Në një reagim për mediat zyra e shtypit vuri ne dukje se janë anulluar vetëm masat disiplinore.
“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,” deklaroi Kuvendi.
Por pavarësisht këtij sqarimi, shkresa e firmosur nga Gazment Bardhi thekson se në grup kthehen të gjithë deputetët që kanë vetedeklaruar se i përkasin PD, rrjedhimisht edhe Sali Berisha.
Për këtë arsye vendimi i Kuvendit pritet të shoqërohet me debate, pasi deputetët demokratë do të kërkojnë kthimin e liderit të opozitës Berisha në grupin parlamentar të PD.
