Dashi Sa më shumë që mund të ankoheni, jini mirënjohës për çdo lloj punë që keni. Nëse nuk jeni të punësuar në këtë kohë, kini besim. Shumë shpejt do të gjeni një punë të re. Behu pozitiv Demi Dilni nga rruga juaj për t’i bërë një nder dikujt tjetër sot. Prirja juaj e natyrshme mund të jetë të vendosni veten mbi të gjithë të tjerët, por sot nuk është koha për të pasur një qëndrim të tillë. Binjaket Çështjet në vendin e punës do të arrijnë një kulm të vështirë. Në vend të një mjedisi bashkëpunues, ka të ngjarë të…
Author: tirana
Thoma Mastora, 69 vjeç, është autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull, 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe. Sipas policisë, në banesë, aty ku ndodhi vrasja, u gjetën 50 milion lekë të vjetra, të cilat nuk u prekën nga autori, i dënuar më parë për vjedhje. Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Thoma Mastora me origjinë mësohet se është nga fshati Portëz i Fierit. Ai është vendosur në fshatin Bodrishtë të Dropullit në…
Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari. Dervishi tha se përflitet se në Polici Ergys Arazi ka deklaruar se në një fragment i ka thënë bashkëshortes së tij ‘do ta sjell në shtëpi dashnoren’. Po ashtu ai tha se 39-vjeçarja Alma Arazi ka konsumuar një kafe me motrën e bashkëshortit të saj para se të ndodhte ngjarja, ku mund të jetë informuar se…
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi protestat e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk është i shqetësuar nga këto protesta, pasi nga ato nuk dëmtohet pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Rama nuk është fare i shqetësuar për protestat para bashkisë së Tiranës, pasi nga 12 vite lëvizje ‘Rama ik’ u katandis në ‘Veliaj ik’. Çuditërisht të gjitha kauzat për të larguar Ramën janë shpërbërë janë venitur dhe tani ka vetëm një aksion për të larguar Veliajn. Pse duhet të jetë i shqetësuar Rama kur ka arritur një marrëveshje me grupin e Sali…
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre. Këta të fundit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Vite pas humbjes së djalit të saj, shkrimtarja Flutura Açka e përkujton 5 majin me dhimbje. Në një postim në Facebook, ajo ka ndarë disa fjalë të dhimbshme dhe kujtimet me djalin, ndërsa i tregon ato pak ndryshime që kanë ndodhur në jetën e saj. Açka teksa shkruan, i përshkruan atij ditën e sotme të 5 majit, ku djali i saj humbi jetën në moshën 18 vjeçare. “Biri, i gjashti 5 maj i ikjes! Asgjë nuk ka ndryshuar në rrugicën tonë. Në jetën tonë tonë po: mungon ti. Në byrektoren e cepit shkoj rrallë. Edhe miq takoj gjithnjë e më…
Më herët policia raportoi se e mitura është vetëmbytur në lumë për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati, Ergys Arrazi. Ky i fundit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 39-vjeçare është zhdukur bashkë me fëmijët e saj dhe dyshohen të jenë vetëmbytur. Në njoftimin me informacione shtesë, policia sqaron se në trupin e pajetë të 9 -vjeçares, që u gjet ditën e djeshme në lumin e Bunës, nuk janë konstatuar shenja dhune. NJOFTIMI I POLICISË: Shkodër/Informacion sqarues shtesë Në lidhje me…
Ergdys Arrazi ka refuzuar të japë detaje para uniformave blu lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes. Ai është treguar i ftohtë dhe fjalëpak gjatë marrjes në pyetje. 31-vjeçari ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas. Ai nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Bunë. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e gruas e cila i tha policisë për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve dhe ka shërbyer si indicie për të kryer hetime,…
FIER- Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në terminalin e autobusëve në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Një 50-vjeçar plagosi me thikë një 40-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori i plagosjes është shoqëruar në komisariat. NJOFTIMI I POLICISË: Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar. Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A.…
SARANDË- Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz. Sipas raportimeve, trageti kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje. Fatmirësisht në momentin e flakëve në traget nuk kishte pasagjerë.
U arrestua në flagrancë 39-vjeçari në Krujë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. NJOFTIMI I POLICISË: Krujë Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 2”. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23…
Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë. Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, si çdo vit zhvillojnë te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku ndër to ishte dhe Lindita Nikolla. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në mesazhin e saj në kudër të kësaj dite të rëndësishme shprehet se “kombet që nderojnë dëshmorët, dinë të ndërtojnë të ardhmen. “Kombet që nderojnë dëshmorët, respektojnë historinë. Kombet që respektojnë historinë, dinë të ndërtojnë të ardhmen. Sakrificat për lirinë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë evropiane.…