U arrestua në flagrancë 39-vjeçari në Krujë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. NJOFTIMI I POLICISË: Krujë Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 2”. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23…
Author: tirana
Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë. Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, si çdo vit zhvillojnë te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku ndër to ishte dhe Lindita Nikolla. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në mesazhin e saj në kudër të kësaj dite të rëndësishme shprehet se “kombet që nderojnë dëshmorët, dinë të ndërtojnë të ardhmen. “Kombet që nderojnë dëshmorët, respektojnë historinë. Kombet që respektojnë historinë, dinë të ndërtojnë të ardhmen. Sakrificat për lirinë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë evropiane.…
Një person është goditur me qytë pistolete gjatë një sherri një natë më parë në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit afër mesnate. Kristo Ballkoni, 31 vjec, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.
Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule. Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në…
Kjo është fotoja e Ergys Arrazit, i cili është ndaluar pas zhdukjes së gruas dhe 3 fëmijëve të mitur, dy vajza dhe një djalë. Ergys Arrazit është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk rezultoi e provuar se ishte përfshirë në ngjarje.
SHKODËR- Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë vetëmbytur në ujërat e lumit Drin. Bëhet me dije se në pranga deri tani është vënë 31-vjeçari, Ergys Arrazi, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës. Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare rastësisht nga një peshkatar, ndërsa polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe 2 fëmijëve të tjerë. NJOFTIMI I…
Një nënë së bashku me 3 fëmijët e saj, prej 3 ditësh, rezultojnë të humbur në Shkodër. Një prej fëmijëve është gjetur i pajetë nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna Alma Arrazi kanë patur po të njëjtin fat tragjik. 4-vjeçari që u gjet i mbytur nga peshkatari në mënyrë rastësore dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Policia ka ndaluar bashkëshortin, Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe…
Një 30 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim për drogë. Sipas policisë, ndaj të riut gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim
Muzika e lartë e një pub-i ka ndërprerë meshën e Pashkës në Kishën Ortodokse në Shkodër. Gjatë të gjithë procesionit, muzika nuk është ndërpresë ndërsa drejtuesi i kishës At Nikolla Petani pavarësisht se ka njoftuar autoritetet, sërish u detyrua që të ndërpresë meshën. “Ne do vazhdojmë të lutemi dhe Zoti i udhëzoftë njerëzit më mirë në jetën e tyre të përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht dhe jemi të gjithë së bashku, por ne do vazhdojmë të lutemi. Në qoftë se kambanat tona nuk do dëgjohen siç është e drejta të dëgjohen, unë besoj se…
GJIROKASTËR- Është publikuar fotoja e 69-vjeçarit, Thoma Mastora, autorit të vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Mastora është arrestuar nga policia, dhe akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës.
Jo rrallë ndodh që të rindizen vatrat e konflikteve në Ballkan. Tani shkas po bëhet një rezolutë e planifikuar në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. Politikanët serbë shohin aty një damkosje kolektive të popullit serb. Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai “nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje”. Dodik më tej: “Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur”. E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.…
Lëvizja studentore kundër operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë të Izraelit në Rripin e Gazës, si hakmarrje për sulmin e paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, vazhdon dhe po rritet ndërkombëtarisht: nga kampuset amerikane është përhapur në Paris, Lozanë, Berlin, Montreal, Meksikë, madje edhe në Sidnei. SHBA Që nga 17 prilli, një valë protestash mbi Rripin e Gazës ka ndodhur në shumë kampuse amerikane, në rreth dyzet institucione të arsimit të lartë, nga Lindja në Perëndim, me shumë paralele me protestat kundër Luftës së Vietnamit. Në total, sipas mediave amerikane janë arrestuar më shumë se 2000 persona.…