Një reformë e mobilizimit ushtarak do të duhet të forcojë ushtrinë ukrainase. Me një ligj të ri qeveria do të rekrutojë më shumë ushtarë, si vullnetarë dalin shumë pak vetë. Për të forcuar ushtrinë e vendit që vuan nga humbjet e mëdha në luftë kundër trupave pushtuese ruse, parlamenti ukrainas miratoi një reformë të ligjit të mobilizimit ushtarak. Pas konsultimeve disamujore, projektligji i kontestuar u pranua. Ndryshimi i ligjit i mundëson qeverisë në Kiev të thërrasë më shumë ushtarë. Pasi ushtria në front që ndodhet në defensivë nuk vuan vetëm nga mungesa e armëve dhe municionit, por edhe e ushtarëve. Deputeti ukrainas, Oleksander Fedienko tha…
Author: tirana
Milani u mposht 0-1 nga Roma në “San Siro” në çerekfinalen e parë të Europa League, ndërkohë që Atalanta e Berat Gjimshitit regjistroi një triumf historik 0-3 në “Anfield” përballë Liverpoolit. Festë edhe për Bayer Leverkusenin, që iu fal dy golave në fund për thyer 2-0 West Hamin në Gjermani. Afër gjysmëfinaleve edhe Benfica pas suksesit 2-1 ndaj Marseilles. Në Conference League, Aston Villa fitoi 2-1 kundër Lilles së Edon Zhegrovës, ndërkohë që Club Brugge iu fal një goli për të thyer 1-0 PAOK-un e Selanikut.
Kryeministri Edi Rama nisi ditën e djeshme një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Sipas agjendës, ditën e sotme në orën 8.30,kKryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF,…
Dashi Duhet të vazhdoni të luftoni për të marrë rezultatet që meritoni, sidomos nëse në vendin e punës keni bërë shumë sakrifica. Gjatë kësaj të premteje, do të keni mundësi të zgjidhni disa keqkuptime në dashuri ose në familje. Jini më të qartë dhe më të vendosur. Demi Jeni gati për të riparë në mënyrë drastike disa vendime që keni marrë në të kaluarën. Ky është momenti për të sqaruar të gjitha keqkuptimet në vendin e punës ose në familje. Gjithë çfarë këshillohet për ju, është që të mos jeni shumë agresiv. Binjakët Kjo ditë sjell keqkuptime të vogla në…
Kryesuesi i OSBE-së, njëherazi ministër i Jashtëm i Maltës, Ian Borg do të zbatohen marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Borg tha se dialogu kontribuon në sigurinë dhe stabilietin e të gjithë rajonit. “Riangazhimi për dialog dhe vazhdimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura është thelbësore për të ruajtur progresin. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë këto përpjekje”, u shpreh Borg. Mirëpo, zyrtari nga Malta nuk komentoi kur u pyet rreth shkeljeve që Serbia po iu bën këtyre marrëveshjeve duke votuar e lobuar kundër anëtarësimit të…
Kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e socialistes Olta Xhaçkës në Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë së mandatit të saj, është rrëzuar nga PS-ja. Kanë qenë 39 vota pro, dhe 72 kundër, duke bërë që kjo kërkesë të mos kalojë. Vetë Xhaçka ka zgjedhur që të abstenojë. Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Xhaçka tha se ishte përdorur si “mish për top” nga ana e deputetëve të opozitës të cilët sipas saj e akuzojnë për përfitime të pavërteta të bashkëshortit të saj Artan Gaçi.
Sherret dhe debatet kanë nisur edhe tek ”Ferma Vip”. Vetëm se këtë herë, pjesë është bërë Çiljeta, e cila në fakt është gjithmonë atë ku “shuhet” sherri. Këngëtarja ka ngritur zërin përballë Glorias, e cila e ka ofenduar. “Çiljeta shan fëmijën e vet, pjellën e vet”,-dëgjohet të thotë Gloria ndërsa i referohet vetes, si fëmija i Çiljetës. Kjo gjë e ka nervozuar Çilin, e cila i ka kërkuar Glorias ta lërë me kaq dhe të mos e zgjatë, sepse është shumë më e vogël se ajo në moshë. Debati mes vajzave ka nisur për punët e fermës, por Çiljeta nuk…
Pak pasi Rusia dhe Kina, rikonfirmuan qëllimet për të fuqizuar bashkëpunimin ushtarak, SHBA bashkon forcat me Japoninë. Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri japonez Fumio Kishida shpalosën të mërkurën planet e bashkëpunimit ushtarak dhe projektet që nga raketat deri tek uljet në Hënë. Synimi është që të forcohet aleanca përballë kërcënimeve nga Kina dhe Rusia. Konferenca e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë nxori në pah rëndësinë në rritje të Japonisë në skenën botërore dhe për Shtetet e Bashkuara. “Vendet tona po ndërmarrin hapa të rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Po modernizojmë komandën dhe strukturat…
Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi e quan mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, që nuk do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi e cilësoi këtë vendim si një ditë të zezë për kushtetueshmërinë në vend që gjithashtu zhbën dhe reformën në drejtësi. ”Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK-ut se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është…
Deputetët kanë votuar me 73 vota pro për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit, ndërsa 7 deputetë votuan kundër dhe asnjë nuk abstenoi, në seancën e sotme plenare. Komisioni i Dezinformimit do të mbikqyrë ndikimet e huaja malinje në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme. Ngritja e këtij komisioni u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Partia Socialiste mbron Olta Xhaçkën dhe nuk do ta çojë mandatin e deputetes për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke e mbrojtur nga akuzat e opozitës. 39 vota pro, abstenim asnjë, 72 kundër. Kështu ka votuar Kuvendi duke mos çuar në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim mandatin e Xhaçkës. Gjatë fjalës së saj, më herët Olta Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit. Gjykata Kushtetuese, në shqyrtimin e…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme së Mbretërisë së Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz. Ky memorandum, thotë SPAK, shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit. “Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është të konsolidojë dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit brenda kompetencës së secilit Institucion Nënshkrues, mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm marrëdhëniesh dhe komunikimi të drejtpërdrejtë. Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të…