Author: tirana

Historia e dashurisë mes Diola Dostit dhe biznesmenit kosovar Erolld Belegu erdhi i befasishëm për publikun, por duket se njësoj surprizues ka qenë edhe për vetë çiftin. Historia e tyre ka nisur vetëm pak javë më parë dhe lidhja ka avanucuar me hapa të shpejt. Kjo pasi çifti është prezantuar me familjet dhe fëmijët përkatës.Madje së fundmi, në një InstaStory Erolld Belegu ka treguar se partnerja e tij e re nuk mungon në tavolinat familjare dhe jo vetëm rrethi i ngushtë, por më gjerë.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë të dhënë për gazetarët deklaroi se rikthimi i Sali Berishës në grupin parlamentar, me shkresën që Gazment Bardhi në rolin e grupit parlamentar të PD, dorëzoi në Kuvend. Basha e cilësoi vendimin e Nikollës për të pranuar shkresën si nimin të demokracivë dhe si një ndër motivet renditi faktin që Berisha është shpallur non grata në SHBA-të.“Paniku i Edi Ramës e ka bërë që të lidhë aleancë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK. Ne nuk…

Read More

Një ekip aerkeologësh në Zakotorac të Kroacisë, kanë bërë një zbulim të madh së fundmi. Mediat kroate shkruajnë se gjatë kërkimeve të bëra, është gjetur një përkrenare ilire rreth 2500 vite e vjetër. Zbulimi i përkrenares është rezultat i një kërkimi katër vjeçar nga ana e arkeologëve të cilët gjetën një sasi të madhe materialesh të vlefshme që mund të ndryshonin njohuritë ekzistuese mbi kolonizimin grek të Mesdheut në mijëvjeçarin e fundit para Krishtit. “Tani paraprakisht mund ta datojmë këtë përkrenare në shekullin e gjashtë para Krishtit. Është shumë interesante që këtu shfaqen dy lloje të ndryshme në të njëjtin vend,…

Read More

Dy persona janë arrestuar nga policia e Librazhdit dhe një tjetër është shpallur në kërkim për grabitjen e një biznesi gjatë ditës së djeshme. Në pranga kanë rënë E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz ndërsa në kërkim është shpallur 26 vjeçari G. Ll., banues në Lezhë, i cili dyshohet si i përfshirë në grabitje. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin ditën e djeshme (12 prill), rreth orës 10:45 kanë vjedhur 110 mijë lekë në biznesin në pronësi të 58 vjeçarit A.S dhe më pas u larguan me një automjet tip “Seat”…

Read More

Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…

Read More

Këtë të shtunë dolën para Gjykatës së Lezhës Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u kapën disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike. Ata u lanë në burg, ndërsa Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca. Gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij nga policia. Ai u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar bashkë me dy të tjerët, të cilët kishin kthyer një stan për kultivim kanabisi me llampa në Lezhë.

Read More

Lulzim Basha ka dalë këtë të shtunë në një konferencë për mediat foli për kërcënime ndaj SPAK. Ai akuzoi grupin e Rithemelimit dhe maxhorancën se sulmojnë sistemin e drejtësisë. “Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë, dhe SPAK në veçanti, duke insinutar në demonizimin e imazhit dhe nxirjen e punës së kësaj strukture, kur vjen fjala për hetimin e korrupsionin. Pala tjetër, PS dhe kryeministri i vendit, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në veçanti kur tani një numër i madh zyrtarësh janë ose në arrest, ose në hetim…

Read More

Në hetimet e SPAK dhe të Policisë së Shtetit në lidhje me dosjen voluminoze të grupit të strukturuar kriminal të trafikimit të emigrantëve, kryesisht nga Bangladeshi, rezulton të jetë i përfshirë ish-kryetari i komunës Kashar, Alfred Sulaj, i përfshirë me herët në veprimtari të tjera kriminale, madje i arrestuar në vitin 2011 edhe për plagosjen e shokut të tij. Hetuesit kanë mundur të sigurojnë përgjime të komunikimeve ambientale që ka bërë Luan Tafalla, ky i fundit një prej 24 personave me masë sigurie në operacionin e ekzekutuar të premten nga Policia e Shtetit, me njerëz të lidhur me ish-kryekomunarin. Luan…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Kronikë e ditës së lavdisë! Po e filloj aty ku nuk nisi! Se ndershmëria e lyp të merremi me byrekun që gazetari Man Stafa po hante për shtatë pale qejfe te bordurat e oborrit, në ishte nga mielli haram i qeverisë apo ai hallall i opozitës, fakt ky që shkaktoi rebelim e kundërshti nga kolegu i tij Isa Myzyraj, por po e lëmë me kaq. Edepsezërit për të ngrënë hanin si dreqër. Bash kur dita po thyhej Çuçi me erdhi të banka ku isha ulur dhe me çehre të dhembshur mu drejtua “ke apo nuk ke shpirt?”-“po…

Read More

Këtë të shtunë kanë dalë para Gjykatës së Lezhës Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u kapën disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike. Në orën 10:00 pritet të jepet masa e sigurisë për ta, ndërsa në orën 11:00 ka gjyqin Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca. Ai u arrestua, si bashkëpunëtor i dyshuar bashkë me dy të tjerët, të cilët kishin kthyer një stan për kultivim kanabisi me llampa.

Read More

Ambasadori i BE Silvio Gonzato foli nga Shkodra për reformën ne drejtësi dhe presionet e politikës. Silvio Gonzato zhvilloi dje një takim me studentët e drejtësisë në Shkodër. Ambasadori i BE-së tha se reforma në drejtësi është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Gonzato tha se nëse Shqipëria dëshiron të integrohet në BE, atëherë duhet që vendi të luftojë korrupsionin. Ai tha se ka besim në sistemin e drejtësisë shqiptare. Silvio Gonzato: Jam këtu në Shkodër me studentë të drejtësisë për të folur…

Read More