32-shqiptari Roan Brahimi, i konsideruar si armik i Ervis Martinajt, u vra mbrëmjen e së enjtes në Athinë. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime nga policitë partnere, por dhe ajo shqiptare, se aktualisht po vepron një grup i strukturuar kriminal për llogari të Vis Martinaj, i cili është shpallur i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. “Ka dyshime prej kohës jo vetëm nga policitë partnere, por edhe dhe ajo shqiptare për një grup, i cili është i mirëorganizuar dhe po merr hak në emër dhe për llogari të Ervis Martinajt. Ka informacione, që ky grup lëviz edhe…
Author: tirana
Papa Françesku i bën thirrje për politika afatgjata për të ndihmuar familjet dhe duke paralajmëruar se kriza demografike e vendit po kërcënon të ardhmen. “Në nivel institucional ka nevojë urgjente për politika efektive, zgjedhje të guximshme, konkrete dhe afatgjata. Ka nevojë për një angazhim më të madh nga të gjitha qeveritë në mënyrë që brezat e rinj të realizojnë ëndrrat e tyre. Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”,-tha Papa. Shkalla e fertilitetit në Evropë ka rënë në rreth 1.5 lindje për grua gjatë dekadës së fundit. Kjo është mbi nivelet më të ulëta që…
Fajton Kuqari, ish banori i ”Big Brother Albania VIP 3”, ka rrëfyer mes trishtimit për humbjen e babait të tij, dhe si ky 30-vjetor e ka gjetur pa njeriun e tij më të shtrenjtë. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, ai ka treguar sesa i lidhur ishte me babanë dhe sa të vështirë e pati për të gjetur forcën para një viti kur humbi babanë. “Unë me babanë jam rrit gjithmonë si shok. E kisha më shumë si shok sesa si baba. Gjithçka që bëja, flisja komunikoja e kishim komunikimin të afërt. Babi im qëndroi 6 ditë në koma,…
Mjeshtri i kinemasë, Pirro Milkani i pranishëm në takimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me administratorët e pallateve, tha se është shumë i lumtur që tashmë pallati ku ai jeton. Ai tha se falë fondit të komunitetit të vendosur në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, ka një ashensor të ri dhe se ai në moshën që ka nuk është më i detyruar të ngjisë e të zbresë 50 shkallë çdo ditë. Regjisori Milkani vlerësoi investimin, si një kontribut të jashtëzakonshëm, sidomos për pensionistët, të cilët investimin e përfitojnë falas. “E kam thënë dhe e përsëris publikisht që është një nga gjestet…
Procesi i rienergjizimit në PS është në fazën ku anëtarët e organizatave socialiste po zgjedhin me votë 950 delegatët e rinj të Kongresit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se ky është një test për strukturat e PS-së para muajit shtator, kur pritet që të ndezin motorët për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2025. Procesi i votimit për delegatët e Kongresit zgjat sot deri në 19:00 dhe hapet nesër nga ora 08:00 të mëngjesit deri në 16:00. ”Procesi i rienergjizimit ka hyrë në fazën e vet më të rëndësishme. Qarku i Fierit është një ndër qarqet më të mëdha për…
Analisti Genc Burimi, ka komentuar turin me diasporën që do të nis këtë të dielë kryeministri Edi Rama, ku thotë se kryesocialisti nuk do të gjejë mbështetje tek emigrantët shqiptarë. Për të Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët, dhe shton se nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik. “Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët…
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi adresoi problematikat me të cilat përballen gjykatat në Ditën e Drejtësisë. Ai theksoi se Gjykata e Lartë ka mungesa të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Fjala e plotë Të nderuar gjyqtarë, 10 maji shënon një datë të rëndësishme për gjyqësorin shqiptar. E njohim si “Dita e Drejtësisë”, por në fakt është e lidhur ngushtësisht me krijimin për herë të parë të Gjykatës së Lartë. Kjo e bën edhe më të veçantë. Në 10 maj 1913 nuk u dha ndonjë vendim gjyqësor, por cilësimi si Dita e Drejtësisë synon të lartësojë dhe rrënjosë thellë…
Sipas Meteoalb, më i rrezikuar nga rebeshet e izoluara këtë të shtunë janë jugu dhe juglindja e vendit. “Pak më i favorizuar është Adriatiku, ku do ketë kthjellime, vranësira dhe momente me pika shiu. Ka një përmirësim të dukshëm dita e dielë, ku moti është i kthjellët pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare”, thotë sinoptikania Lajda Porja. Përgjatë fundjavës moti do të jetë kështu relativisht i freskët, me temperatura që nuk shkojnë më shumë se 26 gradë. “Një atmosferë tipike pranvere, nuk është se kemi atë diellin përvëlues, por vranësirat janë prezente. Ky Maj na ngjason me…
Hapja e thirrjeve të reja për vitin 2024, sa i përket bashkëpronësisë dhe ruajtjes së ambienteve në pronësi të përbashkët ka qenë në fokus të bashkëbisedimit që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi me administratorët e pallateve në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut, edhe kjo nismë e iniciuar nga Bashkia e Tiranës, ashtu si në çdo punë dhe projekt në shërbim të kryeqytetit ka hasur në kundërshtinë e opozitës. Për kreun e Bashkisë, vëmendja duhet t’i kushtohet shumicës që jeton punon me ndershmëri dhe atyre që e duan qytetin. “Ka një minorancë që bën zhurmë çdo ditë, për çdo lloj…
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e saj mund të jenë edhe parti të tjera opozitare që kanë fituar mandate në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Kështu kanë bërë të ditur drejtuesit e VMRO DPMNE-së, që fituan zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe ato presidenciale, me një diferencë të madhe kundrejt Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin…
Kishin ardhur për pushime, por një çift italian që kishte parkuar automjetin e tyre tip “Audi” në zonën e Lungomares në Vlorë kanë rënë pre e grabitjes. Autorët kanë thyer xhamin e pasagjerit dhe kanë marrë 2500 € gjendje dhe gjithë dokumentacioni dhe sendet me vlerë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimore janë marrë ne pyetje dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë.
Nga Redjon Shtylla ”Unë nuk do të zbresUnë kurrë nuk do të thyemSi një titan do të jem trimSonteUnë do të ngrihemUnë nuk do të dorëzohemLuftoni deri në fund”! Ylli i pop-it nga Tirana, Besa Kokëdhima i tregoi Europës se çfarë universi fshihet brenda qënies së saj artistike të një niveli të lartë ndoshta të pamerituar për Eurovisionin që ka humbur pafajësinë, por asnjëherë politika nuk ndalon një artist të kthehet në emblemën e Eurovisionit. ”Eurovison Song Contest”, mbetet një festival me polemika dhe skandale. Besa jonë, si një titan u ngjit mbrëmjen e së enjtes në gjysmë-finalen e dytë…