Vrasja e Enkeleida Danajt në Greqi ka tronditur banorët e Menidit, aty ku ndodhi krimi. Një prej banorëve ka dhënë një dëshmi rrëqethëse pas ngjarjes. Ajo tregoi se vajza e 40-vjeçares ka ardhur pranë vendit të ngjarjes në gjendje shoku, duke folur në celular dhe duke thënë se i ati i vrau mamanë. “Një vajzë e vogël erdhi pranë skenës së krimit dhe tha se “mbase është mamaja ime”, ndërkohë që vetëm qante. Ajo i tregoi një foto policisë dhe kështu ato mundën që të identifikojnë mamanë e saj. Ajo tha se e ëma nuk kishte shkuar në punë sot…
Author: tirana
Po udhëtonte me shpejtësi kur gati sa nuk u përplas me efektivin e policisë Novruz Cenalia, në një prej rrugëve të fshatit Baltëz. Përballë kësaj skene, polici i bëri me shenjë që të ndalonte. Zbritën nga makina dhe shkëmbyen disa fjalë. Një moment që efektivi 28-vjeçar u kthye nga makina e tij, Azgan Mërnica nxori pistoletën dhe e qëlloi pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Detajet e gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë i ka dhënë vetë vrasësi 23-vjeçar, në dëshminë e tij para grupit hetimor. “Isha duke ikur nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës.…
Një 40-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të premte në Lushnje. Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 40-vjeçari ka përplasur një automjet, ku për pasojë mbeti i plagosur bashkë me drejtuesin tjetër të mjetit. “Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin, 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Lushnjë”, automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, 46 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Detaje të reja bëhen me dije nga mediat greke në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj. Një banore në zonën e Menidit në Athinë ka treguar se vajza e viktimës shkoi në vendngjarje dhe pa nënën e saj të vdekur. “Një vajzë e vogël erdhi, këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante dhe qante”, tregoi ajo. “Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha…
Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka depozituar sot një kallëzim në SPAK ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e bërë nga ky i fundit për implikimin e tij në trafikun e drogës në laboratorin e Xibrakës. Kërkesa e tij është e dyta brenda pak kohësh, pasi struktura e Posaçme kishte vendosur fillimisht të mos e pranonte kallëzimin e tij të parë ndaj Bardhit për shkak se ky i fundit nuk kishte bërë kallëzim në SPAK, por vetëm një kërkesë për rinisje të hetimeve për Xibrakën. Në kallëzimin e dytë të Olsi Ramës, ai i referohet…
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë luftës. Kreu i qeverisë ditën e sotme po merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Mal të zi dhe për këtë arsye interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali. Ministrja Spiropali duke iu përgjigjur Shehut tha se e gjithë politika dhe shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurë atë që ka ndodhur në Kosovë. Por të kthehet në një rezolutë ndërkombëtare duhet të ketë mëbshtetjen e ndërkombëtarëve para se të hidhet në tryezë. Spiropali theksoi se mbështeteja…
Pronari i një berberhane në Kavajë dhe një person tjetër janë vënë në prangat e policisë. Mësohet se ata shisnin doza kokaine në këtë subjekt. “Shisnin doza kokaine, në një berberhane në lagjen nr. 6, arrestohen në flagrancë pronari i subjektit dhe 1 shtetas tjetër. Sekuestrohen një sasi kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike dhe 4 celularë. Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, u kapën në flagrancë dhe u vunë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.148/1, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Leonard Luzi ( Zejno, Sejno), Amarildo Nikolli (Xhanej), Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno, të akuzuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në…
Të dënuarit e regjimit 41 BISS janë futur në greve urie, pasi kundërshtojnë kufizimet që sipas tyre u janë vendosur. Anterio Kaloshi është një ndër personat e dënuar që ka marrë pjesë në grevë. Avokati ka konfirmuar se klienti i tyre gjithashtu është bërë pjesë e grevës së urisë dhe kundërshton kushtet që janë duke refuzuar konsumimin e ushqimeve, por edhe të ujit.
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor. “Më lejoni të shpreh zhgënjimin tim të thellë që Mali i Zi na ofroi shi gjerman në vend të diellit të vet legjendar, nuk e di çfarë ndodhi, si një lojë e padrejtë e Malit të Zi karshi të gjithë neve jam i sigurt që gjermanët do të ofendohen por nuk dua të jetë ashtu, në Kotorin legjendar është një kënaqësi e madhe, dëshiroj të filloj duke shprehur…
Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e blerë apo e regjistruar me çmim 120 mijë euro, shitet 150 mijë euro për diferencën prej 30 mijë euro paguhet tatim 15% ose 4.500 euro. Ky nivel tatimi thotë eksperti i ekonomisë, Kujtim Hoxha gjatë një interviste për gazetën “SOT”, përveçse është barrë e rëndë për ata që kanë një pronë dhe duan ta shesin, nga ana tjetër ka nxitur informalitetin. Sipas tij, nisma për rivlerësimin e pronave nga 15% tatim në 3 përqind pozitive, teksa…
Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç. Vuçiç shkroi në rrjetin social “X” duke dënuar atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Poshtë atij postimi u shfaqën mesazhe se ai do të ishte objektivi i radhës. Zyrtarët serbë dënuan kërcënimet e drejtuara ndaj Vuçiç në rrjetet sociale dhe u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë.