“Lypësja e pasur” Donika Jonuzi nga Elbasani, e cila dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj Ilir Osmani, ka treguar variantin e saj të ngjarjes. Bashkëjetuesi i saj Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se ishte vrasje e qëllimshme. Shoferi i makinës që e përplasi për vdekje është Serxhio Jonuzi 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Kjo e fundit jeton në Pejë, ku edhe kërkon lëmoshë, është etiketuar si “lypësja e pasur” për shkak se…
Author: tirana
Sipas traditës në Shqipëri, është djali ai që mban mbiemrin dhe kujdeset për prindërit në pleqëri, kështu që kur një nënë e tre vajzave në fshatin Korçë mësoi pesë vjet më parë se priste një vajzë të katërt, ajo e dinte se kjo s’do të shkonte aspak mirë. “Pashë në ekografi se ishte vajzë. Isha shumë e lumtur, – tha gruaja, – por ky nuk ishte një lajm aq i lumtur për burrin, vjehrrën apo vjehrrin tim.” Gruaja, tashmë 35-vjeçare, përfundoi duke kryer abort. Aborti selektiv me bazë gjinore nuk është i pazakontë në Shqipëri dhe pjesë të tjera të…
Aktorja Ana Lika dhe ish-banori i Big Brother Bjordi Mezini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Edhe pse prej kohësh ishin përfolur në shtypin rozë se ishin në një marrëdhënie, ata asnjëherë nuk i konfirmuan dhe as nuk i pohuan këto lajme. Kur ishte në ‘Big Brother’ Bjordi pranoi se është një lidhje, pa zbuluar më shumë detaje. Megjithatë, shpejt u zbulua se bëhej fjalë për aktoren.
Kush përdor bombula gazi për aktivitetin e tij do të duhet të bëjë sigurimin e detyrueshëm. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka marrë fuqi ligjore dhe parashikon që restorantet, hotelet, kompanitë e ndërtimit e prodhimit e deri edhe institucionet shtetërore që përdorin kaldaja, bombula gazi apo pajisje nën presion, do të jenë të detyruara të bëjnë sigurimin, mbi bazën e nivelit të riskut që kategorizohen pajisjet që ato përdorin. Kontratat që do të duhen që ato të lidhin me kompanitë e sigurimit, duhet të parashikojnë rastet e rreziqeve që mund të shkaktojnë këto pajisje. Kështu, për pajisje apo impiante nën…
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme pranë “Gjykatës-Strugë” një i ri nga Koroshishta e Strugës i cili mbante të veshur fanellën e klubit ikonë të Shqiptarëve të Maqedonisë Shkëndija, u sulmua nga aktivistë të VMRO-së të cilët si fillim tentuan që ta frikësojnë dhe ta turpërojnë duke i kërkuar që ta heqë atë. Sipas telegraf, duke hasur në rezistencë nga shqiptari, ata e kanë dhunuar fizikisht, ndërsa pre e sulmit ka rënë edhe e motra e tij e cila ndërhyrë që ta ndihmojë. Policia sakaq ka nisur hetimet për rastin.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet. Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në…
Neuropsikiatëri Gjon Preçi, shef shërbimi i psikiatrisë komunitare në Shkodër ka deklaruar se Alma Arrazi nuk ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka pranuar se dy vite më parë Alma ka qenë paciente e tij, por është mjekuar për ankth dhe çrregullim humor, teksa thekson se kjo nuk futet në sëmundje kronike të shëndetit mendor. Ai shton se nuk e di sesi ka qenë ecuria e saj, pasi për herë të fundit, e ka vizituar dhe takuar dy vite më parë. “Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë…
Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e shtetasit S.Gj. i dënuar në Shqipëri dhe Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e Vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestrimi i pasurive të shtetasit S.Gj. nën hetim për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprws penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Shtetasi në fjalë, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është…
Emigrantët shqiptarë kthehen në vendet e punës në Greqi. Pas festës së Pashkës Ortodokse, emigrantët shqiptarë kanë bërë gati valixhet dhe i janë drejtuar vendeve të punës në shtetin fqinj. Në doganën e Kapshticës është shtuar fluksi i mjeteve përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa 2271 shtetas kanë hyrë në Shqipëri. Ndërkohë në 48 orët e fundit nga dogana e Kapshticës kanë dalë në total rreth 14 mijë emigrantë.
Në këtë vit akademik, për herë të parë, numri i nxënësve për mësues në shkollat publike, është më i ulët se në shkollat private. Në vitin akademik aktual 2023-2024 në ciklin fillor, një mësues në shkollat publike kishte mesatarisht 15.1 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 15.2 nxënës, tregojnë të dhënat e INSTAT. Në ciklin 9-vjeçar (klasa e 6-9), një mësues në shkollat shtetërore kishte afërsisht 7.9 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 8 nxënës. Në arsimin e mesëm, raportet janë ende në favor të privatit. Një mësues në shkollat publike ka mesatarisht 11.6 nxënës, ndërsa në privat, 9.1 nxënës. Raporti nxënës…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një 47-vjeçar shqiptar, i ka vënë flakën vetes duke u djegur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riçione, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të bashkëshortes. Fatmirësisht, 47-vjeçari ka pësuar 70% të djegies në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari punon si kamerier dhe është i martuar me një shtetase rumune, ndërsa ai kundërshtonte vendimin për dëbimin e tij nga shtëpia, ku u detyrua që të flinte në bodrumin e pallatit.
AstraZeneca ka njoftuar se po tërheq vaksinën e saj Vaxzevria kundër Covid-19 muaj pasi pranoi në dokumentet e gjykatës se ilaçi mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku. Sipas njoftimit të kompanisë, vaksina nuk do të mund të përdoret më në Bashkimin Evropian. Kërkesa për tërheqje është dorëzuar më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi nga dje, e martë. Sipas AstraZeneca, vaksina po tërhiqet për arsye komerciale pasi “është tejkaluar nga vaksinat e rinovuara që adresojnë variantet e reja të Covid-19”. Kjo, sipas njoftimit, ka sjellë rënie të kërkesës për vaksinën e AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më dhe as nuk tregtohet.…