Author: tirana

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni reagime të tepruara dhe sidomos të mos merrni shumë vendime drastike, sidomos nëse po mundoheni të rikuperoni një raport. Demi Gjatë kësaj të enjteje do të keni mundësi që të merrni pjesë në evente të rëndësishme, lidhur me realizimin e një projekti të ri. Janë ditë të cilat ju shohin mjaft të qetë dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin me kolegët. Binjakët Parashikohet një ditë e suksesshme, e cila do ju shohë të përfshirë në…

Read More

Në grupin parlamentar të PD-së drejtuar nga Sali Berisha është diskutuar rreth pozicionit të opozitës për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari Oerd Bylykbashi, ka sqaruar deputetët demokratë rreth prioriteteve të opozitës në këtë proces ku bie në sy propozimi për krijimin e një Task Force të përhershme për zgjedhjet të drejtuar nga SPAK. Në dokumentin e opozitës shkruhet se duhet ngritur një mekanizëm i drejtuar nga SPAK, për të luftuar keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje, shitblerjen e votës, keqpërdorimin e të dhënave përsonale. “PD angazhohet që të kontribuojë për të bërë vërtet efektive ndalimet dhe sanksionet e përmbajtura në kornizën ligjore…

Read More

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ka pasur edhe kritika. Deputeti Bujar Leskaj ka propozuar që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në grupit parlamentar, duke kërkuar që gara të bëhet vetëm mes grave, pasi sipas tij partia është shndërruar në “parti burrash”. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur edhe deputetja Dhurata Çupi, e cila ka theksuar se partia është kthyer në parti burrash. Bujar Leskaj: Propozoj që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në grupin e PD-së. Gara për këto poste të bëhet vetëm mes grave, sepse jemi shndërruar në…

Read More

Aktori legjendar i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) nga Bashkia e Durrësit. Ceremonia e dhënies së titullit është organizuar sot në qytetin bregdetar në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ndërroi jetë më 5 dhjetor të 2023 në moshën 75-vjeçare. Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma.

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së grupit ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri. Bardhi tha se amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. ”Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti…

Read More

Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Mbledhja nisi me prezantimin e Platformës së Reformës Zgjedhore nga Oerd Bylykbashi. Ai tha se duan rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë ku secila parti anëtare e një koalicioni ka të drejtë të garojë me emrin e saj në fletën e votimit duke i dhënë zgjedhësit të drejtën të votojë për partinë që preferon, brenda koalicionit. Më tej ai shtoi se kërkohet edhe eliminimi i pabarazisë së votës, listat e hapura, vota e diasporës shqiptare si edhe analizimi i problematikave të shfaqura në zgjedhjet e fundit sa i…

Read More

Shërbimi fiks i internetit i kompanisë Vodafone, pësoi këtë të mërkurë një ndërprerje të papritur të paktën në qarkun e Tiranës. Situata sipas qytetarëve ka qenë e pa lajmëruar dhe e pa shoqëruar me asnjë njoftim apo sqarim, nga kompania Vodafone në shërbimin fiks (ish-Abcom). Rreth orës 16.30 përdoruesit kanë pasur probleme me sinjalin dhe më pas, qasja në internet ka humbur. Kompiuerat dhe telefonat e përdoruesve lidheshin me pajisjen e sinjalit VVireless, por aksesi në internet nuk funksiononte dhe faqet nuk hapeshin. Qytetarët thanë se kanë kryer rifillimin e pajisjeve të tyre të rrjetit, por sërish lidhja me internetin…

Read More

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe. Lajmin e dha dhënë Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai thotë se autoritetet serbe kanë nisur “arrestimet masive” pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se po i mbajnë “peng të gjithë”. ”Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se kryeministrit Edi Rama i intereson të faktorizojë si opozitë të Partisë Socialiste, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Sipas tij për sa kohë kreu i “Rithemelimit” dhe ai i “Partisë së Lirisë” do vazhdojnë jetën politike, Rama do vijojë të jetë kryeministër i vendit. ”Në politikë forca matet me rezultat zgjedhor. Rezultati i fundit i 14 majit, tregoi që Shqipëria u ngjyros mavi. Vetëm 6 fshatra të Shqipërisë u fituan nga demokratët. PS-ja fitoi të gjitha bashkitë në Shqipëri, i la vetëm 6 provinca dhe ia la vetë. I mori bastionet, i mori Tropojën, i mori…

Read More

Programi i Ambasadës së SHBA-së për kontrollin e eksporteve dhe sigurisë kufitare, mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës javën e kaluar në Korçë. Njësitë e mirëtrajnuara të BORTAC ndihmojnë partnerët ndërkombëtarë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ruajtur sigurinë kufitare, përfshirë anti-terrorizmin, zbulimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, rregullimin e imigracionit dhe ndalimin e trafikut të drogës, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë. Ekipe të përbashkëta u angazhuan në patrullime kufitare…

Read More

Zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Posaçme, e cila dënoi me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, e po ashtu edhe me 1 vit burg Alma Kaçin, e cila kreu aktin seksual në zyrën e tij dhe e filmoi atë. Sipas Gjykatës, Alma Kaçi është paguar nga një person me emrin Abedin Oruçi, i cili në këmbim i ka kërkuar që të kryej aktin seksual dhe ta filmojë atë. Gjici është dënuar nën akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa Kaçi nën akuzën e prostitucionit. Sa më poshtë, Gjykata ka vlerësuar: Gjykata pasi shqyrtoi provat e marra gjatë fazës…

Read More

Në varrezat e qytetit të Pejës u varros Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra nga bashkëshorti i saj. Varrimi i saj është bërë në praninë e shumë qytetarëve. Shpat Ukella, vëllai i të ndjerës, ka folur për mediat. “Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardh me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në…

Read More