Author: tirana

Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës. Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për masat e marra për tubimin, që do të nisë në orën 11:00. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor. Njoftimi i policisë:Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora…

Read More

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe madje dëshironi të bëni edhe më shumë. Megjithatë, përpiquni të mos e teproni përndryshe rrezikoni të debatoni me kolegët dhe eprorët. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 14 maj 2024), kjo hënë e bukur në qiell vazhdon t’ju japë mbështetje në dashuri. Në punë është më mirë të mos humbisni kohë, përpiquni të punoni më shumë. Do të arrini gjëra të mëdha. BINJAKËT Duhet pak më shumë kujdes me të tjerët dhe…

Read More

Cartoon Movement në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe bashkëpunim lokal me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Institutin Shqiptar të Medias, ka kënaqësinë të shpallë hapjen e Ekspozitës së Karikaturave “Media Freedom” në Shqipëri! Kjo ekspozitë synon të nxjerrë në pah rolin e lirisë së medias në promovimin e mëtejshëm të parimeve demokratike dhe inkurajimin e diskursit publik. Karikaturistët, ilustruesit dhe artistët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u ftuan të përshkruanin vizualisht rëndësinë e lirisë së medias dhe…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për vrasjen e efektivit të policisë në qytetin e Fierit. Për të ky është një sinjal i dyfishtë dhe një kambanë alarmi për brishtësinë që ka siguria publike. ”Goditja ndaj punonjësve të rendit publik është një sinjal i dyfishtë dhe një kambanë alarmi shqetësuese për qytetarët e zakonshëm rrugëve të vendit, të cilët janë të pambrojtur dhe nuk e dinë me kë përballen”, u shpreh Alibeaj. Po ashtu nënvizon se PD garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se në programin e saj qeverisës rendi dhe siguria publike do të kenë…

Read More

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Bashkë me Krasniqin është parë edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Kurti e pret në darkë për të folur për përmbushjen e agjendës legjislative të Kuvendit, por mësohet se kryetari i PDK-së do të shkojë në takim për të folur për datën e zgjedhjeve të reja. Pjesë e këtij takimi kanë refuzuar të jenë dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku në një postim ka shkruar se agjenda legjislative e…

Read More

Dashi-3 yje Do të kenë një surprizë shumë të këndshme sa i përket anës ekonomike dhe pretendohet një ditë me fat. Sa me fat është në një ndryshim të madh ekonomik, aq më të përgjegjshëm do të kthehen në atë sesi do ta investojnë. Nuk do ta investojnë siç duan për t’i fluturuar lekët dhe t’i shijojnë siç duan, por duhet t’i investojnë në një marrdhënie apo biznes më të qëndrueshëm ose t’ia japin burrit/gruas në dorë. Kujdes nga humbjet në datën 17, sidomos në çështjet ekonomike dhe në shoqëri. Demi-4 yje Takohet Urani me Jupiterin në shenjën e tyre…

Read More

Pikat e nxehta të takimit midis Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kanë qenë kthimi i Manastirtit të Çorës në Xhami dhe minoriteti grek në Turqi. Për kryeministrin grek, Manastiri i Çorës është një monument i cili përbën një prani universale. “Ne patëm rastin të diskutonim sinqerisht për trishtimin dhe pakënaqësinë tonë për faktin se Manastiri i Çorës do të funksionojë tashmë si xhami. Dëgjova atë që tha zoti President dhe besoj se së paku është e rëndësishme të mbrohet vlera kulturore e këtij monumenti që të vizitohet nga të gjithë dhe të gjithë ta…

Read More

Analisti Skënder Minxhozi i quan mesazhe të forta ato që dha kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Athinë. Për të askush nuk kishte folur në këtë nivel për Çamërinë dhe ligjin e luftës dhe Rama ishte i pari që e bëri diçka të tillë. ”Pjesëmarrje shumë e madhe, duket që emigracioni ynë në Greqi ishte shumë i sensibilizuar për takimin. Realisht, është e kuptueshme sepse është hera e parë që oganizohet një format i tillë nga një qeveri shqiptare. Prezenca nuk zhgënjeu pjesëmarrësit, sepse edhe mesazhet ishin shumë të forta. Unë nuk besoj se vizita e Ramës dhe…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të hënë në Bulqizë. Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Read More

Këngëtari Luizi Ejlli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se do të jetë imazhi i ri i pijes energjike Golden Eagle, foli ndër të tjera edhe për ndjesitë e të qenit baba tashmë i vajzës Luna Mari. “Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë që të bëhem me fëmijë se nuk paska gjë më të lumtur. Edhe jetën e shoh ndryshe. Tani fillon jeta. Momenti i lindjes na erdhi papritmas, sepse vajza lindi më 30 prill”, u shpreh Luizi, duke thënë se mjekët e kishin përllogaritur lindjen e bebushes në maj. “Vajza ime është e…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar i prekur për vrasjen e efektivit të ri këtë të hënë në Fier. Ai shprehet se zotohet në emër të Policisë së Shtetit se do të bëjë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë. ”Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se, do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes…

Read More

Presidentja e sapo betuar e Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Grek, Kyriakos Mitsotakis, për sa i përket etiketimit të emrit ”Maqedoni” gjatë betimit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. “Presidentja maqedonase në daljet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin ‘Maqedoni’, si akt i së drejtës personale për vetëvendosje dhe vetidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane”. Betimin solemn, Davkova e ka nënshkruar bazuar në Kushtetutën e vendit, respektivisht me emrin kushtetues. Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova, të…

Read More