Author: tirana

Jo vetëm bregdeti por edhe juglindja e vendit po vizitohet nga turistë të shumtë të huajnë këtë prag sezoni. Në Korcë grupet me turistë kryesisht gjermanë nuk është e vështirë t’i konstatosh në qytet. Katedralja, muzetë, baret dhe restorantet si dhe fshatrat turistikë si Dardha e Voskopoja janë ndër më të preferuarit nga grupe te turistëve. Shumica e tyre e vizitojnë për herë të parë vendin tonë dhe përshtypjet janë ndër më të mirat dhe që lindin dëshirën për t’u rikthyer. “Ne ishim në Pogradec, sot jemi në Korçë, erdhëm me autobus për të parë qytetin, u futëm në katedralja.…

Read More

Gjatë mbrëmjes së djeshme, gazetari Elvis Myrta, i njohur si Lisi ka rrëfyer eksperiencën e tij brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 3”. Ai është shprehur se Egla është me 147 personalitete dhe situata i ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa zbuloi dhe dy banorët që kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë. Por në një moment ai rrëfeu edhe një pjesë të së kaluarës së tij, ku me humor u shpreh se të dashurat e kanë rrahur. PJESË NGA BISEDA Ester Bylyku: Femrat, kur nervozohen ndonjëherë ndodh edhe që të të qëllojnë me shuplakë, lehtë. A të ka ndodhur ty?…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për projektin transformues në zonën e Kombinatit. Lagjja e re në këtë zonë do të ofrojë kushte të përshtatshme dhe bashkëkohore për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shërbyer, po ashtu, si një qendër urbane me apartamente cilësore, objekte arsimore etj. Veliaj u shpreh besimplotë se 2025 do të jetë viti kur do t’i jepet fund problematikave që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore në kryeqytet, duke shtuar se projekti do të sjellë një ringritje cilësore për zonën e Kombinatit. “Qëllimi është të bëjmë një punë për së…

Read More

Në Mal të Zi ka nisur fushata për uljen e marzheve për produktet me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, ndaj në tregjet e vendit mund të gjenden më shumë se 500 artikuj me etiketën e kuqe që lexon “çmim i kufizuar”. Aksioni do të zgjasë deri më 31 maj. Në dyqanet me shumicë marzhet janë të kufizuara në 5% dhe në dyqanet me shumicë në 7 % për miell gruri tip 500, miell gruri tip 400, sheqer, vaj luledielli dhe kripë gjelle. Qeveria njoftoi se marzhet në dyqanet me shumicë dhe pakicë janë të kufizuara në…

Read More

Nga Korça, kreu i PL-së Ilir Meta në konferencë me gazetarët komentoi videot që poston në rrjetet sociale,ku shfaqet në palestër dhe majë hekurave duke thënë se qëllimi është të bësh sport dhe të mos pish mall. ”Kam marrë sustat me vete. Bëj stërvitje në zyrë. Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci. Qëllimi është bëni sport mos pini mall. Maja e Çikës më kanë thënë që është maja më e bukur në botë. Kam provuar Jezercën, do ta provoj dhe majën e…

Read More

Në një rrëfim të rrallë në librin e saj, ish-kryeministrja britanike Liz Truss që qëndroi vetëm 49 ditë në pushtet, tregon prapaskenat e ‘rënies’, këshillat e fundit nga Mbretëresha dhe jetesa në “Doëning Street”, por jo vetëm. Në fragmente të shkëputura nga libri i saj, botuar nga Daily Mail , ajo thotë se luftoi për të përballuar vdekjen e Mbretëreshës dhe fatkeqësinë ekonomike të vetëshkaktuar. Nga Liz Truss Edhe pse dukshëm më e dobët se një vit më parë, Mbretëresha ishte e vendosur të kryente detyrën e saj për të emëruar personalisht kryeministren e saj të re, siç kishte bërë…

Read More

Dy persona janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Durrës pasi dyshohet se janë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë Daniel Kaceli 40 vjeç dhe Armando Çallëku 23 vjeç, të shpallur në kërkim nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 1”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Read More

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kryesuar nga republikanët, votoi për të vazhdimësinë e një programi të debatueshëm të zbulimit, i cili u lejon autoriteteve amerikane të spiunojnë shtetasit e huaj. Në disa raste, programi i njohur si FISA, mund të përdoret edhe për të mbledhur të dhëna për qytetarët amerikanë. Miratimi erdhi pasi vlefshmëria e këtij ligji ishte shkurtuar nga pesë në dy vite, me kërkesën e republikanëve. Ligji FISA është pritur me kritika nga ligjvënës republikanë dhe demokratë, që besojnë se shkel të drejtat kushtetuese të amerikanëve për privatësinë. Gjatë pesë muajve të fundit, projektligji ishte bllokuar tre…

Read More

Prej ditësh vendi ynë gjendet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta duke rritur mbi vlerat mesatare temperaturat e muajit prill.  Këtë vit, ditët verore në mes të pranverës po zgjasin më shumë, duke dhënë një kontribut për turizmin. Në këto kushte, sot pushuesit kanë nisur frekuentimin e plazhit të Durrësit.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 199/1, të vitit 2021,(të ndarë nga procedimi penal nr. 199/2020), për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Fatos Tushe, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Lushnjë. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për…

Read More

Sot u betuan 96 oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të diplomuar në programin “Bachelor” nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit. Në ceremoni morën pjesë ministri i Brendshëm Taulant Balla, deputetë të Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i DPPSH, pedagogë, përfaqësues të misioneve të asistencës së vendeve partnere, familjarë të studentëve e të ftuar të tjerë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka uruar suksese 96 studentëve të diplomuar në programin “Bachelor” nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, si dhe 31 ekspertëve të Policisë për funksione të veçanta, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë. Gjatë…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot nga Korça për paraqitjen e vjehrrës së tij në SPAK, Fatime Kryemadhi. Nëna e Monika Kryemadhit u paraqit dy ditë më parë në SPAK, për të dëshmuar për pasurinë e saj të paluajtshme. Vjehrra e Metës tha atë ditë për gazetarët se hetimet janë sulme politike, pasi vajza e saj ka denoncuar aferën e inceneratorëve, teksa shtoi se për shtëpinë që ka, ka punuar dhe e ka siguruar. Lidhur me këtë Ilir Meta tha sot në konferencën e tij për mediat, se kjo çështje nuk përbën interes për atë. Sakaq ai…

Read More