Ish deputeti Spartak Braho, thotë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po bëjnë lojë me akuzat në publik ndaj njeri-tjetrit. Në një intervistë në “Breaking”, Braho i cili ka qenë deputet i LSI dhe më pas i PS, thotë se Meta në të vërtetë ka frikë nga hetimi që ka nisur SPAK ndaj tij. A është qasja nepotike problemi më kryesor i Partisë së Lirisë? E tëra kjo është një lojë. Të jep përshtypjen e një të marri. Kuptohet që ka një krizë në të menduarit dhe shfaqjen e veprimeve të Metës, sipër kalit dhe gomarit. Ai do të tërheqë…
Author: tirana
Këshilli i Ministrave ka aprovuar sot, projektvendimin për propozimin e projektligjit: “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Gjendja financiare e vështirë e ndërmarrjeve ushtarake, veçanërisht e Kombinatit Mekanik Poliçan, ka detyruar qeverinë të marrë masa për zgjidhjen e problemeve të mbartura për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij kombinati. Ministri Peleshi pas mbledhjes së qeverisë theksoi se me aprovimin e këtij ligji në Kuvend, Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë financim prej 83,800,000 lekë për Kombinatin Mekanik Poliçan për të mbuluar detyrimet e prapambetura të pagave të punonjësve. “Në total, 131…
Ka përfunduar argjinatura mbrojtëse nga prurjet e lumit Drin në fshatin Juban të Shkodrës. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa pamje në rrjete sociale, teksa thotë se kjo do të zgjidhë njëherë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi. “Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Argjinatura që është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër, zgjidh një herë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se do të ridepozitojnë kërkesën për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese. ”Duhet të ishte nesër në rendin e ditës, është një shqetësim që përsëritet sa herë opiozita kap në flagrancë bashkëpunëtorë në afera korruptive, e papranueshme të griset rregullorja se duan të jenë avokatë të Olsi Ramës, edhe pse ka kaluar një muaj nga denoncimi i opozitës. Këtë konflikt e zgjidh Gjykata Kushtetuese, nëse ti opozitës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese i heq mundësinë për të marrë drejtësi, ke rrëzuar…
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Postimi i plotë Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e…
Nëna e Edmond Lajqit, burri që vrau gruan ditën e djeshme në Pejë, këtë të mërkurë ka ndërruar jetë. Zyrafete Lajçi vdiq në spital, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Gjykata Themelore ka njoftuar se autori i vrasjes mund të dënohet me së paku 10 vite burg ose me burgim të përjetshëm.
”Big Brother Albania Vip 3” është në çdo moment me debate të forta mes banorëve, por disa deklarata pro dhunës janë anashkaluar nga produksioni, por jo syrit të publikut. Liami është i fundit që ka shprehur një qëndrim pro dhunës ndaj gruas. ”Të isha jashtë, do e kisha kapur prej flokët, për Zotin”, dëgjohet të theksojë në një bisedë me Gracianon, ku sipas ndjekësve i referohet situatës me Heidin. Kjo gjuhë e tij po dënohet nga njerëzit në rrjete sociale, ku duan edhe përjashtimin e tij nga gara. Një deklaratë të tillë pro dhunës dhe rrahjes së ish-gruas e dha…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot i pranishëm në eventin “Strategic Leadership Programme”, i organizuar nga Akademia e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë. Qëllimi i këtij kursi është përmirësimi i udhëheqjes dhe menaxhimit të lartë në nivel korporativ dhe strategjik, për sektorin e mbrojtjes dhe më të gjerë, të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Si i ftuar i veçantë, Veliaj tregoi për eksperiencën dhe vizionin e tij për qytetin, dhe si arriti ta kthejë këtë vizion në një histori suksese për Tiranën. Ai tha se të jesh një lider i mirë…
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë humbur një tjetër betejë me drejtësinë. Gjykata e Apelit u ka refuzuar kërkesën e tyre për të disatën herë, që kërkonin lirinë, nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” ku ndodhen. Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjykatësja Iliriana Olldashi. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit…
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrat kanë bërë me dije për mediat vendimet e marra. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se është miratuar projektligji për pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit, që kapin vlerën e mbi 80 milion lekëve të reja. Peleshi tha po ashtu se qeveria synon të zhvillojë industrinë ushtarake, pasi është një ndër vendet e pakta të Rajonit që e ka të fjetur këtë industri, duke i bërë thirrje investitorëve vendas dhe të huaj për të paraqitur oferta. “Kemi miratuar projektiligjin për pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të…
Amnstia Penale e votuar në datën 4 prill në parlament, është botuar në Fletoren Zyrtare. Amnistia do të nisë zbatimin pas një jave, pasi në datën 24 prill bëhen 15 ditë nga botimi në Fletore. Amnistia, siç përcakton ligji, u udhëhoq nga a) parimi i humanizmit; b) arritja e qëllimit të dënimit; c) rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen; ç) edukimi dhe rehabilitimi; d) mbrojtja e interesit publik; dh) dhënia e mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra; dhe mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës. Nga amnistia…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh i bindur se do të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë. Nisur nga fakti se edhe Berisha pretendon që të jetë në krye të qeverisë së Shqipërisë, Meta tha se atij do ia lironte vendin, mirëpo me “kushtin” që të ishte pjesë e qeverisë së tij. “Shikoj tmerrin e Edi Ramës dhe Dumanëve, prandaj jam i bindur se do bëhem kryeministër. Doktorit ia lejoj, ata mund të na bëjnë këtë lojën. Po u bë Berisha kryemini