Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin, të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe grup kriminal. Për Enver dhe Ermond Jamakun që bashkëpunuan me drejtësinë për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, u kërkua dënimi me 8 vite burg, raporton gazetari Ermal Vija. Për Blendi Dedën dhe Flor Abazin 22 vite heqje lire dhe për Paris Prengën 21 vite burg. Këta persona akuzohen për një sërë veprash penale nga grup kriminal, vrasje e mbetur në tentativë, shkatërrim prone me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje lidhur me dy episode, vendosjen e tritolit në automjetin…
Author: tirana
Reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë: Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip, për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre…
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi doli në një konferencë për mediat ku foli lidhur me hetimin që po bëhet mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku pretendoi se Berisha dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi po mbahen në arrest shtëpie padrejtësisht. Duke akuzuar SPAK-un se po vepron me urdhër të Ramës, Argita Malltezi tha se nuk ka asnjë akuzë konkrete ndaj Berishës ndërsa për bashkëshortin e saj tha se vepra penale për të cilën akuzohet nuk qëndron pasi ai nuk ka pasur post të zyrtarit të lartë. “Në këtë fazë hetimesh ku nuk ka akuzë, nuk janë paraqitur prova…
Si rezultat i një hetimi të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, ne drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, në këtë Prokurori, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Tjetërsimi”. Gjatë këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Durrësit, për shtetasit: L. Xh., 58 vjeç dhe D. T., 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të…
Ish-presidenti Bamir Topi ka qenë i ftuar në “Breaking” për të folur për zhvillimet e fundit në politikë. I pyetur nëse mendon një rikthim në politikë, ish-presidenti shprehet se nuk e ka ende një bindje të brendshme. Sipas tij ende nuk e di nëse do marrë pjesë apo jo, pasi nëse do e kishte një përgjigje për këtë nuk do e kishte problem të përgjigjej. Bamir Topi: Fakti që kjo vjen si një pyetje nuk vjen nga një terren bosh sepse njerëzit thonë ky është aktiv nëpër studio televizive, është aktiv me shkrime, problemi nuk është se cili është interpretimi im…
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares A.K. Bëhet fjalë për shuma mbi 500.000 euro deri tek apartamenti, garazhi e makina. Sipas prokurorisë, kjo pasuri është krijuar gjatë aktivitetit kriminal. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetases A.K. pasi u vërtetua që pasuria objekt kërkese për konfiskim, nuk ka prejardhje të ligjshme dhe u provua se kjo pasuri është krijuar gjatë aktivitetit kriminal. Më datë 27.12.2022, kjo prokurori, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.9220,…
Në Këshillin Kombëtar të Integrimit ka raportuar prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, që ka bërë dhe një bilanc të punës së institucionit që ai drejton. Në fjalën e tij, Çela ka dhënë edhe shifra sa i përket korrupsionit dhe pastrimit të parave. Çela deklaroi se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkaq, ai tha se janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur. Sa i përket pastrimit të parave, Çela deklaroi se në dy raste janë sekuestruar llogaritë bankare të 15 shoqërive me një vlerë prej 5.8 milionë euro,…
Kjo fundjavë pritet që të na sjellë temperatura deri në 33 gradë Celsius dhe mot të qëndrueshëm me kthjellime. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se këto temperatura janë deri në 13 gradë më të larta sa i përket muajit Prill. Përveç intervaleve të gjata me diell, kjo e dielë pritet të sjellë dhe pluhurin saharian në territorin e vendit. Hakil Osmani: Presim maksimume që do të ngjiten dhe në vlerën 32 gradë Celsius, këto në qarqet e Elbasanit dhe Beratit, maksimumet pritet të jenë dhe në kryeqytet si dhe përgjatë vijës bregdetare do të jenë…
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se SPAK do të godasë në nivelet më të larta dhe të rrezikuar janë si Meta e Berisha, ashtu edhe Edi Rama. Ai ishte i ftuar sot në podkastin “Të pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube. Ngjela komentoi çakërdisjet e fundit të Metës, ku tha se është rënduar nga frika e burgut. Sipas tij, ai do të ndëshkohet në fund nga gjykata. Po ashtu tha se edhe Rama po ka përlyer duart do të mbajë përgjegjësi. “Është kapur në flagrancë. Procesi filloi me flagrancë, u kap ai bashkë me dhëndrin. Ai e kishte nisur…
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se pasi ka rrahur, ka lidhur partneren e tij në shtrat më qëllim që mos e lejonte të dilte nga shtëpia. Sipas medieve italiane, shqiptari i kishte marrë edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti që të zgjidhte litarin dhe u ul nga dritarja e banesës në katin e ndërmjetëm. Në rrugë kërkoi ndihmë nga kalimtarët të cilët e shoqëruan në polici. Vitin e fundit, shqiptari kishte dhunuar edhe herë të tjera partneren e tij për shkak të xhelozizë. Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinierët gjetën litarin me të cilin e…
Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, paraqitjen në SPAK të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e cila u pyet për gjashtë orë. Glidona Daci: Ka qenë për njërën nga hetimet më të bujshme, ka dhënë shpjegime për të gjithë transaksionet. Për çështjen Meta-Kryemadhi, ka tre hetime.n Është gjetur një celular në shtëpinë e nënës së Kryemadhit. Artan Hoxha: BKH shkon në shtëpinë e Fatime Kryemadhit dhe merr një celular. SPAK e ka marrë, zonja Kryemadhi ka vajtur deri në gjykatën e lartë dhe kërkesa e saj është rrëzuar. Ky aparat vijon të…
Avokati i njohur Idajet Beqiri ka përmendur divorcin e Besit dhe Xhensilës, ku shprehet se është një divorc fals dhe nuk kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrit. Arsyeja pse kanë bërë këtë gjë sipas avokatit Beqiri është “për shkak të pasurisë që ka rrjedhur nga Ilir Meta”. Avokati shprehet se ata u divorcuan për të fshehur pasuritë e tyre, pasi kuptuan që SPAK do e kishin shumë shpejt nga mbrapa. Idajet Beqiri: Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata.…