Kryeministri Rama pritet të niset pasditen e së shtunës drejt Greqisë për vizitën që do të mbajë më 12 Maj me emigrantët shqiptarë në Athinë. Vizita e tij shkaktoi reagime të shumta nga palët greke por jo vetëm. Mësohet se Rama do të niset drejt Athinës me charter privat mbrëmjen e së shtunës për t’u takuar më pas me emigrantët të dielën në orën 11. Mësohet se takimi do të hapet me një koncert ku do të jenë të ftuar këngëtarë shqiptarë. Një ditë më parë, Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e Ramës si të panevojshme, ndërsa u shpreh se…
Author: tirana
Nga Eduard Zaloshnja Në fjalimin e tij në Asamblenë Socialiste të Qarkut Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se PS-ja duhet të fitojë e vetme në zgjedhjet e 2025-ës, në mënyrë që të mos mbetet peng e ndonjë partie të vogël në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës socialist. Dhe ai theksoi se Qarku Tiranë ka numrin më të madh të mandateve parlamentare në vend, e si i tillë, përbën fushëbetejën më të madhe elektorale më 2025. Por pas disa javësh sulmesh intensive ndaj Veliajt nga opozita dhe analistë të ndryshëm mediatikë, lind natyrshëm pyetja: A është dëmtuar pozicioni elektoral i PS-së në Qarkun…
Tragjik ishte fundi i një 51-vjeçari nga Los Anxhelosi, i cili teksa ndiqej nga policia, pasi rezultoi se Lamborghini 250,000 dollarë me të cilin ai udhëtonte, ishte i vjedhur.about:blank Videoja e publikuar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit tregon momentin kur oficerët ndaluan 51-vjeçarin Elliot Duggan mëngjesin e 6 prillit. Kur oficeri që kontrolloi letrat e 51-vjeçarit zbuloi se Lamborghini Huracán ishte vjedhur dhe se Dugan kishte urdhra të pazgjidhura për arrestimin e tij, ai i kërkoi të dilte nga automjeti, gjë që u refuzua nga shoferi, i cili shtypi pedalen e gazit dhe u largua. Në të njëjtën…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 është ekzekutuar në mes të Athinës Roan Brahimi 32-vjeç dhe ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç, fatmirësisht djali i vogël nuk ka pësuar lëndime. Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari dhe, ndërsa fëmija i tij ka parë me sytë e tij babain duke ndërruar jetë. Dy viktimat,…
Dy oficerë policie u plagosën rëndë të enjten mbrëma pas të shtënave. Ngjarja u regjistrua në një stacion policor në Paris ku një burrë i mori armën e shërbimit një polici dhe hapi zjarr. Ngjarjet u zhvilluan pak para orës 22:30 ndërsa sulmuesi sapo ishte arrestuar. Oficerët po i nënshtronin një kontrolli trupor kur sulmuesi veproi ndaj tyre. Dy efektivët e policisë u transportuan në spital, ku u shtruan në repartin e terapisë intensive.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lançoi thirrjen e parë për “DURANA Tech Park”, parkun e parë teknologjik në Shqipëri.Në këtë takim me grupet e interesit, ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, drejtoresha e AIC, Elira Kokona dhe zv. ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj dhe Sokol Duma.“Prezantimi i “DURANA Tech Park”, teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Në këtë takim proaktiv me…
Ditën e djeshme u publikua vendi dhe ora ku pritet të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të rienergjizimit të Diasporës. Duke e publikuar në facebook, adresën sallën “Christmas Theatre” në stadiumin Galatsi të Athinës, Rama fton sërish shqiptarët të jenë të pranishëm duke e quajtur këtë si një “moment krenarie”. “MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të…
Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, disa biznese të profesioneve të lira kanë nisur aplikimin e tarifave të shtrenjtuara për shërbimet e ofruara. Avokatët paralajmëruan më herët se përfshirja e tyre në taksimin progresiv, do të t’i godasë për së dyti herë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të hartës së re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave, çka do të reflektohej në shtrenjtimin e tarifave. Avokati Përparim Caca, pohoi për Monitor se për shkak të tatimit të lartë, tarifat e përfaqësimi në gjyq nga avokatët janë rritur mesatarisht 15 deri 20%. “Konkretisht nëse më…
DASHI Mërkuri në shenjën tuaj dhe një Hënë e favorshme do ta bëjnë këtë periudhë pothuajse të mesit të majit sigurisht shumë joshëse. Nëse ka probleme për t’u zgjidhur, do të ishte më mirë ta bënit tani duke u përpjekur të sqaroheni me një sy të mirë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 10 maj 2024), yjet ju kanë nxitur të ndryshoni rrugën dhe të filloni gjithçka nga e para. Në fund të fundit, nuk keni pasur mundësi të zgjidhnit… Nga data 15 maj do të keni Merkurin në shenjën tuaj dhe kjo sigurisht që do të përfaqësojë…
Këngëtarja Besa Kokëdhima nuk ka mundur ta dërgojë Shqipërinë në finalen e Eurovision. Ajo performoi me këngën “Titan” në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët. Besa kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë, të shndritshëm.
Kuvendi i ri në Maqedoninë e Veriut do të ketë 30 deputetë shqiptarë. Ata vijnë nga koalicionet Fronti Europian, VLEN dhe një nga LSDM. Më së shumti shqiptarë vijnë nga zona zgjedhore 6. Këtu, listës së Frontit Europian së cilës i priu Ali Ahmeti, deputetë u zgjodhën edhe Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Ilir Demiri, Fatmire Isaki. Nga VLEN, listës të së cilës i priu Bilall Kasami, deputetë u zgjodhën Bekim Qoku, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadik Suleimani. Në njësinë zgjedhore 5, ku bartës liste ishte Ziadin Sela nga Fronti Europian, deputetë…
Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë një shifër marramendëse për biletën. Procesi fillon me marrjen e një ftese, nuk mund të blejë kushdo një biletë, edhe nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash. Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë, krahasuar me 50,000 dollarë në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë. Shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë…