Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave si pasojë e një sulmi me thikë që tronditi Sydney-n mesditën e së shtunës ( me orën lokale). Ngjarja e rëndë ndodhi në qendrën e madhe tregtare Bondi Junction Ëestfield, ku një 40-vjeçar nisi të sulmonte me thikë qytetarët që kishin dalë për të bërë pazare. Mes viktimave është edhe një nënë 38-vjeçare e cila mori plagë teksa përpiqej të mbronte foshnjën e saj 9-muajshe nga duart e 40-vjeçarit. Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet në vend, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se sulmuesi, i cili kishte veshur një bluzë…
Author: tirana
Nga Parisi, kryeministri Edi Rama shihet pranë gazetarit Sokol Balla, me të cilin do të japë edhe një intervistë të hënën në mbrëmje ku do të flasë më shumë për këtë vizitë me ftesë të presidentit francez Macron. Rama në videon e publikuar, thotë ”Liri demokraci”.
Tirana mund Kukësin 1-0 në “Air Albania”. Tentativa e parë serioze e takimit erdhi në minutën e 10-të, atëherë kur Beshiraj vendosi në provë portierin Abdullahu. Pak më pas, Jonuzi shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli e filloi mirë pjesën e dytë, Beshiraj “flirtoi” me golin. Në minutat e fundit, kujdesi në prapavijë u shtua tek të dyja skuadrat. Goli i fitores te bardheblutë mban firmën e Abazaj, në minutën e 88-të. Me këtë rezultat, Tirana renditet në vendin e katërt…
Në kryeqytet, vijon fushata e mbjelljes së pemëve, të cilës kësaj here i janë bashkuar biznese të ndryshme që operojnë në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se prilli është muaji i fundit kur mund të mbillen pemë, pasi mbyllet stina e shirave, dhe i ftoi qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj fushate. “Jam shumë mirënjohës që kompanitë serioze të Tiranës i janë bashkuar fushatës së mbjelljes së pemëve. Janë kompani që i paguajnë të gjitha taksat, që i kanë shlyer detyrimet dhe mbjellja e pemëve është diçka shtesë, për të lënë një gjurmë…
Valon Aliu, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij Erona Cokli ditën e djeshme në Ferizaj, tregoi se në qendrën Sociale ku ndodhi krimi kishte shkuar të merrte djalin i cili kishte pasur probleme shëndetësore, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar. Ai tha se pas debatit me ish-gruan e kishte çuar djalin në banesën e tij dhe ishte rikthyer në vendngjarje ku kishte patur një debat me të ndjerën. Pas ngjarjes së rëndë, Aliu ka rrëfyer se kishte tentuar të vriste edhe veten por nuk kishte më plumba në pistoletë. “Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes, Unë i kërkova…
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag pritet të largohet në fundin e sezonit dhe kjo pas ndeshjeve jo të mira. Media britanike ”The Sun” shkruan sot se disa yje të ”Djajve të Kuq” kanë vënë re një ndryshim në qëndrim nga ana e trajnerit holandez dhe mendojnë se ai ka dhënë dorëheqjen para shkarkimit në fund të sezonit, pavarësisht deklaratave të tij. Jim Ratcliffe flitet se është takuar tashmë me një trajner tjetër dhe ai është Graham Potter. Ish-trajneri i Chelseat ka refuzuar tashmë një punë në Holandë, te Ajax, mbase për këtë arsye.
Gjatë një takimi me delegatët e Partisë së Lirisë në Korçë këtë të shtunë, kryetari Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj SPAK. Ai foli edhe për paraqitjen e vjehrrës së tij pak ditë më parë në SPAK. “Nuk kam asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë më duket, se nuk kam parë lajme, se kam punë më të rëndësishme. Zonja Monika përgjigjet vetë. Unë jam përgjigjur vetë. Duhet ta dijë SPAK-u, se nuk dua t’i them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK përpara, por Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Të bëjnë hetime për…
Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës nënshkruan këtë të shtunë një marrëveshje bashkëpunimi, ku në fokus do të jetë përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici thotë se nis shërbimi online pa detyrimin e dosjes fizike. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se gjatë punimeve u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Dhomë së Noterisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. “Në Asamblenë Kombëtare të Noterëve, ku me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Noterisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për përmirësimin e shërbimin…
Mbrëmjen e së premtes u mbajt gjysmëfinalja e X Factor Albania, dhe pas shpalljes së tre finalistëve, një vajzë nga publiku hodhi një kanaçe në skenë ku pothuajse goditi moderatoren Alketa Vejsiu. Derisa Vejsiu po i jepte kurajo të eliminuarit në skenë, Nikit një kanaçe u hodh në skenën e X Factor Albania, por nuk dihet nëse kishte të bënte me të eliminuarin. Pas këtij veprimi të pahijshëm, reagimi i Alketës kundrejt vajzës ishte i menjëhershëm. “Gabim, dëgjo, stop, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjë këtu është shumë e…
19-vjeçarja Ruth Thalia Sayas Sanchez, bëri rrëfime turpëruese personale në një program reality-TV, me shpresë të fitonte një çmim financiar, është vrarë nga i dashuri i saj disa javë më vonë në Peru. E reja ishte e ftuar në programin e kontestuar ‘reality’ ku pretendohet “të thuhet e vërteta”, por u vra nga i dashuri i saj një muaj pasi fitoi çmimin $4,000 për përgjigjet e 18 pyetjeve intime e personale. Ajo ishte konkurrentja e parë e programit në stil amerikan “Momenti i të vërtetës” në Peru, ku duhet t’i përgjigjej 20 pyetjeve te sikletshme personale teksa kontrollohej nga ‘detektori…
Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici informon se sot ka firmosur aneksin e ri të Protokollit Teknik të Bashkëpunimit me NISA, që do të thotë se nis shërbimi online pa detyrimin e dosjes fizike. ”Nisja e trajtimit të dosjes nga ASHK menjëherë pas konfirmimit të tarifës shtetërore të aplikimit, nuk do të thotë se dosja fizike nuk nevojitet, por noteri ka 10 (dhjetë) ditë kohë për ta dërguar atë në drejtoritë e Kadastrës. Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, biznesin por edhe noterët për të cilët koha është flori, të mos hasin më Aktin e…
Një debat i ashpër mes banorëve ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 3. Ka qenë Liami ai i cili teksa Graciano me banorët e tjerë po bisedonin u ka derdhur filaxhanët e kafesë që po pinin. Banorët i kanë kërkuar menjëherë llogari Liamit i cili tha se veprimin e bëri pasi i kishte dëgjuar teksa flisnin për të. Pjesë nga debati:Liami: Turp të keniGraciano: O boll me këto budalliqe se na e shpifëtErjola: Çfarë bën o kafshëLiami: Mos flisni për muaGraciano: Po ik ore ti ik, kështu ekzistohet këtu?Liami: Për mua pra po flisni keni 3 orë aty, bëhuni njerëz të…