Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti këtë të martë një nga mbledhjet më të rëndësishme të UEFA-s, “Grassroots Football Panel”. Drejtues të zhvillimit të futbollit dhe ekspertë të disa prej federatave anëtare të UEFA-s diskutuan disa tema kryesore dhe shkëmbyen idetë dhe qasjet e tyre mbi fusha të ndryshme kritike si: Konferenca e ardhshme “Grassroots”; Zbatimi i Kartës së Grassroots; Procesi i Vetëvlerësimit; UEFA Share Seminars. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përshëndeti mbledhjen e nivelit të lartë Europian, që u organizua nga UEFA ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në fjalën e tij përpara të…
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në takimin mbi Bankingun e Hapur (Open banking), organizuar në Tiranë nga institucionet bankare. Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se përqafimi i këtyre lloj teknologjive të reja dhe zgjidhjeve digjitale është thelbësor për nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Gjatë aktivitetit u trajtuan temat kryesore, duke përfshirë autoritetin certifikues, që do të ofrojë shërbimin e certifikatave të kualifikuara për banking të hapur.
Noelia Voigt u shpall ”Miss USA” vitin e kaluar, vendosi të heqë dorë nga titulli. 24-vjeçarja ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, ku shpjegon arsyet. Siç e përmend në mënyrë tipike në mbishkrimin e publikimit të saj, arsyeja pse vendosi të lërë pas spektaklet e bukurisë është shëndeti i saj mendor. ”Në jetë, e vlerësoj vërtet rëndësinë e marrjes së vendimeve që janë më të mirat për ju dhe shëndetin tuaj mendor. Si individë, ne rritemi duke përjetuar gjëra të ndryshme në jetë që na bëjnë të mësojmë më shumë për veten tonë. Udhëtimi im si Miss…
Një shtëpi bari është zbuluar jo në Angli, por në Tepelenë nga policia. Autoritetet kanë zbuluar të paktën 200 rrënjë kanabis. Aktualisht vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Të dhënat janë paraprake dhe më shumë detaje për këtë rast pritet të kemi në vijim. Sakaq, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 5 persona, ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë vepër të jashtëligjshme. Ndërkohë vijoni aksioni policor për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
18 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe “lufta” për të qëndruar në shtëpi deri më 25 maj mes banorëve është ashpërsuar. Pas zgjedhjes së finalistit të parë, që është Romeo, shtëpia nuk është më e njëjta. A po zbulohet një marrëdhënie mes Erjolës dhe Romeos? Egla dhe Juli po përballen ashpër si kurrë më parë. Mik me Romeon, armik me Heidin, çfarë e revoltoi Meritonin? Julian Deda, pas 115 ditësh, takon vajzën në ditën e saj të lindjes. Kush do ta hapë Kutinë e Pandorës? Kush do të largohet? Të gjitha këto…
Tragjedia në Shkodër, është më e rënda në vitet e fundit në vend. Por një tjetër ngjarje e dhunës në familje është shënuar, këtë herë në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në Shtime të Kosovës, ku vajza raportohet të ketë plagosur me thikë babanë e saj. Sipas policisë, vajza dhe babai i saj kanë pasur një mosmarrëveshje më herët dhe më pas ajo ka marrë thikë dhe e ka sulmuar atë. “Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e…
Këtë të martë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestën e gjashtë para bashkisë së Tiranës, ku molotovët nuk munguan. Anëtarja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit nga rradhët e socialistëve, Romina Kuko thotë se sot pati më shumë molotov se në çdo protestë tjetër, 20 të tilla. ”Ajo që po ndodh që pjesa e mirëmbajtjes po pastron bashkinë nga skenat e molotovit. Sot kishim më shumë molotov se në çdo protestë tjerë, mbi 20, tejkalon të drejtën për të protestuar. Mendoj se duhet tani ta elaborojmë se deri ku arrin limiti i protestës dhe dhuna ndaj institucioneve. Janë kopje…
Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë një takimi me demokratët, tha se Bulqiza është si një mini Shqipëri e vogël ku i gjen të gjitha pjesët përbërëse të saj që nga mikëpritja deri të hallet e shumta. Boçi ka theksuar se sot nuk është koha të themi disa fjalë të bukura dhe të largohemi, por sot është koha që të lidhemi fort njëri me tjetrin pasi për të fitorja së pari kalon nga baza e PD. ”Nuk kemi ardhur për t’u treguar më fjalë të bukura se si arrihen fitoret politike sepse në çdo rast ata kanë pasur…
Avokati i njohur Spartak ngjela, ka folur për ngjarjen në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët u hodhën në lumin Buna, duke humbur kështu jetën. Ai thotë se e ndjera mendoi që ti bëjë gjëmën burrit, të cilin e pa pak minuta se të merret aktin ekstrem, në makinë me të dashurën 17-vjeçare. “Shkaku që është dhënë është tradhti bashkëshortore, por masa është ekstreme. Hakmarrja e kësaj është, por e ka për tradhtinë apo për gjëra të tjera kjo mbetet për tu hetuar. Nuk besoj se është vetëm tradhtia shkaku. Urrejtja e saj është shumë e madhe.…
Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj në një takim në Bulqizë me demokratët, u ndal tek adresimi i ditës së sotme që kryeministri Edi Rama bëri me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Gjekmarkaj tha se Rama foli si të ishte 11 vjet në opozitë dhe se ”po premton që si rishtar do ndreqë gjërat e këqija që ka bere një qeveri tjetër, jo ajo e atij”. Ndër të tjera ai u shpreh se Rama nuk e ka problem të lëshojë ministra e drejtorë, pa mbajtur vetë përgjegjësi morale. Deputeti demokrat shtoi se është…
nspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë vendin sa i takon masave të sigurisë së instalimeve elektrike, kaldajave dhe enëve nën presion, apo bombolave të gazit që përdoren në institucionet arsimore. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin në shkollën 9-vjeçare “Nuçi Naçi” në qytetin e Korçës, ku ndoqën nga afër të gjithë procesin. Drejtori Sokol Zaimi bëri të ditur të gjitha hapat që po ndiqen nga ana e inspektorëve të ISHTI-t. Ministrja Balluku tha se prej disa kohësh ka nisur një…
Armando Broja ikën përfundimisht nga Chelsea këtë verë. Ky lajm është bërë publik nga gazetari Fabrizio Romano, i cili thekson se Broja do ta vazhdojë karrierën e tij larg “Bluve” të Londrës. Momentalisht sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ndodhet në formë huazimi te Fulham deri në verë, ku edhe aty minutat për të kanë qenë të pakta. Menjëherë sapo të përfundojë huazimin Broja do të vendosë ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ndërsa për shqiptarin interes kanë shfaqur disa klube në Premier League, por edhe në kampionatet e tjera elitare të Europës.