Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin M. A.. Nga kontrollet, në kroskotin e këtij automjeti u gjetën 30 000 euro, të cilat shtetasi M. A. tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për…
Author: tirana
Eftiqia Mastora, 73 vjeçe, bashkëshortja e Thoma Mastorës, 69 vjeçarit që vrau të moshuarit Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia në Dropull, ka shpërthyer në lot për ngjarjen e rëndë. E pyetur nga Top Channel për motivet që mund ta kishin shtyrë bashkëshortin e saj të kryente krimin e rëndë, 73 vjeçarja tha se nuk kishte asnjë dijeni ndërsa e përlotur kërkoi ndjesë për ngjarjen tronditëse. “Nuk kam çfarë iu them tjetër, kërkoj ndjesë! Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni edhe juve çfarë të bëj? Mua ai më mbaroi tani, nuk më del inati, me sëmundjet…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse). Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale…
Është zbardhur dëshmia në polici e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili akuzohet se ka vrarë çiftin e të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Thoma Mastora ka mohuar të jetë autori i krimit duke u shprehur para hetuesve që ta kërkojnë diku tjetë autorin. “Nuk i kam vrarë une, nuk jam unë autor i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin”, ka deklaruar 69-vjeçari. Thoma Mastora do të dalë të martën (7 maj) para togave të zeza të Gjykatës së Faktit për t’u vlerësuar arrestimi nga Prokuroria Rajonale që me shumë mundësi do të japë…
Trupi i një 36-vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës në një zonë periferike të Pavias në Itali. Viktima raportohet se është vrarë në një apartament pas një debati nga miku i tij. Ky i fundit më pas e ka tërhequr trupin e viktimës zvarrë në rrugë, duke e lënë në trotuar. Kanë qenë kalimtarët, dëshmitarë të ngjarjes, që kanë njoftuar edhe blutë. Policia raportohet se ka arrestuar autorin e dyshuar dhe vasësi dyshohet se ka pranuar vrasjen. Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavias ku do të kryhet identifikimi.
Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi gjatë meshës së shenjtë në Bazilikën e Zojës në Shkodër dha një mesazh lidhur me ngjarjen e rëndë ku nëna dhe tre fëmijët u vetëmbytën në ujërat e lumit Buna. “Unë sapo u lajmërova për një fatkeqësi që ka ndodhur në Shkodër me mbytjen gruas e bashkë me fëmijët në lumin Buna. Duam ta lusim Zotin edhe për këto persona. Këto persona imagjinoni edhe duke patur probleme të mëdha për të zgjidhur, me siguri kishin mundur të bëjnë zgjedhje të tjerë nëse do kishin menduar se Krishti është me mua. Tek e fundit një…
Familja e 9-vjeçares që u gjet e mbytur në ujërat e lumit Buna, ka hapur dyert motit! Ergesam Arrazi do të përcillet mesditën e kësaj të hënë për në banesën e fundit, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupave të nënës dhe motrës e vëllait të saj më të vogël. Të katërt ata dyshohet se janë vetëmbytur duke u hedhur në lumin Buna. Shkak dyshohet se është bërë dhuna sistematike që bashkëshorti i Almës, Ergys Arrazi ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve. Ky i fundit është vënë në pranga nën dyshime të forta se ka shkaktuar vetëvrasjen e…
Me rritjen e moshës, funksionet e organeve dhe indeve të ndryshme të trupit gradualisht zvogëlohen, si dhe funksioni absorbues i ushqimit nga trupi tregon një prirje të caktuar regresioni, veçanërisht për njerëzit e moshës së mesme apo të moshuar. Zgjedhja e tre vakteve në ditë është shumë e rëndësishme në mënyrë që të shmangen problemet gastrointestinale. Në jetën e përditshme, shumica e të moshuarve nuk guxojnë të hanë mish, sepse aftësia e tyre për të tretur mishin përkeqësohet. Pas ngrënies së mishit, ka shumë të ngjarë të vuajnë nga pagjumësia. -Po cilat janë arsyet kryesore pse njerëzit e moshës mbi…
Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin e Kretës nga policia greke ditën e djeshme, pasi akuzohet për dhunë në familje. Mediat lokale raportojnë se shqiptari ushtronte dhunë sistematike në familje, ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave, ndërsa rasti i fundit u shënua në orët e para të së dielës, pas përfundimit të meshës për Pashkën Ortodokse. Mësohet se të dielën 44-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj të bijës 18-vjeçare dhe më pas ndaj bashkëshortes dhe vajzës tjetër, pasi këto të fundit ndërhynë për të ndaluar aktin e dhunës.
Rreth një vitë më parë, aktori Agron Llakaj humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babi i aktorit feston me engjëjt pranë Zotit. Kështu shprehet Agroni në një postim ne profiling e tij në Instagram. “Sa më ka marr malli bab…Ne ënderra të kam kerkuar, të rrime në muhabet shtruar e te qeshim si ne video…,e nuk cmallem dot me Ty. ….,sot do festonim ditelindjen tënde…,por Ti e feston ditëlindjen e parë atje lart me engjëjt pranë Zotit. Por te lutem, më eja sot në ënderr..,veç të të përqafoj e të them se të kam në shpirt…
Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis do të vizitojë ditën e sotme Fredi Belerin, në ambientet e burgut të Fierit. Sipas njoftimit zyrtar, Kryetari i Komisionit të Asocim Stabilizimit BE – Shqipëri, pritet që në orën 11.00 të kësaj të hëne të zhvillojë një takim në burg me Belerin. Po ashtu bëhet e ditur se Kefaloyannis do të takohet edhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjeve që ata i shqetësojnë. Kefaloyannis mësohet se ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, teksa të dielën e Pashkëve ka ndjekur meshën në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në…
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj. Njëra prej kufomave u gjet rastësisht nga një peshkatar. Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC, Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë. Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë…