Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024. “Për të filluar me projektin e FAO-s, i cili fillon shumë shpejt, do të krijojë një platformë të re për fermerët, që do të jetë çelësi për perspektivën e tyre ekonomike, por edhe aktivitetet në detyrat e tyre të përditshme. Pra, ne po punojmë edhe për infrastrukturën dhe shpërndarjen e informacionit, ku ne projektojmë të ardhmen tonë të afërt”, tha Denaj. Ajo theksoi se dy komponentë që po startojnë janë janë zhvillimi…
Author: tirana
Vjet Eden Hazard deklaroi tërheqjen nga futbolli, me belgun që në aventurën e tij te Real Madrid u penalizua nga dëmtimet e shumta duke mos u rikthyer kurrë në versionin që shfaqi te Chelsea. Por edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga tërheqja e Hazard, ish-sulmuesi vijon të “peshojë” në bilancin ekonomik të spanjollëve. Hazard firmosi në 2019-tën një kontratë deri në vitin 2024 me Realin dhe spanjollët janë të detyruar ende që të respektojnë klauzolat e kësaj kontrate. Kështu, falë kualifikimit në finalen e Champions League, është klubi i Chelsea-t që do të përfitojë pesë milionë euro nga…
Nëse do flasim për një nga surprizat e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ajo do të ishte pikërisht Françeska Murati. Hyrja e saj në këtë format nuk do të bënte diferencën, por banorja diti se si ta thyente këtë paragjykim… Shpejt kuptuam se titulli “Miss Londra” nuk ishte e vetmja anë e fortë e Françeskës, përkundrazi ajo tregoi tërësisht të kundërtën. Françeska u bë ‘speci djegës’ i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo që krijonte situata, që nuk kishte frikë të debatonte, madje të përballej me banorët më të vjetër e me ata që konsideroheshin si lojtarët…
Stafi i kryeministrit svollak, Robert Fico bëjnë me dije se ai u qëllua disa herë dhe është aktualisht në një gjendje të rrezikshme për jetën. Ata thanë se ai po transportohej në Banksa Bystrica pasi kishte nevojë për një operacion urgjent. ”Orët e ardhshme do të jenë kritike”, thuhet në mesazh. Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD. Ai u rikthye në pushtet pas premtimeve për të ndërprerë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, por njëkohësisht mohoi të ishte pro-rus. Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.
Vrasja e efektivit të forcave ”Shqiponja” Novruz Cenalia, bën që Prokuroria e Fierit të nis një procedim penal për ”vrasje të punonjësve të policisë së shtetit” dhe ”mbajtja pa leje e armëve”. 28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23-vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atenatit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Ajo e quan një sulm të poshtër dhe që minon demokracinë. ”Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij”, shkruan Von der Leyen në X.
Sllovakia është tronditur këtë të mërkurë nga një sulm i frikshëm. Kryeministri sllovak Robert Fico mbeti i plagosur, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri. Autori i ngjarjes është ndaluar nga policia. Kryeministri është dërguar menjëherë në spital. Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Bratislavës kryeqyetit të Sllovakisë. Siç duket edhe nga pamjet, momenti kur kryeministri merret nga forcat e sigurisë dhe futet në makinën kryeministrore ndërsa ata që ndodheshin përreth duken të alarmuar. Momenti kur u qëllua, është teksa Fico kishte dalë nga mbledhja dhe po futej në makinë. Pas ngjarjes, autoritet kanë neutralizuar autorin dhe e…
Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e grupi të dialogut për Reformën Zgjedhore. Grupi i dialogut priti në tryezën e diskutimeve edhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Pas takimit Celibashi tha se palët janë të angazhuara për të realizuar votën e diasporës. ”Palët janë angazhuar seriozisht për këtë çështje. Ka interes dhe ka vullnet për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje. Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që duan ta ushtrojnë këtë të…
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur me armë zjarri. Ai është qëlluar jashtë Shtëpisë së Kulturës, aty ku po mbahej një mbledhje e qeverisë. Sipas mediave vendase, Fico ishte duke folur me disa qytetarë jashtë ndërtesës kur u dëgjuan disa të shtëna. Autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa kryeministri është dërguar në spital me urgjencë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mbajti fjalën teksa u përcoll sot për në banesën e fundit efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia që humbi jetën teksa u qëllua me plumb në kokë nga Azgan Mërnica, ende në kërkim. Rrumbullaku siguroi familjen e të ndjerit, se pavarësisht humbjes së të dashurit të tyre, policia e shtetit dhe ministria do të jenë gjithnjë pranë tyre. ”Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme të Novruz Cenalisë, djali të ri në moshën 28 vjeç na ka tronditur të gjithëve. Familja Cenalia përcjell sot me lot djalin e saj dhe policia e…
Kiara dhe Luiz Ejlli që dashurinë për njëri-tjetrin e gjetën në ”Big Brother Albania Vip 3”, sot janë prindër të së voglës Luna Mari, e cila erdhi në jetë më 30 prill. Mami Kiara sot ka postuar për herë të parë edhe një foto të së voglës, dhe menjëherë mijëra like e komente për të në Instagram.
Presidenti Bajram Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve të efektivit të vrarë, Novruz Cenalia. Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës, që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit. “Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia. Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, shkruan Begaj në mesazhin e ngushëllimit. Presidenti Begaj e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë…