Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza të rënda në drejtim të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin. ”Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë. Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë…
Author: tirana
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani reagon lidhur me akuzat e forta nga Ilir Meta dje në një studio televizive. ”Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”,-tha Dumani në një reagim për Report Tv. I ftuar dje në emisionin “Opinion”, Meta tha se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Altin Dumani,…
Ish-banorja e BBV Paloma ka qenë e ftuar në “Breaking” në Top News ku ka komentuar ndodhitë e fundit të BBV3. Kur u pyet për Eglën, ajo ka treguar disa gjëra të saj personale, duke zbuluar një lidhje shumë vjeçare të Eglës me një italian. Sipas Palomës Egla ka qenë e martuar me një italian dhe kanë një biznes së bashku. Gjithashtu ajo shtron se pas shumë vitesh bashkëjetese, Egla është ndarë me Italianin, por sipas saj, aktorja figuron e martuar me dikë tjetër në Shqipëri.
Mbi 29 mijë bizneseve të cilat sipas ligjit në fuqi bëjnë pjesë në grupin e profesioneve të lira, u janë dërguar nga administrata tatimore detyrimet që duhet të parapaguajnë mbi fitimin duke marrë në konsideratë të ardhurat e vitit 2023. Sipas ligjit të ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira të kategorizuara në 26 lloje aktivitetesh, nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa…
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Haunting”. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas. Sekuestrohet një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Haunting”, për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”,…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Kosovë zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Istog të Pejës. Ai u prit nga familjarët e Presidentit Rugova, bashkëshortja Fanë, e bija, Teuta, dhe nga i biri, Ukë Rugova, me të cilët zhvilloi një bisedë vëllazërore për familjet, zhvillimet në Prishtinë e Tiranë, si dhe të ardhmen e shqiptarëve. Presidenti Begaj kujtoi figurën emblematike të Dr. Rugovës dhe u shpreh se mësimet e tij, urtësia, mençuria dhe vizioni i burrit të rezistencës humane duhet të nderohen dhe ndiqen nga shqiptarët në çdo kohë.…
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, teksa mbledhja u shoqërua me diskutime mbi kompetencat e shtuara që do të marrë Këshilli Kombëtar i Territorit, në drejtim të lejeve të ndërtimit dhe zhvillimit të territorit, duke përfshirë dhe burimet ujore. Ndërkaq, deputetët e maxhorancës sugjeruan ndryshime në drejtim të lejeve të ndërtimit në fshat, të cilat do të diskutohen gjatë shqyrtimit të projektligjit nen për nen. Zv. ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkelejda Muçaj tha se ndryshimet synojnë derregullimin dhe mirëmenaxhimin e burimeve ujore, duke shkurtuar kohën e marrjes së…
Një 49-vjeçar, i cili ishte zhdukur para tre ditësh nga banesa, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna. Policia thotë se rreth orës 11:25, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Ministri i Brendshëm. Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projekligjit për prefektin e qarkut. Përplasja mes Ballës dhe Bardhit erdhi sepse ky i fundit ndërhyri gjatë fjalës së ministrit, ndërsa Balla i tha se “ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”. Bardhi: Vazhdoni videoklipin me qenë se e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës. Ju ndërhyva gjë…
I gjithë territori i vendit duke filluar nga kjo e martë do të preket nga reshjet e shiut. Por nga e mërkura, reshjet e shiut do të intensifikohen dhe kjo mund të sjellë pasoja në disa qarqe të vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka treguar qarqet të cilat do jenë më të rrezikuara nga reshjet intensive të shiut, të cilat do të shoqërohen dhe me shkarkesa elektrike. Sipas saj, nga reshjet e dendura priten prurje intensive e lumenjve dhe për pasojë mund të ketë dhe vërshime. Njoftimi: Rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë. Parashikimi nga…
Në një reagim për mediat zyra e shtypit vuri ne dukje se janë anulluar vetëm masat disiplinore. “Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,” deklaroi Kuvendi. Por pavarësisht këtij sqarimi, shkresa e firmosur nga Gazment Bardhi thekson se në grup kthehen të gjithë deputetët që kanë vetedeklaruar se i përkasin PD, rrjedhimisht edhe Sali Berisha. Për këtë arsye vendimi i Kuvendit pritet të…
Një 44-vjeçar dhe një 59-vjeçar janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton…