Sherri në Partinë e Lirisë po nxjerr shenjat. Sot Endrit Braimllari dha dorëheqjen si nënkryetar. Ish-deputeti socialist Spartak Braho, tha se pas tij nesër do të japë largohet Elona Guri, e cila është në parti ndihmës kasaforta e tij. Ai tha se Meta ka paranoja dhe se dyshon edhe për Monikën. Duke u ndalur tek paralajmërimet e Ilir Metës për nepotizmin në parti, Braho tha se nuk ekziston teza e nepotizmit në politikë. ”Nesër do të dalë edhe Elona Guri, që ka përzënë ai nga partia, një ndihmë kasafortash e tij. Pasnesër do të ikin të tjerë bashkëpunëtor të Ilirit…
Author: tirana
Përllogaritja e kësteve sipas fitimit të vetëdeklaruar nga Tatimpaguesi gjatë vitit 2023, detyrim ligjor! Duke marrë shkas nga lajmet dezinformuese, që qarkullojnë në disa media, Administrata Tatimore sqaron tatimpaguesit dhe publikun e gjerë se përllogaritja e kësteve të Tatim Fitimit është detyrim ligjor, dhe si i tillë duhet zbatuar. Deklarata të caktuara publike, që ngrenë pretendime se Administrata Tatimore njofton këstet për tatimin e tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë në kundërshtim me ankimimin e ligjit, janë të pabazuara në ligj, madje mosveprimi Administratës Tatimore në këtë rast do të ishte në kundërshtim…
Eurodeputetja greke, Dora Bakoyannis e ka arsyetuar në Asamblenë Parlamentare raportin e përpiluar nga ajo që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ajo tha se Asambleja Parlamentare e KiE do ta trajtojë “një çështje shumë të komplikuar, të pasur me nuanca, të cilën mund të mos e kemi pasur asnjëherë para kësaj Asambleje”. Bakoyannis tha se “përkundër mangësive të konsiderueshme në implementim, rregullat juridike të Kosovës janë përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Ajo tha se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “përtej” mbulimit të saj, ndërsa përmendi lëvizjet e Kosovës për implementimin e aktgjykimit…
Një ditë pasi Ilir Meta foli për Rithemelim të Partisë së Lirisë, ”laraska dhe sufllaqexhinj” që ishin kapur nga kryeministri Edi Rama brenda kësaj force politike, shënohet dorëheqja e parë. Sot Endrit Braimllari ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit, kjo si pasojë e faktorit të brendshëm në parti, siç shkruan në një shkrim të gjatë në Facebook. ”Për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion. Po bëjë unë i pari disa hapa pas për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri-tjetrin”,-shkruan Braimllari. Nga ana…
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Në fund, pritet edhe votimi i raportit. Dora Bakoyannis, e cila edhe e ka përpiluar këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Ajo ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova…
Gjatë vizitës në Prishtinë, presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, janë mikpritur nga akademiku Rexhep Qosja në banesën e këtij të fundit. Përmes një video të publikuar në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shkruan ”Me akademikun Rexhep Qosja, vepra e të cilit ka krijuar një ndikim pozitiv në universin shqiptar. Akademiku Qosja është institucion i mendimit dhe shqiptarizmës”.
Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se qendra do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të gjitha grupmoshat, do të ketë salla komunitare, mjedise argëtimi dhe edukimi për fëmijët si dhe një zonë më vete për punonjësit e njësisë administrative. ”Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative, e cila do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat, me salla komunitare, mjedise edukimi e argëtimi për fëmijët, si dhe me një zonë më vete për punonjësit e njësisë administrative”, shkruan Rama.
Kosova arrin një tjetër fitore kundër Serbisë. Në seancën pranverore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim, janë rrëzuar të gjitha amendamentet e dëmshme. Kjo është konfirmuar nga delegacioni i Prishtinës, po ashtu edhe nga ai i Beogradit në Strasburg. Konfirmohet se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci votoi kundër të gjitha amendamenteve të propozuara nga delegacioni serb, ai Italian dhe ai hungarez. Tashmë është zyrtare që formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë një kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Debati për këtë…
Kanë kaluar plot 93 ditë nga nisja e “Big Brother Vip” dhe shumë ka ndryshuar, teksa miqësitë e vjetra janë prishur dhe alenaca të reja janë krijuar. Jetmiri është përfshirë në debate të forta me Eglën dhe pas konflikteve ka delaruar se do të largohet nga shtëpia. A do i qëndrojë ai vërtet kësaj deklarate? Romeo dhe Juli vijojnë debatet, teksa ky i fundit ka ngritur dyshime të forta. Nga e merr sigurinë në lojë Romeo, sipas Julit? Por Juli ka debat edhe në një front të dytë, me Meritonin. A është Ilnisa “molla e sherrit”? Në shtëpi duket se…
Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me strukturat në Kavajë. Ai ftoi të gjithë anëtarët e vjetër dhe të rinj të Partisë Socialiste në Kavajë, që të punojnë fort për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe të lënë mënjanë stërkëmbëshat. “Kush është duke bërë gol në stadium, nuk ka kohë të merret me ata që janë ulur te shkallaret; kush i ka sytë te finishi, nuk ka kohë, nuk ka dëshirë, nuk ka energji të merret me stërkëmbëshat, apo…
”Poga Barber House-Nahit Morina”, është salloni për meshkujt më unik në Zvicër, dhe është krijuar nga Nahit Morina, një shqiptar nga Kosova. Barber shop me stil amerikan, që është një vepër arti dhe jo vepër një vend ku meshkujt qethen, ndodhet në Renens të Zvicrës dhe brenda në biznes ti gjen motorra, shumë rafte me pije alkoolike nga më të ndryshmet. Së fundmi ky barber shop ka marrë vëmendjen edhe të shypit të vendit, ku e kanë reklamuar biznesin e shqiptarit Nahit Morina.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka nxjerr zbuluar ish-kryetarin e tij të partisë, Ilir Metën në lidhje me akuzat kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumani. Pas sulmeve të Metës ndaj Dumanit, Ylli Manjani thotë se kreu i SPAK-ut nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janë dy fise të ndryshme nga krahina të ndryshme. ”Edhe njëherë, kërkohet fokusi tek sistemi i dështuar dhe jo tek personat. Meqë ra fjala, Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janë dy fise të ndryshme nga krahina të ndryshme. Kot, sa për informacion dmth”,-shkruan Manjani.