Author: tirana

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun (UfM) dhe Anna Lindh Foundation (ALF), ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave. Veliaj siguroi për angazhimin maksimal të Bashkisë së Tiranës për ta kthyer këtë eksperiencë në një urë e fortë bashkëpunimi. “Ne sot mund të themi se kemi filluar përgatitjet për vitin 2025, kur Tirana do të jetë, bashkë me Aleksandrinë, Kryeqyteti Mesdhetar…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të vecantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Francesku. Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiecë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022. Kreu i shtetit falendëroi përzemërisht Papa Franceskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftrave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e…

Read More

Arsenal dhe Manchester City duken të destinuara për të dueluar mes tyre deri në javën e fundit të këtij edicioni të Premier League. “Topçinjtë” kryesojnë kampionatin anglez me 83 pikë, një më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak. Skuadra e Mikel Artetës dëshiron të realizojë atë çka nuk e arriti një sezon më parë, por përpara është e njëjta pengesë. Të besuarit e Pep Guardiolës janë një makineri e vërtetë dhe sidomos në Premier Legaue kanë treguar “muskujt” ndaj kujdo që i ka dalë përpara në javët e fundit. “Citizens” do të luajnë dhe tre ndeshje…

Read More

Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi nga PD-ja e Rithemelimit, kanë ngjitur në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme. Në videon e publikuar në rrjetet e tyre sociale jepen mesazhet për protestën e paralajmëruar nga opozita që do të mbahet para godinës së bashkisë. Në protestat e mëparshme nuk kanë munguar episodet e përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë, si dhe janë hedhur kokteji molotovi në drejtim të godinës së bashkisë.

Read More

Pas shumë kërkimesh, tragjikisht është gjetur trupi i vajzës së dytë të mbytur në lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër. Nëna me 3 fëmijët u mbyt në Lumin Bunë në Shkodër, dy ditë më parë u gjet e mbytur 9-vjeçarja. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar sërish për ngjarjen, ku shprehet se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por na intereson të gjithëve. Ai shprehet se asnjë lloj dhune nuk është e tolerueshme, teksa shprehet se peshkatarët po vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe dy fëmijëve. Postimi…

Read More

Një situatë kaotike shoqëron prej më shumë se një muaji mbledhjet e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Shkak është bërë jo vetëm mosgjetja e dakordësisë mes kryetares demokrate Albana Vokshi dhe nënkryetarit socialist, por edhe refuzimi i këtij të fundit për të shkuar në mbledhje. Plarent Ndreca thotë se nuk do t’i bindet Vokshit pa ndryshuar sjellje. “Nuk jemi ne që e kemi bllokuar hetimin, sepse i ka të gjitha kërkesat e bëra edhe nga opozita edhe nga ne të firmosura nga sekretari dhe presim firmën e saj, ose ajo ti firmosë ose po bën blof”. Albana Vokshi dhe…

Read More

Lulzim Basha ende nuk e ka mbyllur listën e kandidatëve që kishte thënë se do ta kishte gati në mars. I njohur për vonesat, këtë herë Basha kërkoi të mbyllte gojët e liga duke premtuar publikimin e listës gati një vit para kohe. Kur marsi iku, u tha se sapo kishte nisur puna që pritej të mbyllej në prill, por përsëri realiteti kërkoi gjetjen e një tjetër justifikimi. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD zyrtare, Indrit Sefa pranon problematikën por thotë se lista përfundimtare do të bëhet publike në një Kuvend Kombëtar, që nuk dihet saktësisht se kur…

Read More

25 maji po afron, dhe fituesi i ”Big Brother Albania Vip 3” do të shpallet atë natë. Një ngjarje mori shumë vëmendje sot, dhe është ajo e sherrit mes Eglës dhe Rozës, përplasje kjo që ndodhi sa Roza ishte duke u larë. “Roza xheloze, kam një të qepur poshtë gjurit të majtë, do të ma shohësh pastaj”,-filloi Egla. Teksa Egla ia hap derën e dushit, Roza e acaruar e lag me ujë dhe kërkon që të mos ia hapë derën. Egla: Kam një të qepur poshtë gjurit, ti merresh me qepje, a merresh me qepje. Roza: Mos ma hap derën,…

Read More

Ceremonia zyrtare e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës për Ali Ahmetin, u pasua me fotografitë e rastit dhe një ndër to ishte ajo e kryeministrit Rama në Këshillin Bashkiak me politikanin e njohur. Politikanë të opozitës dhe rrjetet sociale publikuan një fotografi ku shfaqej kreu i Qeverisë me Ali Ahmetin, por aty nuk ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Komentet për këtë foto ishin të shumta, ku disa përfaqësues të opozitës aludonin për një ftohje të Ramës me Veliajn dhe për këtë arsye sipas tyre, ai nuk e kishte përfshirë në foto. Lidhur me këto komente, ka reaguar…

Read More

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se ligji për taksimin e profesioneve të lira po përdoret për fushatë elektorale nga qeveria. Teksa thotë se është pro taksave, por në këtë rast ka paligjshmëri dhe se rrezikohet mbyllje masive e bizneseve. Tabaku shton se rregullimet e këtij ligji janë parashikuar që të ndodhin vitin që vjen, për arsye se në 2025-ën ka zgjedhje. ”Ligji për taksimin e profesioneve të lira. Jam pro taksave, por ka paligjshmëri. Cënohet koncepti i këtyre bizneseve që janë të biznese të vegjël, profesionistë të lirë. Janë 29 mijë të tillë. Ata paguajnë tatim, por tani po iu…

Read More

Alma Arrazi, dyshohet se bashkë me fëmijët u hodh në lumin Buna pas dhunës së bashkëshortit. Familja e Ergysit, bashkëshortit të 39 vjeçares, ka një biznes privat, servis celularësh në qendër të Shkodrës. Ndërsa 39-vjeçarja nuk punonte pasi kujdesej për 3 fëmijët e vegjël. Së fundmi, bashkëshorti Erdgys Arrazi merrej edhe më importin e makinave kryesisht nga Koreja e Jugut.

Read More

Ngjarja tragjike në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët i dhanë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna, vijon që të jetë e veshur me mister. Deri tani është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare e cila sot u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të gjetur 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe dy të miturit e tjerë. “Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ia falim nuses vendimin fatal, duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh, për…

Read More