Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, tronditi mbarë opinionin publik. 39-vjeçarja u largua në datën 2 maj nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e vegjël, dy vajzat 9 dhe 6 vjeçe, dhe djalin 3 vjeç, dhe u pa për herë të fundit duke pirë kafe në një lokal në Shkodër, afër urës së Bunës. Bashkëshorti denoncoi në polici zhdukjen, ndërsa nisën kërkimet për lokalizimin e tyre. Ishte një peshkatar i zonës ai që në orët e para të mëngjesit të 4 majit, teksa kishte dalë për peshk në ujërat e Bunës, pikasi trupin e pajetë të vajës…
Author: tirana
Rusia përfshihet gjithmonë e më shumë në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zëshëm pozicionin e Serbisë dhe duke dalë kundër Kosovës. Ndërveprimi mes dy vendeve është intensifikuar në prag të votimit final për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në OKB. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç. Siç raportojnë mediat në Serbi, në fokus të diskutimeve ishte situata në Kosovë dhe zhvillimet ne…
Sektori i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po del në pah gjithnjë e më shumë si një ndër sektorët që po tërheq më shumë investitorë të huaj. Aktualisht, ky sektor pozicionohet në vend të katërt, duke qenë shumë afër vendit të tretë sa i përket volumit të parave që po investohen në të. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rezulton se në dy vitet e fundit ka rritje të konsiderueshme në përqindje, të investimeve të huaja direkte. Rritja e vitit 2021 ishte 8 % ndërsa në vitet 2022 dhe 2023 investimet e huaja direkte pësuar një rritje të konsiderueshme…
Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Shfaqja fillon në orën 21:00 CEST, drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi. Prezantuesit e këtij spektakli janë: Petra Mede dhe Malin Akerman. Të enjten, gjysmëfinalja e dytë do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 16 këngë. Shqipëria në ndërkohë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit. Sivjet përfaqësohet nga artistja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima me “Titan”. Më poshtë ua sjellim listën e vendeve që do të performojnë në…
Gjendet trupi i pajetë i nënës Alma Arrazi. Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA. Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve
Ndryshimet në jetë i kaloi me sukses, edhe pse në një moshë të re Laert Sallaku që emigroi në Shtetet e Bashkuara ja doli dhe sot ai është oficeri më i ri i sapo diplomuar i policisë së Nju Jorkut. Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari me rezultatin 99.6 përqid, dhe në ceremoninë, ai tregoi rrugëtimin e tij, që nisi në shkollë të mesme. “Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si një emigrant i ri u…
Me një kapuç në kokë, Ergys Arrazi vendosi të mos ekspozohet as për median. Kjo është dalja e tij e parë publike që pas zhdukjes së familjes së tij. Ergysi është arrestuar si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas së tij Alma Arrazit, trupi i së cilës nuk është gjetur ende dhe tre fëmijëve të tij, Erigea, 9 vjeç që u gjet dy ditë më parë, Gresi 6 vjeç që u gjet ditën e djeshme dhe djali i vogël, Arditi 3 vjeç, i cili u gjet sot.
Militantë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë. Efektivët kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin. Ndërsa raportohet se një efektiv ka humbur ndjenjat. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, teksa një numër i lartë efektivësh e kanë rrethuar në momentin që ka rënë në tokë.
Protestuesit para bashkisë së Tiranës janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar që të heqin gardhin metalik të vendosur para bashkisë. Anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës kanë kërkuar që të futen brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë të cilët kanë rrethuar godinën. Po ashtu në shenjë revolte protestuesit kanë hedhur molotiv, ndërsa një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat.
Për të disatën herë opozita ka protestuar para bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që Belind Këlliçi po fliste duke hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë, protestuesit kanë hedhur molotv në hyrje të bashkisë. “Kjo protestë bëhet për tju mbrojtur ju sepse në fund bëhen koka turku qytetarët dhe punonjësit e thjeshtë”, tha Këllici.
Shitjet e pronave pësuan një rritje të lehtë gjatë vitit të shkuar, megjithëse numri i subjekteve që kanë kryer shitje ishte më i ulët krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi tregun e pasurive të paluajtshme, numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 1150 në gjysmën e parë të vitit 2023 nga 933 të periudhës paraardhëse, ndërsa vetëm 79 subjekte kishin kryer shitje nga 90 që kanë qenë gjithsej. Për rrjedhojë, numri mesatar i pronave të shitura nga çdo agjenci imobiliare gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023 rezultoi në rreth 6.7,…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është e pakuptimtë, sipas tij, që kreu i qeverisë, ministrat apo kryebashkiakët t’i mbajnë pishën vartëve të tyre. Sipas Ramës, nëse do të provonin ta bënin këtë, do të duhej të shpërdoronin detyrën duke futur hundët në procedura e procese që ligjërisht që janë të pavarura prej tyre.“E pakuptimtë fare është ideja që kryeministri, ministri, kryetari i bashkisë duhet t’i mbajnë pishën tërë vartësve të tyre dhe duhet të dinë çdo gjë. Nëse do provonin këtë do duhet të shpërdoronin detyrën duke futur hundën në procedura dhe procese që ligjërisht janë të pavarura prej…