Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis do të vizitojë ditën e sotme Fredi Belerin, në ambientet e burgut të Fierit. Sipas njoftimit zyrtar, Kryetari i Komisionit të Asocim Stabilizimit BE – Shqipëri, pritet që në orën 11.00 të kësaj të hëne të zhvillojë një takim në burg me Belerin. Po ashtu bëhet e ditur se Kefaloyannis do të takohet edhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjeve që ata i shqetësojnë. Kefaloyannis mësohet se ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, teksa të dielën e Pashkëve ka ndjekur meshën në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në…
Author: tirana
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj. Njëra prej kufomave u gjet rastësisht nga një peshkatar. Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC, Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë. Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë…
Maji do të jetë me temperatura më të qëndrueshme dhe tipike për stinën. Meteorologia Lajda Porja, e ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpjegoi se temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë deri në datën 15 e më pas mund të ketë vlera edhe pak më të larta. Të premten rikthehen reshjet, por ndryshimi nga java e shkuar është se temperaturat nuk do të bien. Lajda Porja: Ka nisur me diell,në fakt ka patur përmirësim sepse e shtuna ishte relativisht më freskët, me reshje, ndërkohë sot presim që të jemi kryesisht me diell pjesa më e madhe e…
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës përgjatë gjithë muajit Prill 2024. Edhe pse nga qelitë u liruan 800 persona prej Amnistisë Penale, në një njoftim zyrtar, Policia thotë se vetëm gjatë Prillit janë zhvilluar 95 operacione policore dhe janë vënë në pranga 661 persona. Kryesisht në zbatimin e masave të hartuara në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”. Në bilanc thuhet se 11 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera, janë vënë në pranga si rezultat i operacioneve të zhvilluara…
Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse. Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur me anë të rrugëve ilegale, ka deklaruar policia e Kosovës. “Jarinjë 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse një mashkull dhe një femer të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale.” Me vendim të prokurorit dy të…
Ministri italian i mbrojtjes tha se sanksionet ekonomike kundër Rusisë kanë dështuar dhe i bëri thirrje Perëndimit të përpiqet më shumë për të negociuar me presidentin Vladimir Putin për një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Guido Crosetto i tha gazetës së përditshme Il Mesaggioro se Perëndimi gabimisht besonte se sanksionet e tij mund të ndalonin agresionin e Rusisë, por gjithashtu se mbivlerësonte ndikimin e saj ekonomik në botë. “Në vend të kësaj… e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë krizë është që të gjithë të përfshihen, së pari për të arritur një armëpushim dhe më pas…
Pavarësisht një ulje të çmimit të banesave ato mbeten ende në territor pozitiv duke u rritur me 3.2 përqind, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë koha që merr një pronë e listuar për t’u shitur rritet në rang vendi por ulet me dy muaj në kryeqytet. Janë këto disa të dhëna nga raporti i stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të 2023-shit i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Edhe pse sektori po një zgjerim të vazhdueshëm, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pronave të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria konstaton se trajektorja është e ndryshme krahasimisht me shifrat…
Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo deklaratë e ka revoltuar pa masë Erjolën, ku nuk ka arritur ta mbajë veten dhe ka nisur me ofendime. Ajo i drejtohet Françeskës, duke i thënë se është e obsesionuar ndaj lidhjes Romeo-Heidi dhe kërkon me patjetër që të fusë dikë në mes. Françeska: “Ajo vdes për Romeon. Erjola mbaron për Romeon. Ta kam thënë tre herë deri më sot që t’i vdes për Romeon”. Erjola: “Qyqja, Zot na ruaj mendtë e kokës. O injorante, unë këtë djalin e kam…
Nga Eduard Zaloshnja Meqë kryetarët e tri prative kryesore opozitare e kanë vënë kryebashkiakun e Tiranës në qendër të sulmeve të tyre ditët e fundit, zhvillova një sondazh për të krahasuar sa tiranas kanë opinion pozitiv për ta dhe sa për Veliajn. Gjithashtu, mata edhe sa tiranas kanë opinion pozitiv për kryeministrin Rama. Sondazhin e zhvillova gjatë fundjavës me SMS të shpërndara proporcionalisht në gjithë territorin e Bashkisë Tiranë (qytet e fshatra). 1187 banorë të rritur e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes linkut të përfshirë në SMS. Kampionin e ripeshova gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht, për ta përfaqësuaqr sa më mirë…
Vetëm disa muaj para se të bëhet një çerek shekulli si udhëheqës i Rusisë, Vladimir Putin, të martën, më 7 maj, do të vendosë dorën mbi një kopje të Kushtetutës dhe do të nisë një mandat tjetër gjashtëvjeçar si president me fuqi të jashtëzakonshme. Që kur u bë president në detyrë në ditën e fundit të vitit 1999, Putin e ka formësuar Rusinë në një monolit – duke shtypur opozitën politike, duke dëbuar nga shteti gazetarët e pavarur dhe duke promovuar një përkushtim në rritje ndaj “vlerave tradicionale” që shumë pjesëtarë të shoqërisë i shtyjnë në limite. Ndikimi i tij…
Ndeshja e mbrëmjes mes Romës dhe Juventusit u nda ne barazim në rezultatin 1 me 1.Dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku Lukaku realizoi për Romën, ndërsa Bremer për bardhezinjtë. Më herët u luajt ndeshja mes Milanit dhe Genoa-s, e cila doli po ne barazim, por në rezultatin 3 me 3.
Shkrimtari Edmond Tupja ka ndarë me publikun një moment të trishtë të jetës së tij. Ai tregon se ka një djalë autik, por një gjë që i ka ngelur peng në jetë është kur e gjuajti atë, pasi nuk e linte të flinte gjumë. Nga lodhja dhe pagjumësia, Tupja tregon se qëlloi të birin që nuk po i linte të flinin dhe përgjigjja e të birit “të kam xhan o ba” e preku pa masë dhe e ndryshoi shumë. Edmond Tupja: Momenti që më ka tronditur më shumë në jetën time ishte kur djali u diagnostikua me autizëm. Nuk kishte ende…