Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka marrë me shumë disiplinë palestrën. Çdo ditë ai poston video të ndryshme, ku edhe sot ka këtë mesazh. ”Stërvitje dhe vetëm stërvitje! Në Partinë e Lirisë nuk ka një sekondë kohë për pushim! Stafetën sapo ja kalova Neki Zaimit të Njësisë Nr.5! Shtohet ekipi për Majën e Çikës çdo ditë”,-shkruan Meta.
Author: tirana
Shkrimtarja nga Kosova, Sabije Dervishi Veseli ka rrëfyer lidhjen me botën e shpirtrave. Në një lidhje me “Vizioni i Pasdites”, ajo ka rrëfyer se një oficer austro-hungarez i cili kishte mbetur i vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte varrosur në oborrin e shtëpisë së saj, dhe i shfaqej në ëndrra ku i tregonte të ardhmen. Sabija ka thënë se për herë të parë oficeri i kishte dalë në ëndrra gjatë moshës 13-vjeçare, por ajo nuk i kishte dhënë shumë rëndësi. E pranishme në studio Linda Pano, tha se është mjaft e rrezikshme për njerëzit eksplorojnë botën e shpirtrave. Brikena…
5-Bricjapi Kjo shenjë punëtore dhe e drejtpërdrejtë ndonjëherë duket misterioze edhe pse nuk është aspak ky qëllimi i saj. Ai e sheh botën tamam ashtu siç është dhe për ironi, megjithëse është praktik dhe i drejtpërdrejtë, ai gjithashtu ka të ngjarë të shihet se fsheh ndonjë mister më të thellë, sepse ai shprehet me më pak emocione dhe më shumë logjikë. 4-Ujori Askush nuk mund të konkurrojë me të menduarit e çuditshëm dhe pionier të një Ujori. Shumë shpesh Ujorët janë aq të zhytur në mendimet e tyre dhe se si do ta bëjnë shoqërinë dhe botën një vend më…
Aeroporti i Rinasit po përgatitet që të presë për herë të parë udhëtimet transoqeanike. Sipas zv.kryeministres dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku ky është një premtim i mbajtur. Në kantier po vijojnë punimet për të zgjeruar pistën, terminalin dhe për krijimin e vendqëndrimeve të reja, që do të akomodojnë avionët që vijnë nga përtej Atlantikut. “Është kënaqësi shumë e madhe që të shikojmë sesi strategjia e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e aviacionit civil në një shkallë tjetër ka filluar të implementohet dhe tashmë është e materializuar. E kemi nisur këtë proces në 2019, kur kemi shpallur një strategji të…
Gjatë një takimi me demokratët në Gramsh, sekretari i përgjithshëm i PD së Rithemelimit, deputeti Flamur Noka foli edhe për mbrojtjen që PS po i bën Olta Xhaçkës. Sipas tij, Rama dhe banda siç e quan si rilindjen, nuk kanë të ndalur. ”Dje ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në parlament, për secilin prej nesh. Mos kujtoni miq se mandati i Olta Xhaçkës nuk ka lidhje me ju, me Gramshin. Ka lidhje me Gramshin dhe çdo qytetar të Shqipërisë. Po pse? Sepse të dashur miq, nesër Olta Xhaçka apo një Oltë tjetër mund ti verë syrin, siç edhe ju…
Në Ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve në Situatë Rruge, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu solli shembullin e Merita Aliut, e cila ka rritur 8-të fëmijët e saj falë mbështetjes së Shërbimit Social. ”Mirela Aliu është një nga ato gratë e forta, e cila pavarësisht vështirësive të jetës, ia ka dalë falë mbështetjes së Shërbimit Social që të rrisë 8-të fëmijët e saj , të cilët sot marrin shërbime komunitare si terapi psiko-sociale, program mësimdhënie dhe shëndetësore. Gjithashtu nëpërmjet programit të punësimit në komunitet, Mirela është e punësuar pranë Qendrës Komunitare Shkozë, e cila ofron mbështetje për…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot në një takim Gerhat Ferhati, nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. ”Geart Ferhati është një nxënës i talentuar i gjimnazit “Sami Frashëri”, i pasionuar pas inteligjencës artificiale, që sapo ka krijuar SUAPR, një platformë inovatore për të ndihmuar nxënësit për mësimnxënien”. Ferhati ka arritur të krijojë “Journey Boddy”, platformën e parë në Shqipëri, që lejon që përmes inteligjencës artificiale të mund të krijohet një plan udhëtimi i personalizuar. Nxënësi është renditur gjithashtu i pari edhe në konkursin ndërkombëtar të kodimit Tech-Fest Coding Contest, duke zgjidhur saktë dhe në kohë rekord…
Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump po e përqendrojnë fushatën tek sulmet ndaj njëri tjetrit, dhe një anketë e re arrin në përfundimin se arsyeja është se nuk kanë shumë arritje për të cilat të krenohen. Sipas anketës, amerikanët në përgjithësi mendojnë se kandidatët Biden dhe Trump kanë bërë më shumë dëm sesa mirë në çështjet kryesore gjatë mandateve të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Por të dy kandidatët kanë pika të ndryshme të dobëta. Për Presidentin Biden, ka shumë pakënaqësi për dy çështje: ekonominë dhe emigracionin. Ndërsa për ish Presidentin Trump, një pjesë e madhe elektoratit mendojnë ai…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndet punën e zhvilluar nga institucionet ligjzbatuese për goditjen e grupit kriminal në fushën e migracionit. Duke ndarë pamje nga operacioni i zhvilluar nga Policia, Balla bën të ditur se janë arrestuar 26 persona dhe mes tyre 4 punonjës policie. “Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK, falë hetimit profesional të të cilëve është goditur një rrjet ndërkombëtar trafikimi. Janë 26 persona të arrestuar, mes tyre edhe 4 punonjës policie; mbi 1 milion euro (cash) armë zjarri, 13 automjete dhe sasi lëndë narkotike”, përfundon Balla.
Kjo fundjavë prilli do të hapë para kohe sezonin e plazhit. Sipas shefes së sektorit të parashikimit, Besa Sherollari, vlerat termike janë më të larta se mesatarja e muajit prill dhe ndryshe nga viti 2018 kësaj here po zgjasin më shumë. “Orët me diell do të mbizotërojnë pothuasje në të gjithë territorin. Valëzimi në detin Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët. Pritet që temperaturat, kryesisht në zonat e ulëta apo në bregdet, deri në 30 apo 31 gradë celsius”, tha Sherollara. Temperaturat pritet të ulen gjatë javës që vjen, kur do të ketë dhe reshje shiu. “Ajo…
Meritoni i ka kërkuar Heidit që të dalin në nominim “kokë më kokë” me njëri-tjetrin. “Je shumë i fiksuar”,-i tha banorja, duke mos pranuar të bënte një pakt me moderatorin. Teksa Meritoni i zgjati dorën Heidit që ta pranonte kërkesën e tij, Romeo Veshaj u shpreh i gatshëm që të dilte ai në një nominim “kokë më kokë” me banorin, megjithëse ky i fundit nuk pranoi. Meritoni: Pse si thua Heidit që ti e nxjerr jashtë Meritonin, zgjate dorën dhe dilni në nominim “kokë më kokë” Egla: Çfarë duhet ti them Heidit? Meritoni: Jepja dorën Meritonit, nxjerre jashtë sepse je…
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Paris, ku ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin Macron. Ai tha në një intervistë për ”Euronews Albania” se Franca e konsideron Shqipërinë, kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor. ”Franca e konsideron Shqipërinë kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor, një nga vendet më skeptike për rolin politik të Shqipërisë. Është i përafruar shumë pozicionit të Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA. Nëse kemi pasur një vend, i cili na shikonte me skepticizëm apo mbante një lloj distance për shkak të turbelancave që kemi pasur me ta, mendoj se Parisi e konsideron Tiranën kryeqytetin e…