Author: tirana

Ukraina ka synim shkatërrimin e Krimesë. Objektivat kryesore do të jenë aeroportet dhe aeroplanët luftarak rus atje. Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky në një intervistë për median e shkruar amerikane, Washington Post. Zelenskyy ka kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi si një mjet kërcënimi kundër ushtrisë ruse. “Moska e di se ne mund t’i shkatërrojmë avionët, ata nuk do të sulmojnë nga Krimea. Do të ndodhë si me flotën detare, i zmbrapsëm nga ujërat tona territoriale, tani do t’i dëbojmë edhe nga aeroportet”, tha ai. I pyetur nëse beson se Joe Biden do të angazhohet…

Read More

Brenda një kishe në Montpellier të Francës, një shqiptar hyri brenda dhe bërtiti “Allahu Akbar”. Mediat franceze shkruajnë se 33 vjeçari shqiptar hyri brenda kishës Sainte Eulaile, teksa po kremtohej një meshë dhe filloi të bërtiste me të madhe fjalët në arabisht duke krijuar njëfarë trazire mes të pranishmëve. Pas arrestimit i riu shqiptar (emigrant i paligjshëm në Francë) është shprehur se veprimin e kishte bërë për shaka teksa kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Read More

Moderatori dhe këngëtari Robert Berisha ka bërë një rrëfim personal gjatë qëndrimit të tij në “Fermavip”, duke zbuluar një detaj mjaft emocionues nga jeta e tij familjare. Ai ka treguar se është baba i dy vajzave, njëra nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi dhe tjetra nga një marrëdhënie me një grua tjetër. Sipas rrëfimit të Berishës, dy vajzat e tij kanë pasur mundësinë të takohen për herë të parë vitin e kaluar. Vajza e madhe, e cila jeton në Londër, ka ardhur rrallë në Shqipëri dhe zakonisht ka pasur mundësinë të takohet vetëm me të atin. “E mora (vajzën e…

Read More

Federata Italiane e Futbollit ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj. Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj. Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

Read More

Bashkimi Europian është tronditur nga informacionet se Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Si rrjedhojë grupimi i deputetëve të Liberalëve në PE kërkon një hetim imediat për këtë çështje. Kryeministri belg është shprehur më herët se Rusia ka paguar eurodeputetë për të promovuar propagandën ruse. Presidentja e grupit liberal e cila është gjithashtu kandidatja kryesore e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjedhjet e Bashkimit Evropian, bëri thirrje për një “debat urgjent” në Parlament në një letër drejtuar Presidentes së PE, Roberta Metsola. “Nëse eurodeputetët ose kandidatët në zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë marrë para ose janë…

Read More

Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Kjo javë”, ka komentuar çështjen e vulës, deklaroi se Partia Demokratike zyrtare është PD e vërtetë. Sipas saj ana tjetër (Rithemelimi) duhet të pranojë vendimin e gjykatës. “Sa i përket anës ligjore, Partia Demokratike është PD zyrtare. Shanset që ky realitet të ndryshojë në përputhje me ligjin janë zero. Edhe argumentet e GJL shkojnë për shtat me këtë. Ne po shikojmë një histeri, që tregon nervozizëm dhe përpjekje të dobët për t’ju imponuar gjykatës. Ana tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Publiku shfaq votën e diasporës, mbështet listat e hapura, që janë iniciativa tonat.…

Read More

Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari. Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët kanë kultivuar një sipërfaqe prej afro 4 hektarësh me vreshtari. Fermerët kanë përzgjedhur për të kultivuar një varietet i cili i përshtatet terrenit të zonës, ndërsa synohet që të zgjerohet sipërfaqja e mbjellë, ku përfshihet edhe ndërtimi i një kantine vere. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizituan investimin e realizuar ku biseduan edhe me fermerët të cilët kanë…

Read More

Këtë të shtunë, një grup turistësh vijojnë të mbetën të bllokuar në Majën e Jezercës, dhe për pasojë në ndihmë të tyre është nisur një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ky ekip së bashku me policinë e Tropojës janë në kërkim të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces” e nga ku kanë rënë nga lartësia. Për pasojë njëra nga…

Read More

Superliga shqiptare është në javën e 29-të. Gjithçka nisi në Laç, me vendasit që barazuan 1-1 me Partizanin. Në 18:00 Dinamo luan me Skënderbeun në “Niko Dovana” të Durrësit. Në Kurbin, Laçi barazoi 1-1 me Partizanin, duke mos marrë ende tri pikë nën drejtimin e Armando Cungut. Paçka se për më shumë se 70 minuta Laçi ishte me një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Carës, vendasit nuk mundën të siguronin tri pikë edhe pse dominuan në pjesën e dytë. Eljon Sota zhbllokoi ndeshjen për “Demat” pas 37 minutave lojë, ndërsa Xhuliano Skuka u detyrua të…

Read More

“Dy botët” e Gjergji Markos janë puthitur në një pike vlefshmerie në rrefimin “Mes dy botëve”, duke konfirmuar talentin dhe pragmatizmin e një artisti që lë gjurmë të bukura në çdo prezantim, përfaqësues i denjë i një brezi të artë në artin figurativ shqiptar. Një rrëfim si mes miqsh perballë piktorit Helidon Haliti në RTSH. Gjergji Marko, kujton se për Tavanin e Kishës së Madhe në Shkodër gjatë regjimit komunist kur po zhvilloheshin restaurimet atë nuk ishin lejuar ta preknin apo ridrejtonin. “Arredimin e parë e kam bërë në Shkodër në vitin 1973. Unë sa isha emëruar në Teatrin e…

Read More

9 këshilltarët e PS-së në Bashkinë e Himarës, së bashku me votat e bashkëpunëtorëve të saj lokale, nuk premtonin surpriza në votimin e ditës së premte. Surprizën e shënuan opozitarët e të gjitha krahëve që i dhanë votën e tyre nënkryetares Blerina Bala. Kanë qenë 3 vota të këshilltarëve opozitarë që shkuan për Balën. Nga Rithemelimi, ishte këshilltario Fuat Mati, nga Partia e Lirisë Timoleo Gërdhuqi dhe i vetmi këshilltar i PD-së së Bashës, Aleks Llazari. Duket se ata të cilët shkaktuan rrëmujën në mbledhjen e së premtes në Himarë, ishin vetem mbeshtetesit e Vangjel Dules. Ai nuk e fshehu…

Read More

Analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se nëse bëhet asociacioni i komunave me shumicë serbe në Veri, pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd, do të përbënte tradhti Kombëtare. Për të nëse arrihet marrëveshja për hapjen e përfaqësive të Kosovës në Beograd dhe asociacioni bëhet në këmbim të kësaj marrëveshjeje, atëherë do të jetë një sukses jo vetëm i Kurtit, por i gjithë Kosovës. “Nuk është çështja këtu bëhet apo nuk bëhet asociacioni. Nëse bëhet pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd, përbën tradhti kombëtare, përbën një lëshim. Nëse bëhet, por paralelisht me ngritjen e flamurit të Kosovës në Beograd, do…

Read More