Deputeti i PD-së zyrtare, Arbi Agalliu, thotë se grupi i tyre me 7 deputetë nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës. “Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit”, shkruan Agalliu. Reagimi erdhi pas deklaratës së Gazment Bardhit se 4 deputetët e Bashës kanë refuzuar të bashkojnë firmat për të ridërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Postimi i plotë Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.…
Author: tirana
Meritoni dhe Liami janë përfshirë në një debat të fortë brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Sherri, i cili u bë i ashpër dhe përfshiu edhe sharje të rënda, la banorët e tjerë dhe shikuesit në pritje të reagimit nga stafi i programit. Meritoni u dëgjua duke ngritur zërin dhe iu afrua Liamit duke i kërkuar të iki. Situata u përshkallëzua aq shumë saqë Meritoni gjatë një momenti të debatit hyri në tualet dhe shprehu inat e tij me fjalë të rënda ndaj familjes së Liamit. Nga ana tjetër, Liami u përpoq të ruante qetësinë dhe i bëri…
Deputeti i PD së Rithemelimit, Saimir Korreshi thotë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat. Për të brenda PS-së, deputetët dhe ministrat e urrejnë njëri-tjetrin e se kanë nisur përplasjet e brendshme në qeveri. ”Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat. Kryeministri shan në mënyrë të paturpshme në mes të parlamentit. Nesër duhet të ketë Kuvend të rregullt. Opozita duhet t’i kthehet aksionit opozitar. Shiten përralla sikur kemi turizëm të madh, kur turistët në fakt në Shqipëri vijnë me bukë me vete. Nuk mund të privatizohet parlamenti. Kuvendi është bërë që të dëgjohen të dyja palët, edhe…
Partia Demokratike e Rithemelimit, ka një nismë të re ligjore. Prindërve të fëmijëve me autizëm duhet t’u ligjërohet puna e reduktuar deri në 6 orë. Dhe nëse nuk janë në marrëdhënie pune, t’u njihen sigurimet shoqërore për vitet që i shërbejnë fëmijës së mitur me autizëm. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji dhe deputetja Albana Vokshi pritet që t’i propozojnë parlamentit pas kërkesave të vazhdueshme nga prindërit e fëmijëve me spektër autik. A do të njohë ngjyrime politike nisma për autizmin në parlament? Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për numrin e fëmijëve të diagnostikuar me autizëm, por…
Sfida ndërmjet Erzenit dhe Partizanit në kampionatin e 21-vjeçarëve përfundoi mes grushteve dhe dhunës masive. Incidentet në Shijak, ndërmjet lojtarëve të dy skuadrave, u shoqëruan me procedim penal në gjendje të lirë për katër prej futbollistëve nga të dyja ekipet. Policia theksoi se nuk ishte njoftuar për zhvillimin e këtij aktiviteti. Veprat penale për të cilat sportistët e rinj akuzohen janë “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Pasi Kuvendi nuk e përfshiu ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë të grupit parlamentar pas kërkesës së fundit që i bëri Gazment Bardhi, në selinë blu ka debat. ”Besnikët” e Berishës në grupin parlamentar, Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Edmond Spaho i kanë kërkuar kreut të grupit që të përsërisë kërkesën për Kuvendin duke përcaktuar qartësisht futjen e Berishës në grup. Baçi njoftoi deputetët se kishte marrë konfirmim nga Kuvendi që nëse kërkesa e PD vjen me emrin e Berishës, ai do të bëhet fjalë e grupit parlamentar. “Duhet një shkresë e dytë ku të rreshtohen të gjithë emrat e deputetëve…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se ndryshimi i shpeshtë i Kodit Penal është i dëmshëm në kushtet kur sot gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbingarkuar. ”Unë mendoj që nuk ka asnjë nxitim për një Kod të ri Penal. Mendoj se sfidat për sistemin e drejtësisë sot janë të tjera. Është rritja e efikasitetit, plotësimi i vakancave, rritja e përgjigjeve e atyre që janë pritshmëritë e opinionit publik për organet e drejtësisë. Mbasi ne të arrijmë një normalitet në funksionimin e institucioneve të drejtësisë mund të diskutojmë një këndvështrim tjetër për një kod të ri penal. Imagjinoni sot një kod…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Altin Dumanit, i cili vetëm pak ditë më parë kishte folur për lidhje të uniformave blu me krimin e organizuar. “Sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme gjej rastin të them që në vlerësimin tim dhe të drejtueseve të policisë së Shtetit, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Më rezulton se nuk kemi asnjë operacion të Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit ku ka pasur rrjedhje të informacionit. Të gjitha operacionet kanë qenë të suksesshme. Të gjithë personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti janë mundur të identifikohen, të arrestohen…
Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Evropës, ku ka folur rreth raportit të tij në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Duke folur rreth raportit të tij, Basha shpjegoi sesi mund të funksiononte ideja që mbi 300 miliardë euro të aseteve të ngrira të Rusisë të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. PACE Mediabox: Jemi këtu me Lulzim Bashën, për të folur për raportin tuaj në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Na na tregoni për disa nga mekanizmat që ju rekomandoni. Basha: Është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Agresori të paguaj. Rusia, ka…
Beso Ceno, vëllai i aktores Egla Ceno, një prej banorëve më të komentuara dhe kryefjalë e ”Big Brother Albania Vip 3”, ka folur për fjalët që kanë qarkulluar ditëve të fundit për jetën e saj private, ku thuhet se në gjendje civile është e martuar me një italian, vëllai i saj shprehet se kjo gjë nuk është e vërtetë. ”Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të…
Presidenti i PSG, Al Khelaifi u shpreh i lumtur pas kualifikimit të parisienëve ndaj Barcelonës në Champions. “Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës. Kam kritikuar shumë skuadër, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, Al Khelaifi.
Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar. Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje. Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Bashkimi Evropian është i informuar për këtë ngjarje. BE-ja konstaton…