Author: tirana

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg. Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Franca, dy nga Bosnje Hercegovina, një nga Mali i Zi, një nga Franca, një nga Qipro, një nga Italia, një nga Gjermania, dy nga Qipro. Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike…

Read More

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në…

Read More

Liami rrëfeu në Big Brother linjën e tij të jetës, mes sakrificash të vazhdueshme që nisën që në moshën 16-vjeçare kur ai u largua drejt Italisë me anije, pa dijeninë e prindërve. “Jam larguar në Itali që 16 vjeç pa lajmëruar familjen. Kam bërë familjen time të rrijë me ditë të tëra të më presin në breg semos kthehem. Telefonata ime me mamanë pasi u largova, kemi qarë si fëmijë. Kthimi im në Shqipëri ka qenë po aq i keq, se jam marrë në tre të natës në pranga vetëm 16 vjeç. Nuk më është thënë asnjë fjalë pse ika,…

Read More

Historia që është trajtuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur” është nga më të rëndat, një 49-vjeçar baba i 4 fëmijëve ka zgjedhur të rrëfejë historinë e familjes dhe problematikat më shumë se 20 vite mes tij dhe bashkëshortes. 49-vjeçari rrëfen se është martuar me shkuesi dhe së bashku me bashkëshorten ka sjellë në jetë 4 fëmijë, të cilët sot janë të rritur mbi 20 vjeç. Burri rrëfen se që në muajt e parë të martesës zbuloi tek bashkëshortja tradhti, një tradhti shumë të rëndë mbi kufijtë e njerëzores. Një inçest në familjen e origjinës së bashkëshortes tronditi marrëdhënien…

Read More

Mbrëmjen e sotme do të mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League. Në përballjet mes Atletico Madrid-Dortmund dhe Barcelona-PSG, padyshim që vëmendja më e madhe është e përqendruar te kjo e dyta. Rezultatet deri më tani konsiderohen si një befasi pasi ka pasur përmbysje të rezultatit, PSG ka kaluar në avantazh me rezultatin 3-1 përballë katalanasve të cilët prej nisjes së pjesës së parë janë me një lojtar më pak. Mbappe shënoi golin e tretë në penallti. Nga ana tjetër, totalisht surprizë mund të konsiderohet ndeshja mes Atletico Madrid dhe Dortmund, me gjermanët që kanë përmbysur rezultatin dhe…

Read More

Një prodhim kinematografik i jashtëzakonshëm vjen për të ndriçuar ekranet e kinemave në Tiranë. “K.O.T (The Movie)”, një film artistik i vërtetë, do të shfaqet në të gjitha kinematë e kryeqytetit nga data 2 maj. Kjo komedi satirike sjell një përballje jetën e Qemalit në Tiranë, duke e sfiduar atë me situata absurde dhe situata të pashmangshme. Me një kast të talentuar aktorësh përfshirë Behar Merën, Marsijon Durmishin, Grei Dajlanajn, Denis Tuallajn, Brajan Cukën, Anxhelo Dautin, Ester, filmi ofron një përvojë unike për publikun e kinemave shqiptare. Janë i njëjti kast që sjellin dhe skeçet e bukura plot satirë të…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka dënuar gjuhën e përdorur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Përmes njuë reagimi për shtyp KLP i cilëson deklarata të tilla shqetësuese, ndërsa bën thirrje të mos cenohet puna e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Reagimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ qeverisës e kushtetues i sistemit të akuzës, ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.…

Read More

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE). Përpara anëtarëve të Asamblesë Parlamentare, deputetja shqiptare Blerina Gjylameti, njëheresh dhe Zv. Presidente e Asamblesë bëri thirrje për mbështetjen e kërkesës se Kosovës për anëtaresim. “Le t’i tregojmë botës se përkushtimi ynë ndaj vlerave tona themelore është i palëkundur dhe se jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha kombet që aspirojnë këto ideale. Ju bëj thirrje, anëtarë të nderuar, të votoni në favor të këtij projekt-opinioni që Komiteti i Ministrave të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim.Le të përqafojmë këtë mundësi historike…

Read More

Lulzim Basha ka folur nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ku do të votohet nëse Kosova do të bëhet pjesë e këtij institucioni ose jo. Ai tha se Kosova gëzon disa nga përfitimet e Bashkimit Europian, por jo të gjitha. Basja përmendi sulmin terrorist në Banjskë, të cilin e quajti një skenar të Serbisë, të ngjashëm me atë që ndodhi në Krime, që synonte të aneksonte veriun e vendit. “Vendimi që do të marrim sot mund të duket kompleks, por është ndër më të lehtët që mund të marrim. Kosova gëzon disa nga përfitimet e BE. Por sërish Kosova…

Read More

Është bllokuar sërish Rruga e Arbrit, pas reshjeve të shiut që mund të kenë shkaktur rrëshqitje dherash. Në aksin e bajpasit të Murrizit, ku automjetet kthehen drejt Tiranës, janë formuar radhë të gjata makinash. Shkaqet e bllokimit të rrugës që i ka kushtuar shqiptarëve plot 330 milionë euro nuk dihen por kjo nuk është hera e parë që rruga del jashtë funksionit.

Read More

Nga takimi me strukturat e PS në Kavajë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se ambicia e tij është që në zgjedhjet e ardhshme, Kavaja të bashkohet me trenin e fitoreve në Bashkinë e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Rrogozhinës. “Ne i kemi provuar të dyja: edhe shijen e thartë të humbjes me pak vota, por edhe shijen e ëmbël të fitores masive. Duke qenë se i kemi provuar të dyja përvojat, dimë ekzaktësisht si të korrigjohemi, si të kërkojmë ndjesë aty ku mund të kemi bërë një gabim. Faj s’kemi bërë, por gabime të…

Read More