bashkinë e Dropullit. Agjenda e tij përfshin edhe një…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit 19 vjeç dhe 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës policie. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe kontrollit të banesës së shtetasit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse.

Read More

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash nga një dyqan në lagjen “Lef Sallata”. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 29-vjeçari është me precedent të mëparshëm për vjedhje. I riu me iniciale E.B u arrestua në kuadër të operacionit “Storm 17“. Gjithashtu policia ka publikuar pamje që janë kapur nga kamerat e sigurisë, kur i riu ka hyrë nga dritarja në dyqan dhe ka vjedhur paratë.

Read More

Prokuroria e Durrësit sekuestroi pasuritë e Saimir Gjepalit, i cili ishte dënuar nga Italia për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”. Pasuria e Gjepalit, anëtar i grupit të “Avdylajve”, dyshohet se është përfituar nga aktivitetet kriminale. Kush është Saimir Gjepali: Gjepali është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve. Ai ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale. Gjepali do të ishte në…

Read More

Senatorja dhe ish-kryetarja e bashkisë së Berlinit Franziska Giffay ishte viktima e fundit në një seri sulmesh ndaj politikanëve gjermanë kur një burrë e goditi atë nga pas me një send të rëndë brenda një biblioteke lokale. Gifai, ministre e financave dhe një anëtare e Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Solz, u plagos lehtë në sulm. Në njoftim thuhet se një burrë e ka goditur atë në kokë dhe qafë me një çantë që kishte diçka të fortë dhe më pas është larguar me vrap. Gifai u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur. Incidenti vjen pas…

Read More

Ka pak kohë që në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është përfolur se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano Tagani, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidi Bacin’. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, aktori i ka shkruar disa herë mesazhe moderatores mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Këtë gjë e kanë mohuar që të dy. Pasi ka përfunduar…

Read More

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në fshatin Veliqot, në kuadër të operacionit të koduar “Closed”, kanë zbuluar një ambient (banesë të pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në vazo. Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249 bimë narkotike të mbjella në vazo, 25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin…

Read More