Author: tirana

Grupi militant i Hamasit ka pranuar marrëveshjen për armëpushim me Gazën. Drejtuesit e grupit kanë njoftuar negociatorët, teksa detajet ende nuk janë publike. Propozimi i armëpushimit besohet të përfshijë një pauzë 40-ditore si dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve izraelitë që mbahen në burgjet izraelite. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Gazës për të festuar arritjen e marrëveshjes së armëpushimit.

Read More

”Squawka”, një media në Britaninë e Madhe ka analizuar ndeshjet e Shqipërisë në Euro 2024. Edhe pse në letër kuqezinjtë janë skuadra e dytë më e dobët, ekspertët britanikë të statistikave bëjnë një përshkrim dhe thonë se në fushë Kombëtarja mund të trondisë Italinë në 15 qershor, sfidë kjo për Grupin B. Media e nis analizën duke thënë se për Italinë kampione Europe në fuqi nuk mund të kishte një ndeshje më të lehtë, të paktën në letër, se ajo kundër Shqipërisë; teksa shton se Italia mund të rrëzohet nëse nënvlerëson kuqezinjtë. Si kundërshtari më pa përvojë në nivelin evropian,…

Read More

Edison Arrazi, vëllai i Erdgys Arrazit, i cili është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes së gruas së tij Alma Arrazi, e cila në kushte të rënda psikologjike u vetëhodh nga lumi Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur, thotë se i vëllai nuk e ka dhunuar 39-vjeçaren. Sipas kunatit të Almës, ata në shtëpinë e tyre kanë bërë gati 4 arkivolë dhe ata do të bëjën varrimin edhe të Alma Arrazit. Për mediat, Edisoni thotë se ka tre ditë që ka dalë nga burgu dhe shton se nuk ka dijeni nëse i vëllai i tij ka pasur lidhje tjetër. Arrazi…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar do të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ditën e nesërme (7 maj) në Kryesinë e Kuvendit. Rama në një postim në Facebook, ku shihet i veshur me bluzen e Forcave të Armatosura shkruan ”Nesër 10:00 Live TV: Partia Socialiste. Qeverisja-Ligji-Korrupsioni dhe një nismë e re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar”. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste. Kjo është një mbledhje e përsëritur, pasi edhe disa javë më parë kreu i PS-së…

Read More

Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur misteret e vendimit të Alma Arrazit që u hodh bashkë me fëmijët në lumin Buna. Prokuroria thotë se deri në këtë fazë janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj.

Read More

Në prag të sezonit turistik në të gjithë vendin po vijon procesi i dezinsektimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë, inspektuan sot zonën e Divjakës, nga ku theksuan nevojën e bashkëpunimit për të siguruar një sezon turistik të suksesshëm. “Në Parkun e mrekullueshëm të Divjakës, një prej destinacioneve të preferuara të mijëra turistëve, nisëm procesin e dezinsektimit bashkë me Josif Gorenë, kryetarin e bashkisë ku theksuam nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë midis pushtetit qendror dhe atij vendor për të siguruar një sezon turistik të suksesshëm dhe të qetë për pushuesit vendas…

Read More

Prokuroria e Shkodrës ka reaguar këtë të hënë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar një ditë më parë në këtë qytet, ku dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, është vetëhedhur nga ura e Bunës, ndërsa deri më tani, janë gjetur trupat e dy prej fëmijëve. Në njoftimin për mediat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka bërë një përmbledhje të të gjithë ngjarjes, duke nisur nga kallëzimi në polici i Erdgys Arrazit se kishte humbur kontaktet me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur. Sipas…

Read More

Prokuroria e Shkodrës, ka zbardhur detaje nga ngjarja tragjike, ku Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët e saj janë hedhur në lumin Buna, duke humbur jetën dhe duke lënë pas shumë mistere. Prokuroria ka zbardhur edhe kafen e fundit të nënës me 3 fëmijët bashkë me kunatën e saj, e cila ka treguar se Alma i ka thënë se do të ikë të shqetësohet. ”Në datën 02.05.2024, pasdite, Alma me fëmijët e mitur ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku Alma…

Read More

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e dënoi me burg për blerje votash. Ai ka dorëzuar dosjen në Apelin e Gjykatës së Posaçme të premten (3 maj) dhe pritet te hidhet shorti për t’u caktuar trupa gjykuese. Beleri u shpall fajtor më 5 mars për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me tre vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija…

Read More

5 vite më parë, major Klodian Tanushit dhe tetarja Zarife Hasanaj humbën jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Ata ndërruan jetë në krye të detyrës pas shpërthimit të një mine në Kamp Adazi të Letonisë. Hasanaj dhe Tanushi janë shpallur Dëshmorë të Atdheut. Gjeneral Majori i Forcave të Armatosura, Arben Kingji ka përkujtuar ndarjen nga jeta të tyre këtë 6 maj.

Read More

Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi goditi me sende të forta një person në një lokal në lagjen nr.1 të Sarandës, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Sipas policisë, H. B., se 44-vjeçari goditi me sende të forta në ambientet e një lokali E. G., 44 vjeç. Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. “Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e…

Read More

Rana e Hedhun mbetet një nga destinacionet më të preferuara në Shëngjin. Jo vetëm për turistët ditorë por dhe ata që kanë zgjedhur të udhëtojnë me kamper nga vende të largëtat për të shijuar kohën e mirë dhe detin. Ky çift nga Gjermania ka ardhur për së dyti këtu pasi viti i kaluar i la një shije të mirë. “Jemi nga Gjermania. Kemi ardhur këtu sepse edhe vitin e kaluar na pëlqeu shumë. Më pëlqen veçanërisht plazhi dhe natyra. Më pëlqen autenticiteti këtu, përzemërsia e shqiptarëve. Në Shqipëri do të qëndrojmë së paku 1 muaj. Po kalojmë pushimet tona kryesore…

Read More