Sali Berisha ka shpërndarë një deklaratë nga PD-ja e Rithemelimit, pas refuzimit që kryeministri Edi Rama i bën thirrjes në interpelancë për rolin e dokumentuar të Olsi Ramës, sipas Berishës në grupin shqiptaro-kolumbian të kokainës që kishte instaluar në fshatin Xibrakë në magazina shtetërore, fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan. ”Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe vazhdimin e mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nga Edi Rama dhe suita e tij dhe deklaron se ajo nuk do pajtohet kurrë me këto akte antikushtetuse me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë lidhjet direkte…
Author: tirana
Një tragjedi ka ndodhur në Koraci, ku një 29-vjeçare shqiptare ka shkaktuar një aksident me dy viktima në zonën e Ratacit. Modelja Klevisa Ymeri ka bërë një parakalim të gabuar në zonën e Ratacit dhe u përplas kokë më kokë me një automjet, në të cilin ndodheshin dy të rinj, vëlla dhe motër 21-vjeçari Stjepan dhe 19-vjeçarja Katarina Derek. Shqiptarja ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve, që kanë humbur jetën në vendngjarje. Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e…
Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Pejë, ku burri vrau bashkëshorten e tij. E tronditur, këngëtarja ka postuar një foto me shkrimin “Ditë Zie për Gratë e Vrara”, duke shprehur keqardhjen për të ndjerën Gjyljeta Ukella, e cila u vra me armë zjarri në kokë nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi. Pas këtij postimi, një komentues i ka shkruar asaj “Edhe ti e ke radhën tani”, koment të cilin këngëtarja e ka posuar në InstaStory.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau mesazhin e mjekes pneumologe, Olvis Petre, e cila apelon mbi dëmet nga konsumimi i duhanit. “Duhani vret përditë dhe dëmet shihen me kalimin e viteve”, thekson në videomesazhin e saj mjekja pranë QSR “Shefqet Ndroqi”, Olvis Petre. Sipas saj, “pjesa më e madhe sëmundjeve të duhanit janë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si bronkitit kronik apo kanceri i mushkërisë, por edhe dëme të pariparueshme të mushkërisë si fibrozat pulmonare. “Sëmundja e dytë më e rëndë dhe me impakt të madh në shoqëri është kanceri i mushkërisë. 90% e pacientëve tanë me…
17 prill, dhe nesër Kosova do të jetë në zi. Kjo datë është shpallur ditë zie në nderim të grave të vrava. Ka qenë vetë presidentja Vjosa Osmani e cila ka njoftuar vendimin e marrë. Ajo shkruan se e gjithë shoqëria do të jetë në zi për sa kohë vijon vrasja e grave dhe e vajzave. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”. Këtë të martë një tjetër grua u vra nga bashkëshorti i saj, për motive ende të…
Në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për rindërtimin e Ukrainës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, i cili i ka shprehur mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën. ”Kënaqësi që në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës të takoja kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk. Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu…
Stafeta e pishtarit për Lojërat Olimpike Paris 2024 u nis të martën nga Olimpia, vendlindja e Lojërave të lashta, pasi flaka u ndez në një ritual të frymëzuar nga antikiteti dhe që përcolli mesazhe shprese mes krizave të shumta globale. “Flaka olimpike që po ndezim sot simbolizon këtë shpresë për një të ardhme më të mirë”, tha Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach. Për shkak të motit me re, aktoret greke në rolin e priftëreshave të lashta ndezën flakën në një pishtar gjatë një prove të hënën në Tempullin 2600-vjeçar të Herës, pranë stadiumit ku lindën Lojërat Olimpike në…
Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt 2024 krahasuar me vitin 2019. Kryeministri Edi Rama shprehet krenar për këtë arritje të vendit. “Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenarë të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational). Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019.…
Situata në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, nuk është aspak e mirë. Liami shkaktoi shqetësim tek banorët që në mëngjes, kur mori dy tenxhere dhe filloi t’u binte atyre në krevat. Kjo zhurmë, si duket ka shqetësuar më së shumti Eglën, e cila u ankua se kishte një dhimbje veshi derisa u pa e përlotur. “Po pres mjekun”, u thoshte Egla banorëve të tjerë të cilët u afruan për t’i dhënë kurajo. “Po flisja me Jetmirin, dhe [Liami] më erdhi me dy tasa nga ato të kusive që ziejmë, m’i përplasi shumë afër dhe më trembi me thënë…
Vrasjet e grave kanë tronditur Kosovën në 4 ditë. Në Pejë të martën në mëngjes, Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi i cili ishte i akuzuar për dhunë në familje e të premten e shkuar, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, derisa ishin duke marr shërbim për kujdestarinë e fëmijës. Shoqëria civile me protestë kërkon shpalljen e gjendjes emergjente. “Edhe një herë i bëjmë thirrje shtetit të shpallë gjendje emergjente”, tha aktivistja Liridona Sijarina. Kjo protestë u mbajt para objektit ku ka vazhduar punimet Forumi për Gruan,…
Fusha tek ish-fabrika e tullave në Allprenaj do të shndërrohet në një park fotovoltaik për prodhim energjie dhe në një vend atraksioni për qytetarët e Lushnjës. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga fusha e transformuar totalisht, ku përveç parkut fotovoltaik për prodhim energjie do të krijohen edhe hapësira të gjelbra çlodhëse për qytetarët lushnjarë. Nga një vendgrumbullim mbetjesh urbane, kjo fushë tashmë është rehabilituar dhe është gati për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Puna ka nisur një vit më parë, ndërkohë që investimi privat përfshin edhe ndërtimin e rrjetit rrugor të fshatit. E shtrirë në një sipërfaqe prej 12 ha,…
Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Ilnisa Agolli e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” u shpreh në lidhje me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati. E shumë komentuar nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me Meritonin gjatë qëndrimit të tyre në BBV, ajo zgjodhi të tregojë të vërtetën. “Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën, me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother…