Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, si dhe me klerikë e banorë të kësaj treve. Ndalesa e parë ishte Rrësheni, të cilin Presidenti i Republikës e konsideroi si nyje komunikimi jo vetëm me Shkodrën e Lezhën, por dhe me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. “Mirdita është një pasuri e Shqipërisë, jo vetëm e trevës, për shkak të historisë, kulturës, trashëgimisë, jo vetëm historike, kulturore e sociale, por edhe asaj shpirtërore”,-u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me drejtuesit vendorë, deputetët e zonës…
Author: tirana
Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy anëtarë që kanë qenë pro lirimit nga qelitë e burgut. Nuk kanë mundur të ndryshojnë qëndrimin e shumicës, që konfirmoi masën ”arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, e kanë vlerësuar si jo të përshtatshme këtë masë sigurie. Qëndrimi i dy gjyqtareve në trupën 9 anëtarësh të Kushtetueses, del në dritë në vendimin e arsyetuar ndaj Belerit. Në verdiktin e zbardhur, anëtarët e pakicës arsyetojnë se Kushtetuesja duhet…
Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë në një mesazh emocionues për tifozët, i ka bërë thirrje të gjithëve për mbështetje në gjysmëfinalen e “Final Four” ndaj Egnatias. “Gjatë karrierës kam provuar shumë emocione por një titull me Vllazninë do të më shijonte më shumë. Jemi një hap larg finales, ju ftojmë të gjithëve në “Air Albania” . Bashkë ja dalim, forca Vllaznia”,-thotë Bekim Balaj.
500 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali dhe rreth 4 mijë italianë me leje qëndrimi në vendin tonë do të përfitojnë nga skema e pensioneve, duke mos humbur asnjë ditë kontribute, pavarësisht vendit ku kanë punuar. Parlamenti pritet të ndezë dritën jeshile, ku sikundër mazhoranca edhe opozita ka deklaruar votën “pro” kësaj marrëveshje. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe shpjegoi edhe objektin e kësaj marrëveshje. “Janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë. Përfitimet nga skema…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh me tone të forta nga seanca në Kuvend, kur tha se vendit i duhet një politikë e re penale, ndërsa i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë me paanshmëri vrasjen e punonjësit të Policisë në Fier, dhe të japë dënim ekzemplar për autorin. “Nëse qytetari mendon se ka të drejtë ndërsa punonjës i Policisë e ka gabim, qytetari ka të gjithë të drejtën madje ka dhe të gjithë mekanizmat ta apelojë vendimin e Policisë në rrugë administrative, gjyqësore. Por çdo veprim kundërshtimi nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet. Thirrja e punonjësit të…
Sara Gjordeni, ish-banore e ”Big Brother Albania Vip 3”, është një makinë që prodhon lajme. Së fundmi ajo është përballur me disa komente dhe mesazhe jo të këndshme nga ndjekësit në rrjetet sociale. Sara ka zgjedhur të ndajë me publikun një nga mesazhet e pakëndshme që ka pranuar. Një ndjekës ka shkruar në një mesazh privat drejtuar Sarës, duke iu referuar shtatzënisë së saj: “Kur i bëri tre muaj kjo se nuk dalin llogaritë që e ka me Bardhin”. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe i prerë, ku ajo vuri në pah mesazhin e papërshtatshëm në InstaStory, duke treguar…
“Fiksimi ynë është që Shqipëria e 2030 të jetë gati për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane”,-tha Edi Rama në një takim me gazetarët shqiptarë, pas Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-në që u zhvillua në Kotorr, Mali i Zi. I pyetur lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se integrimi mund të zgjasë me 5 vite dhe Ukraina mund të anëtarësohet më herët, kryeministri Rama tha se “tani që presidenti i Serbisë dhe Serbia të jetë më pesimiste se ne dhe se Shqipëria, kjo është gjëja më normale”. “Ne nuk jemi Serbia, ne jemi…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratën e zëvendës kryeministrit serb, Aleksander Vulin, se “Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”. Në një bisedë me gazetarët pas Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE, Rama u përgjigj shkurt. “Shihni fytyrën e Vulin dhe s’ka nevojë për koment”, tha ai. Duke iu referuar vizitës dhe takimit të kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi, Vulin tha se Shqipërinë e Madhe mund ta ndalin vetëm bota serbe, por pse jo sipas tij, edhe grekët, duke iu shtrirë dorën për bashkëpunim. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thirri ambasadorin e Serbisë,…
Enkelejda Danaj u vra brutalisht nga burri i saj, Eduart Denaj dhe ky i fundit është arrestuar për krimin e kryer në mes të rrugës në Menidi të Greqisë. Sipas informacioneve ai u arrestua në një objekt të braktisur afër stacionit të policisë në lagjen Filis, ku nuk bëri rezistencë. 40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit. Plot tre herë kishte denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje. Sipas informacioneve nga burime të mirëinformuara, shkruan Protothema, viktima e sulmit kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari konsumonte sasi të mëdha…
Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli, dhe reperi i mirënjohur Getoar Selimi kanë ndarë me fansat një shije të projektit të tyre më të ri muzikor. Një fotografi të shkrepur nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të tyre të ri është bërë publike nga të dy artistët në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram, duke ngjallur kuriozitet dhe entuziazëm mes ndjekësve të tyre. Imazhi i ngjyrshëm dhe i plotë me energji tregon dy këngëtarët në një sfond të freskët dhe të gjallë, premtues për një klip që mbart një frymë të re dhe një ndjesi feste. E…
Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi me gazetarët komentoi takimin me shqiptarët në Athinë, duke treguar të vetmen gjë për të cilën i vjen keq nga e gjithë ajo ”valle kuq e zi në zemër të Athinës”. ”E vetmja gjë që më vjen keq, është gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie, por jo të vërtetën atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës. Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje,…
Sqarimet e kërkuara për deklaratat e zv/kryeministrit Vulin, duket se vijuan në tryezën e samitit BE-Ballkani perëndimor, organizuar në Kotorr të Malit të Zi. Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç u panë të diskutonin gjatë me njëri-tjetrin, si para mbledhjes ashtu edhe në pauzat mes njërit diskutim dhe tjetrit. Problemeve të fqinjësisë, shefi i Qeverisë shqiptare i kushtoi jo pak vëmendje, duke dalë përtej tekstit të përgatitur të fjalimit. ”Duhet ta lëmë politikën dhe çështjet dypalëshe dhe çfarëdolloj që ekziston mes nesh jashtë kësaj hapësire sepse sido që të jetë, në qoftë se bëjmë gjithçka në mënyrën dhe stilin europian brenda…