Author: tirana

Lidhur me protestën e dhunshme ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës, policia ka shpallur në kërkim 1 person i cili, ka hedhur molotov. Ndërkohë mbi 10 persona janë proceduar në gjendje të lirë. Policia ka mundur të identifikoj personin që ka hedhur mbi 5 shishe molotov dhe po punon për kapjen e tij. Ndërkohë personat e tjerë janë proceduar për akte dhune para bashkisë, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Read More

Italia, kundërshtare e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024, përgatitet për një Europian në lartësinë e emrit të 4 herë kampionëve të Botës. Gjatë prezantimit të një platforme dixhitale në funksion të kombëtares, që do të propozojë falas video origjinale të patransmetuara më parë dhe ekskluzive të ekipeve përfaqësuese italiane, trajneri i të kaltërve Luciano Spalletti bëri të ditur se ka të përpiluar tanimë 80% të listës së futbollistëve që do të marrë me vete në Gjermani, teksa fillimisht foli në lidhje me atë se çfarë kërkon nga skuadra e tij. “Jam me shumë fat që bëj këtë punë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku babë e bir kanë plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. Policia bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa vijon puna për kapjen e djalit të tij, 28-vjeç. Njoftimi i policisë: Pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij. Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K.…

Read More

SPAK ka përfunduar hetimet për të pandehurit Rexhep Rapi, Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1/2 dhe 334, të Kodit Penal. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt ekspertimi të ri ekonomiko-financiar për ngjarjen e rëndë të Gërdecit. Përmes avokatëve të tij Mediu pretendoi se akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme në formë dhe në përmbajtje. Sipas avokatëve, vendimi për akt-ekspertimin nuk i është bërë me dije Mediut gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme, në kushte të papajtueshmërisë ligjore. Po sipas mbrojtësve, 4 nga 5 ekspertët kanë qenë nëpunës shtetërorë dhe pa licensimet përkatëse, ndërsa i pesti nuk kishte njohuri financiare. Tjetër problem i…

Read More

Kisha frikë se do më qëllonin”, kjo ka qenë deklarata në polici e 40 vjeçarit Aleks Marku. Autori i të shtënave me kallashnikov në prani të dy fëmijëve të tij orët e para të kësaj të mërkure në Durrës, ka theksuar se “nuk ka qenë i vetëdijshëm”. Me informacionet e deritanishme, Marku ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa paraqitet një person problematik në familje.“Bashkëshortja ka urdhër mbrojtjeje ndaj tij, pasi ai e dhunonte fizikisht”, u raportua më herët. Gazetarja Enkeleda Arapi theksoi se ka dyshime se ai i ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha për t’i sjellë në zonën…

Read More

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të shtyjë diskutimin në lidhje me projekt rezolutën e Partisë Socialiste. Shkak është bërë mungesa e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Burime bëjnë me dije se do të kërkohet një diskutim më i gjerë në një mbledhje tjetër. Ndërkohë, në Konferencën e Kryetarëve u vendos që më datë 23 maj, në orën 14:30, të mbahet një seancë e posaçme plenare për fjalën e presidents së Sllovenisë që pritet të vizitojë Shqipërinë.

Read More

Sot dhe nesër, 15 dhe 16 maj, do të mbahet Ramiti Rajonal i liderëve në Kotor të Malit të Zi. Ditën e nesërme, të pranishëm në Samit do të jenë kreyministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley. Gjitahashtu pjesë e Samitit do të jetë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien. Ky samit do të fokusohet në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Lezhë, nga ky pa nga afër investimet që janë bërë në zonë. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Një park i ri i është shtuar Lezhës, dy ura të reja, një për këmbësorët dhe një edhe për automjetet. Edhe në lumin Drin që përshkon qytetin janë bërë ndërhyrje, ku sipas kryetarit të bashkisë, nuk është më i ndotur, një problematikë që e ka shoqëruar gjithmonë. “Punë të mirë keni bërë” , iu drejtuar kryeministri punëtorëve teksa i përshëndeste, ndërsa në Facebook-un e tij shkruan: dje…

Read More

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shtyrë dje sërish seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës do të zhvillohet më 20 maj. Pra hetimet vijojnë për këtë dosje dhe ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë. Pikëpyetja dhe debati që po zhvillohet që prej muajit dhjetor është se izolimi në shtëpi i Sali Berishës a do të sjellë djegien e mandatit muajin tjetër, pasi deputetëve iu hiqet mandati nëse nuk marrin pjesë për 6 muaj në seancat plenare. Gazeta “SOT” ka kontaktuar juristë dhe avokatë, të cilët janë shprehur se ky…

Read More

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”. Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve. Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve…

Read More