Author: tirana

Gruaja që u vra në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ka sqaruar se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima. “Ish-bashkëshorti e ka vra. Nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realizu kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”,…

Read More

Më 17 prill në Koraci do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Deputetja shqiptare Ermina Lekaj–Prljaskaj, do rikandidojë për një mandat të ri në legjislaturën e ardhshme, ku do te jetë në garë më dy kandidatë të komunitetit boshnjak. Prljaskaj u kërkon votuesve shqiptarë ta mbështesin edhe në këto zgjedhje, duke e lejuar të vijojë përpjekjet për të shërbyer si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Në intervistën për ditarin e Kosovës, deputetja shqiptare përmendi gjithashtu përkrahjen për punonjësit sezonalë shqiptarë në Kroaci. Përfaqësuesja e pakicave në parlamentin kroat, foli edhe për rreziqet që i kanosen Ballkanit, veçanërisht Kosovës dhe Bosnje…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako këtë të premte ishte në GJKKO, ndërkohë që akuzohet për shpërdorim detyre. Pasi doli nga ambientet e gjykatës, ai u përball me një seri pyetjesh nga gazetarët. “A keni shpërdorura detyrën? A jeni akullore?”, këto ishin pyetjet e gazetarëve për Dakon, të cilat nuk morën përgjigjen e tij. Dako nuk preferoi të jepte komente për gazetarët, ndërsa u largua i shoqëruar nga forcat e policisë, pasi ndodhet në ”arrest shtëpie”.

Read More

Shqipëria dhe Franca nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit. Marrëveshjet u nënshkrua në Francë, nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht: –Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe ministri i Deleguar për Europën, Jean-Noël. –Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për…

Read More

Në vend që të nxjerrin provat për ndërhyrjen në sistemin TIMS për grupet kriminale, në komisionin hetimor parlamentar pati debate mes kreut të komisionit, Ervin Salianji dhe nënkryetarit, deputetit të PS-së Toni Gogu. Gogu: Si e keni siguruar informacionin paraprak… Salianji: Një sekondë! Mbledhjen e drejtoj unë dhe nuk ia kam dhënë fjalën. Unë e përdor si shkop dhe jo si akullore si ju! Bëni pyetjet tek unë pastaj shkoni aty. Avash avash. Z.kryetar që bën zhurmuesin. Sapo morët vesh se cilët janë kërkesat për informacion fap kërcyet. Ekspertët nuk janë në pozicionin e dëshmitarëve dhe as ju mbi palët.

Read More

Vijojnë debatet mes Jetmirit dhe Romeos brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Dy banorët kanë debatuar sërish, teksa nuk i kanë kursyer as ironitë. Jetmiri i është afruar Romeos në fytyrë dhe i ka kërkuar që ta puthë. Më pas ai i është kthyer duke i thënë: Ndërrove mendje? Kalove të çunat tani? View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Rreth 110 milionë euro po i kushton buxhetit të shtetit rritja e pagave për sektorin e arsimit. Ministri i Financave Ervin Mete shprehet se arsimi është fusha që do të përfitojë më shumë, me synim zhvillimin e kapitalit njerëzor. Në një aktivitet me fokus ”Edukimin Financiar e mbrojtjen e parave”, të organizuar nga ministrja për Rininë Bora Muzhaqi, nuk munguan as kritikat nga studentët për mundësitë që ju ofrohen për tu punësuar. Elira Sulshabani, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, teksa kërkoi më shumë mbështetje nga shteti, u shpreh se shumë flitet e asgjë konkrete s’ka për…

Read More

Juventus do të luajë nesër një derbi të rëndësishëm ndaj Torinos, me objektivin për të konsoliduar pozitat në vendin e tretë që e mban në zonën Champions League. Trajneri Allegri ka folur para duelit duke e cilësuar vendimtare për të ardhmen. “Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe speciale. Për ne është e rëndësishme sepse janë pike që na duhen për objektivin tonë. E ardhmja është nesër. Tani duhet të mendojmë vetëm për objektivat, hyrja ose mos-hyrja në Champions League vlen 100 milionë euro. Është një objektiv themelor. Pastaj klubi do të vendosë se cila do të jetë…

Read More

Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dhe një burrë është plagosur. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan. “Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është…

Read More

Komisioni Hetimor Parlamentar për Sistemin TIMS u mblodh këtë të premte, ndërsa nuk munguan debatet mes PS dhe opozitës. Kreu i Komisionit, deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji tha se ndërhyrja në sistemin TIMS është një nga momentet më të rënda të vendit, ndërsa kujtoi se Ervin Muça personi përgjegjës për marrjen e të dhënave, është rikthyer në detyrën e drejtorit të IT në Polici, 10 muaj pasi ishte pezulluar. “Ky komision hetimor që në nisje të punës së tij, pavarësisht se ngjarja për të cilën jemi ngarkuar nga Kuvendi për të hetuar është një nga ngjarjet më të rënda të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Shefi i Élysée-së deklaroi se Franca është e impresionuar nga ecuria e reformave në Shqipëri. Macron përgëzoi homologun e tij për zërin që Shqipëria ka pasur deri më sot në rajon, në çështjet e Kosovës, por edhe në arenën ndërkombëtare. “E admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, ndjenjat shumë të thella europiane. Kështu janë francezët, edhe më shumë se francezët, europianë”,-tha Macron. Kryeministri Edi Rama foli për valë të re afrimi mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian ku në tavolinë tashmë, siç…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi pamjet e dhunës ndaj uniformave blu në protestën e djeshme, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve, bomba molotov që shpërtheu, nuk shkaktoi dëme në jetë njerëzish. Veliaj tha se ka vetëm një thirrje: debatet të zgjidhen si qytetarë dhe jo duke i rrezikuar jetën të tjerëve. “Dje para Bashkisë së Tiranës patëm një incident të vogël, ndaj dua ta falenderoj kolegun e policisë, Asllan Shyti, i cili me reflekset e një polici të trajnuar, largoi rrezikun që i kanosej atij dhe disa policëve të tjerë. Ftesa për të gjithë ata që…

Read More