Author: tirana

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill. Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrogancës të papranueshme në opozitë. Ndër të tjera, Meta shprehet se “duhet t’i japim fund arrogancës së papranueshme në opozitë”. Për cilin nga liderët e opozitës e ka fjalën Meta? Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta: Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë…

Read More

Në vijim të përgatitjeve për sezonin e këtij viti, të gjithë operatorët që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike duhet të certifikohen, me qëllim shmangien e incidenteve dhe garantimin e një turizmi të sigurt e me standarde. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për ndryshime në aktivitetet e turizmit detar, me qëllim lehtësimin e procedurave për ushtrimin e veprimtarive në këtë fushë. Certifikimi i subjekteve për ushtrimin e veprimtarive si operator i turizmit detar, kërkonte fillimisht pajisjen me licensën e operatorit turistik. Për arsye se operatori i turizmit detar dhe operatori turistik nuk janë i…

Read More

Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, në një deklaratë për mediat deklaroi se nga qershori 2024, do të nisë rritja e pagave në vend. Mete theksoi se qeveria do të japë një mbështetje të madhe për arsimin. Më tej, ai vuri në dukje se qeveria po mendon që të lehtësojë nga taksat të rinjtë që punojnë deri 29 vjeç. “Me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arrsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 mln euro që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor. Rritja kumulative vetëm në 2 vitet…

Read More

Një 45-vjeçar u arretsua pasi vodhi një automjet tip “BMW X5” dhe u largua me të drejt Shkodrës. “Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. B., se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në rrugën “Shtraus”, Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua pak orë pas vjedhjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi K. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Zejmen. Pasi vodhi automjetin, 45-vjeçari u largua me të drejt Shkodrës, ku u kap si rezultat i ndjekjes nga…

Read More

Efektet fizike dhe psikologjike të versioneve të ndryshme të Covid19, janë paradoksalisht paralele me pasojat politike. Me pak fjalë, katër vjet pas shpërthimit të pandemisë, ne të gjithë tani po vuajmë nga pasojat e Covid të zgjatur. Drama e parë ka përfunduar. Një seri fatkeqësish të zgjatura e zëvendësuan atë. Ashtu si me Covid-in e zgjatur, vende të ndryshme po vuajnë në mënyra të ndryshme. Tronditja nga e panjohura është konsumuar, për t’u zëvendësuar nga një ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje. Kur nisi pandemia, efektet e saj në politikë u ndjenë shumë dhe vështirë të parashikoheshin. Në një farë mënyre, ndihej…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet 2024-2030. Ky dokument, i hartuar në bashkëpunim me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, përfaqëson vizionin për të rritur potencialin e sipërmarrjes dhe inovacionit në vendin tonë.Strategjia stimulon rritjen e ekosistemit të startup-eve dhe zhvillimin e të gjitha shtresave të ekosistemit, duke përfshirë nivelin mikro, të mesëm dhe atë makro, dhe gjeneron qarqe të virtytshme brenda ekosistemit dhe sektorëve me prioritet ekonomik në vend. Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj nënvizoi se kjo strategji hedh…

Read More

Pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjetër janë në kërkim pasi akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 448 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës. Në pranga ka rënë edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH. Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. 31-vjeçari në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës. Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në…

Read More

Një biznesmen rus, i akuzuar për kontrabandë të pajisjeve ushtarake, të përdorura në pushtimin e Ukrainës, pritej të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kur arriti të ikte nga arresti shtëpiak në Itali dhe u kthye në Moskë, përmes një plani të suksesshëm arratisjeje. Ja se si ndodhi e gjitha. Vladimir Jovançiç nuk e fshihte afërsinë e tij me botën e krimit: pseudonimi që ka përdorur në llogarinë e tij në TikTok, ku ka publikuar video të kishave ortodokse, të varkave me motor dhe të palltove të shtrenjta prej gëzofi, është fraza ruse “hajdut i ligjshëm” – zhargon…

Read More

Detaje të reja në lidhje me operacionin ndërkombëtar të trafikut të klandestinëve, ku ishin të përfshirë edhe 4 efektivë të policisë. Katër efektivët e përfshirë janë: Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha. Hetmet kanë nisur prej 1 viti paralelisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore por edhe Prokuroria e Posaçme. Efektivët janë mbajtur nën vëzhgim nga AMP gjatë hetimit dhe kanë rezultuar si të përfshirë në rrjetin e trafikut të klandestinëve. Në total janë 26 masa sigurie.

Read More

Sikur të mos mjaftonte situata brenda fushave të lojës, Elseid Hysaj po kalon një moment negativ edhe jashtë saj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka parë tmerr me sy, pasi makina tip Ferrari e tij mori flakë papritur. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Futbollisti i Lazios dhe vjehrri i tij u bllokuan brenda mjetit gjatë momentit kur ajo u përfshi nga flakët, teksa jashtë saj gjendej bashkëshortja e shkodranit.Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin, pasi dyert u mbyllën në mënyrë automatike. Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja për…

Read More

George Frouzakis Një “kazan” që vlon gati të shpërthejë në çdo moment është Kosova, pasi tensionet mes shumicës etnike shqiptare dhe serbëve janë shtuar kohët e fundit, në një situatë të tensionuar që nga vitet 1990. Shumica e serbëve në Kosovë ende e konsiderojnë Beogradin, i cili kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e rajonit, si qeveri të tyre, dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nënkuptuar se është gati ta pushtojë. Nacionalistët po i kërkojnë atij që të veprojë për të “mbrojtur” serbët që janë detyruar të jetojnë nën sundimin e Kosovës për 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Klima…

Read More

Policia e Fierit ka nisur hetimin për dy adoleshtente të cilat janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën. Në njoftimin e policisë thuhet se ka nisur procedimi për një shtetase 17 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 19-vjeçare, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Read More