Author: tirana

Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e 15 marsit në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës. Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi më 20 mars, dy persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Bë het fjalë për Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Apelit më 9 prill. Policia gjatë operacionit për arrestimin e tyre, sekuestoi edhe një makinë tip Golf në pronësi të Edison Haxhiu. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se dy të arrestuarit pretendojnë se në makinën tip Golf kishte GPS, por kjo teori është hedhur poshtë…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera. Kush e fiton këtë “Big Brother VIP 3”? “Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati. Por që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potencialin. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me…

Read More

Përballë lëvizjeve shqetësuese të ushtrisë dhe shtetit të Serbisë, NATO po garanton mbrojtjen e Kosovës dhe të Bosnje e Hercegovinës. Këtë e konfirmoi Gjenerali Amerikan, Christopher G. Cavoli, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjatë dëshmisë së dhënë para Senatit të Shteteve të Bashkuara. Përtej Ukrainës, zyrtari i Pentagonit dhe aleancës së fuqishme, nënvizoi se ka zhvillime të tjera në europë që nuk janë të mira për interesin kombëtar të SHBA-ve, prandaj po fuqizohet misioni i KFOR-it në Kosovë dhe ai ALTHEA në Bosnje, me dërgimin e armëve të rënda dhe shtimit të personelit ushtarak. Gjithashtu falenderoi…

Read More

I gjithë territori i Kukësit gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m ka patur dhe reshje bore, njoftojnë autoritetet lokale. Prefekti i qarkut, Agron Geca tha se “situata në qarkun e Kukësit është e qetë, ndërsa rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të qarkullueshme normalisht”. Sipas tij, furnizimi me energji elektrike dhe më ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e qarkut Kukës. Sipas Shërbimit Meteorologjik gjatë ditës së sotme moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu…

Read More

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind. Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar. Konkretisht, sipas…

Read More

Gjykata e posaçme urdhëron SPAK ti verë në dispozicion fashikujt hetimorë Ilir Beqajt dhe 8 të pandehurve të tjerë në lidhej me koncesion e sterilzimit. Dosja hetimore me 600 fashikuj do i vihet në dispozicion në mënyrë elektronike Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj ne orën 9:00.

Read More

Deputeti socialist Nasip Naço ka kërkuar sot një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ku e pyeti se çfarë do të ndodhë me industrinë e armëve në vend si dhe për punonjësit e Poliçanit. Ministri Peleshi bëri një historik të asaj se çfarë ka ndodhur me stokun e trashëguar në armatime, municione e infrastrukturë nga komunizmi. Nasip Naco: I nderuar z.ministër, pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë si dhe a është menduar nga ju rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit. A ka patur…

Read More

I njëjti projektligj që zhyti Gjeorgjinë në krizë të thellë politike vitin e kaluar po nxjerr sërish këtë vit qytetarët në rrugë të cilët e kundërshtojnë këtë nismë. Më shumë se 5,000 njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit, të ruajtur nga policia, duke kërkuar nga qeveria të tërheqë të ashtuquajturin “projektligjin për agjentët e huaj”. Kritikët e këtij projektligji e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012, që është përdorur për të shtypur ose mbyllur organizatat që kritikonin qeverinë ruse. “Të gjithë ne këtu kundërshtojmë ligjin rus. Ne nuk duam që vendi ynë të miratojë një ligj…

Read More

Nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj ka zbuluar sot një pakt të arritur dje në zyrën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit. Debati Felaj: Dje kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar një takim me kryetarët e grupeve kryesore parlamentare dhe ka pasur një dakordësi që të mos abuzohet me çështjet për kërkimin e procedurës. Rregullorja përcakton formimin e grupeve parlamentare. Çdo grup ka kryetar grupi dhe jo rastësisht kryetarja e kuvendit këshillohet me kryetarët e grupeve në mënyrë që qëndrimet e anëtarëve e grupeve të ndryshme parlamentare të mund të njëhsohen dhe të përcillen në sallë…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme qëndrimin e mazhorancës lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat. Çuçi tha se këto çështje tashmë janë ezauruar nga gjykatat dhe debatet parlamentare, ërfshi këtu edhe komisionet hetimore. “Në Konferencën e Kryetarëve ne nuk pranuam as rendin e ditës sespse kjo është një çështje e ezauruar nga organet e drejtësisë dhe në këtë parlament. Po të lexosh kërkesën e bërë nga grupi i PD aty duket qartë që të gjitha referencat lidhen duke filluar nga grupi i Habilajve, e cila është gjykuar nga drejtësia…

Read More

Erion Braçe ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me atë që ai e cilëson si një turp. Sipas tij Prokuroria po burgos popullin e fshatit për çati pa leje, avlli pa leje, depo veglash pa leje, dhoma brenda pronës se tij pa leje, shtëpi mbi shtëpitë e vjetra e rrezik shembje pa leje. Ai i bën thirrje që Prokuroria duhet të kuptojë se nuk është populli i fshatit gabim, por është ligji gabim. Postimi i Braçes Fytyra ime kur mësoj se ne këtë vend prokuroria me te gjithë opgj-te e saj, vijon te ndjeke penalisht popullin e fshatit…

Read More

Spiropali: Në majën e delirit të madhështisë a keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithcça dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës, të dy president të kësaj republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sisgurisht nuk mund të shpreheni vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë cfarë opinion keni për ulërimat tuaja, ata nuk janë dy kokë dele por baballarët e opozitës suaj, vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin

Read More