Plakja e popullsisë shqiptare po shoqërohet me rritje të sëmundjeve neurologjike. Sot mjekët po konstatojnë më shumë pacientë që vuajnë nga demenca, Alzaimer apo Parkinsoni. Edhe pse në vendin tonë nuk ka një regjistër të saktë për sëmundshmërinë, referuar statistikave botërore 1% e popullsisë tonë vuan nga Parkinsoni. Në ditën botërore të kësaj sëmundje, mjekët tregojnë se faktori gjenetik dhe ai mjedisor ndikon në shfaqjen e Parkinsonit. Por cilat janë shenjat e këtij çrregullimi neurologjik? Zakonisht shenjat e Parkinsonit shfaqen në dekadën e gjashtë të jetës, por nuk mungojnë as pacientët e rinj në moshë 30-35 vjeç, të cilët kanë…
Author: tirana
Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i punonjësve të policisë, protesta para bashkisë mund të kthehej në një tragjedi sot si pasojë e dhunës së militantëve të thirrur nga ArgitaBerisha. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar pamjet e dhunës ndaj uniformave blu para bashkisë, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve bomba molotov që shpërtheu nuk u mori jetën efektivëve. Veliaj thekson se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës. “Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në Kuvend se Shqipëria ka bërë progres në të 33 kapitujt e negociatave me BE-në, ndërsa çështja “Beleri” i takon drejtësisë. Në një replikë me deputetin Vangjel Dule, i cili risolli në vëmendje çështjen “Beleri”, Spiropali u shpreh se me fqinjët nuk kemi pasur kurrë probleme. ”Realiteti i Shqipërisë nuk është ai që paraqisni ju. Shqipëria në negociatat e BE-së ka progres në 33 kapituj, përfshirë edhe kriteret politike. Ndryshe nuk do na ishin çelur negociatat dhe ndryshe jo të gjithë vendet e BE-së, përfshirë edhe KE nuk do deklaronin…
Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, deputeti Edi Paloka, thotë se Lulzim Bashën nuk e ndjek më, por se e sheh vetëm nëpër meme. Për të të drejtat e opozitës në vend po shkelen. Paloka nënvizon se procesi ndaj Sali Berishës është kryekëput politik. “Qytetarët duhet të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre dhe për një vend më të mirë për fëmijët e tyre. Në Kuvend nuk ka normalitet, sepse të drejtat e opozitës po shkelen përditë. Lulzim Bashën e shoh vetëm nëpër meme. E them realisht, nuk e them për shaka. Njëherë në meme del mes dy…
Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani në promon e emisionit të dytë ”Cerry On Top”, ka dhënë lajmin që është në pritje të ëmbël për tu bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe Donald Veshaj janë në një lidhje dashurie që ka kaluar në shumë pengesa dhe sot priten që të bëhen prindër. Të paktën, këtë ide na dhanë përmes videos të publikuar në “Cherry on Top”, emisioni që moderohet nga Bora. “Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete!”, u shpreh Bora, teksa ledhatonte barkun. Në një tjetër moment të videos,…
Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi thotë se opozita ka kërkesa të qarta për produktin final të këtij grupi pune. Si prioritare shihet rikthimi tek marrëveshja e 5 qershorit 2020, që do të mundësonte garimin me formulën e koalicioneve. “Rikthimi dhe njëherë tek marrëveshja e 5 qershorit, mos-heqja e koalicionit, të japim listën e hapur të partive politike. Zgjedhësi të ketë të drejtën të zgjedhë se cilën parti brenda një koalicioni do të votojë”, tha Bylykbashi. Kushti i dytë për demokratët është dhe zbatimi i rekomandimeve të OSB-ODIHR, pasi sipas tyre vetëm kështu mund të ketë zgjedhje të lira. “Sekreti i…
Françeska Murati, një nga banoret më të komentuara të ”Big Brother Albania VIP 3”, ka biseduar orët e para të mëngjesit të sotëm me disa prej banorëve, duke i treguar për një eksperiencë personale. Teksa ata kanë nisur një diskutim lidhur me buliminë dhe anoreksinë, Françeska ka treguar se në adoleshencë ajo ka luftuar me buliminë, që lidhet me çrregullimin e të ngrënit. “Gjithë ato gjëra që kaloja gjatë ditës nuk konsumoja ushqim, dhe kur vija në shtëpi ulesha para televizorit dhe shikoja “Friends” se më bënin të ndihesha mirë dhe haja akullore, patatina, çokollata. Konsumoja çdo gjë që më…
Çmimi ”Lumo Skëndo” këtë vit është fituar nga gazetari dhe studiuesi i mirënjohur Ilir Ikonomi, për librin ”Fan Noli-Apostulli”. Me një punë kërkimore 10-vjeçare, Ikonomi sjell biografinë e një prej figurave më të shquara të shek. XX, të ndarë në tre vëllime. Gjatë marrjes së çmimit, autori ndau disa detaje nga vëllimi i dytë, të cilin pritet ta sjellë këtë vit për lexuesit. ”Mid’hat Frashëri dhe Fan Noli nuk qëndruan bashkë më shumë se një javë në Gjenevë, por ishin aty në çastin e duhur. Ishin ndoshta të vetmit shqiptarë që kishin realisht aftësinë të mbronin kufijtë e Shqipërisë. Ja…
Rrëzohet një tjetër rekurs i Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Lartë. Pas sekuestrove të pasurive që u lanë në fuqi, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin mbi bashkëankimin e depozituar bashkë me studion “Pustina” ku SPAK ka sekuestruar dokumentacione në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit partizani.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi thotë se opozita do të protestojë sërish para bashkisë së Tiranës. Përmes një shënimi të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se akuzat që rëndojnë ndaj zyrtarëve të bashkisë dhe kryebashkiakut Veliaj nuk janë vetëm ato të dosjes “5D”. ”Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn. O sot, o kurrë”,-shkruan Këlliçi. Postimi i plotë Dje ishte festa e Fiter Bajramit dhe kryetari i bashkisë bëri atë që…
Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Pavarësisht se janë miq të mirë, duket se së fundmi ka eskaluar situata mes tyre. Ata kanë biseduar sot në oborr, ku edhe janë sqaruar për këtë pjesë. “Unë të pyeta në qoftë se ndodh që ne të dy do të arrijmë brenda finales bashkë, të pyeta do të më sulmoje, nëse do jemi të dy afër finales unë nuk do të të sulmoj kurrë për të fituar unë. Nuk do të përdorja sulmin, as…
Ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj arriti këtë vit të fitojë Kupën e Shqipërisë, një sukses i jashtëzakonshëm, që vjen pas 38 vitesh. Sportistët dhe trajneri i tyre, Ylli Tomorri, bashkë me Drejtorin e Klubit shumësportësh Partizani, Shkëlqim Muça, u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Veliaj u shpreh se falë këtyre sukseseve, shumë të rinj dhe të reja po afrohen me ekipet zinxhir dhe po merren me sport. “Jam shumë krenar për ju! Kishte kohë që nuk i kishim parë pallatet e sportit plot. Fakti që po mbushen shkallët e pallateve të…