Author: tirana

Pas 10 vitesh, Borussia Dortmund është rikthyer tek fitorja në “Allianz Arena” aty ku prej kaq kohësh nuk fitonte dot në ndeshje kampionati. Hera e fundit kur Dortmund kishte fituar në “Allianz Arena”, ishte në prill të vitit 2014 ku Bayern u mposht me rezultatin 0-3 me gola të (Mkhitaryan, Reus, Hofmann). Dortmund fitoi mbrëmjen e sotme falë golave të shënuar nga Karim Adeyemi në minutën e 10-të dhe norvegjezit, Julian Ryerson në minutën 83. Me humbjen e sotme, Bayern i thotë praktikisht “Lamtumirë” kampionatit pasi Baeyenr Leverkusen mban vendin e parë dhe është shkëputur me 13 pikë.

Read More

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, thotë se si gjykata që ai drejton, ashtu edhe gjithë sistemi i drejtësisë po përballen me sfida, por shpreh besimin se ato janë në rrugë të mbarë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Sadushi, i cili ndodhet në Uashington me një delegacion të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, tha se reforma e drejtësisë, që filloi tetë vjet më parë, po jep rezultat. Ai thotë se akuzat politike dëshmojnë se organet e reja të drejtësisë po funksionojnë. Zëri i Amerikës: Zoti Sadushi, megjithëse reforma në drejtësi…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se aktori i njohur Reshat Arbana i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, që ka pasur sukses. ”Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë”, shkruan Koçiu. Postimi i plotë Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë. Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke…

Read More

Në vigjilje të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë u organizua mbrëmjen e djeshme procesioni i ‘Udhës së Kryqit’, njësoj si në Vatikan. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo ceremoni ku u mblodhën besimtarë të shumtë katolikë. Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin në sheshin “Nënë Tereza” në precesionin që udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj. Imzot Arjan Dodaj nga sheshi “Nënë Tereza” përcolli mesazhe paqejeje, ndërsa u lut për më shumë mbarësi për besimtarët. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë, është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit,…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Pashkëve. Spiropali thekson se kjo festë na kujton se nuk ka forcë më të madhe se dashuria njerëzore. “Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja”, shprehet ajo. Urimi Pashka na jep besim e shpresë dhe na kujton se nuk ka dhimbje që nuk zbutet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk zbardhet, nuk ka zinxhirë që nuk këputen, nuk ka forcë më të madhe se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe me familjet tuaja! Gëzuar!

Read More

Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Dritan Mehmeti mundi 2-0 Skënderbeun, në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”. Dinamovitët morën 3 pikë, pasi shënuan nga një gol për secilën pjesë. Ishte Kaçorri që zhbllokoi llogaritë në minutën e 3-të, ndërsa goli i sigurisë erdhi vetëm në minutën e 82-të me Qefalija. Dinamo renditet në vendin e gjashtë dhe do të përballet në ndeshjen tjetër ndaj Teutës. Skënderbeu i vendit të katërt do të sfidojë Tiranën.

Read More

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ”Big Brother Albania Vip 3” edhe mbrëmjen e sotme premton t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel. Juli dhe Egla janë kundër liderit të ri, Meritonit! Romeo dhe Heidi i thanë “PO” njëri-tjetrit! Dasma i bëri të gjithë bashkë, por pas saj kanë nisur të shfaqen kundërshtarët! Kush dhe pse e shkruajti mesazhin ironik në pasqyrë?! Kush do të eliminohet?

Read More

Bashkia e Himarës ka tashmë një kryetare të re. Ajo është Blerina Bala, e zgjedhur pas kaosit në Këshillin Bashkiak. Zgjedhjen e saj një ditë e kundërshtuan mbështetësit e Fredi Belerit, por sot pasi ka marrë detyrën edhe me votat e opozitës që u bashkua me socialistët, ajo ka një mesazh “Mendoj se mesazhi ka ardhur dje me votat pro edhe të opozitës gjatë procesit të përcaktimit të kryetarit. Votat e këshilltarëve i shikoj si një besim ndaj meje, dhe këtu gjej rastin t’i falënderoj. Jam e ndërgjegjshme se e drejta për të protestuar është e gjithkujt, por Himara ka…

Read More

Lindon Selahi është ende në pritje të një ftese nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pasi synon që të vishet përsëri kuqezi. Dhe mesfushori ka “kredencialet” e duhura për ta bërë një gjë të tillë, pasi me skuadrën e Rijekës po marshon drejt titullit kampion në Kroaci. Selahi ishte protagonisti i fitores së sotme me shifrat 3-0 ndaj Rudes të vendin të fundit në renditjen e kampionatit. Në minutën e 56-të, ishte pikërisht mesfushori shqiptar i cili shënoi me nëj goditje me një goditje të shkëlqyer nga kufijtë e zonës, për të çuar topin në rretë dhe vulosur fatin e këtij…

Read More

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit. “Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një rënie të dritës së diellit dhe dukshmërisë . Ka gjithashtu një rritje të përqendrimeve të grimcave të imta,” thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X. Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas të llogaritjes, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo. Ditën e djeshme, një erë e…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit. Meta shkruan se shumë shpejt do e vizitojë në burg, pasi e konsideron atë “të rrëmbyerin politik nga banda në pushtet”. Sipas tij, e gjitha është e orkestruar për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar. “Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për vdekjen e alpinistes 43-vjeçare dhe bllokimin e 7-të të tjerëve në majën e Jezercës. Balla shkruan në facebook se 5 nga alpinistët kroatë po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi, ndërsa dy turistët e tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit. “Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh…

Read More