Author: tirana

Një baba 55-vjeç në Sarandë ka denoncuar djalin e tij 27-vjeç në Komisariatin e qytetit, pasi është larguar nga banesa që prej ditës së premte. Nga ky moment, babai thotë se nuk kanë asnjë kontakt me djalin. “Më datë 29.03.2024, shtetasi 55 vjeç, banues në Sarandë, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin 27 vjeç, pasi është larguar nga banesa, në Sarandë“, thuhet në njoftimin e bluve . Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

27 shoferë janë arrestuar gjatë javës që lamë pas në kryeqytet, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë. Janë pezulluar 123 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit; Janë evidentuar dhe ndëshkuar gjithsej 18 719 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto: 1227 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit; 5416 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit; 1114 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;…

Read More

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të dyfishtë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Raportohet se një mjet tip “Golf” u përplas me një tjetër tip “Fuoristradë”. Për pasojë, u lënduan pesë personat që udhëtonin në këto dy makina, mes tyre dy fëmijë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Read More

Merkato e mesit të sezonit e ka gjetur Fjoralba Ponarin si moderatore te “Ferma VIP”. Pas shumë vitesh në “Top Channel”, moderatorja ka vendosur që të ndryshojë shtëpi mediatike, duke u shfaqur në “Vizion Plus”. Kjo eksperiencë e re e Fjoralbës ka nisur në 22 mars, duke e sjellë prezantuesen tërësisht ndryshe. Pas disa ditësh që “Ferma VIP” ka nisur, duket se Fjoralba gjendet mëse komode, ku këtë herë është krejt e vetme në moderim. Dhe duket se arsyeja pse Fjoralba lëvizi nga “Top Media” për të qenë e vetme në moderim. Nga burime, kemi mundur të mësojmë që Fjoralba,…

Read More

Që një nga dy nënkryetarët socialistë do të zgjidhej për të drejtuar përkohësisht Bashkinë e Himarës, nuk kishte dyshime. Këtë e siguronte së pari nga shumica në këshill. 9 këshilltarët e PS-së, së bashku me votat e bashkëpunëtorëve të saj lokale, nuk premtonin surpriza në votimin e ditës së premte. Surprizën e shënuan opozitarët e të gjitha krahëve që i dhanë votën e tyre nënkryetares Blerina Bala. Kanë qenë 3 vota të këshilltarëve opozitarë që shkuan për Balën, si të Berishës, të Metës dhe Bashën. Nga Rithemelimi, ishte këshilltario Fuat Mati, nga Partia e Lirisë Timoleo Gërdhuqi dhe i vetmi…

Read More

Gjermania do të jetë padyshim epiqendra e festës nga 14 Qershori deri më 14 Korrik. Vendi organizator i kampionatit Europian parashikohet të mirëpresë miliona tifozë të cilët do të mbështesin nga afër një prej 24 kombëtarëve të kualifikuara. Fluksi i lartë parashikohet të shkaktojë jo pak probleme në vend, ku konsumimi i pijeve alkoolike është ajo që tremb policinë gjermane. Frika lidhet me tifozët britanikë, të cilët janë paralajmëruar se birra në Gjermani ka më shumë përqindje alkooli se zakonisht. Për këtë fakt, mbështetës të kombëtares së Anglisë dhe Skocisë mund të humbasin edhe mundësinë për të hyrë në stadium…

Read More

Në pritje të festës së Bajramit të Madh më 10 prill, Bashkia e Tiranës, njoftoi se për faljen e besimtarëve, parkingu në sheshin “Skënderbej” do të jetë në dispozicion falas. Besimtarët myslimanë janë duke agjëruar prej 11 marsit, një formë sakrifice që arrin ekuilibrin e shpirti, shton forcën e durimit dhe e sjell njeriun më afër Zotit. Besimtarët myslimanë janë duke agjëruar prej 11 marsit, një formë sakrifice që arrin ekuilibrin e shpirti, shton forcën e durimit dhe e sjell njeriun më afër Zotit. “Për të gjithë besimtarët myslimanë do të kemi përgatitjet për faljen e Bajramit. Sheshi “Skënderbej” do…

Read More

Të martën e ardhshme, 2 prill, do të zhvillohet mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion. Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu. Mbledhja e parë u zhvillua me debate te ashpra. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi se dy koncesionet, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive, ndërsa Zhupa dhe…

Read More

Disa persona në qytetin holandez Ede janë marrë peng mëngjesin e së shtunës dhe autoritetet kanë evakuuar banorët në zonën përreth. Situata e pengmarrjes po vazhdon, teksa policia tha se janë liruar tre persona. Është e paqartë se sa persona të tjerë janë ende duke u mbajtur peng. Policia tha se nuk ka tregues se ky incident ka motive terroriste. Disa njësi të policisë speciale janë dislokuar në vendngjarje, përkatësisht në një ndërtesë në qendër të qytetit, tha policia përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. Autoritetet e sigurisë shtuan se 150 shtëpi janë evakuuar dhe policia u bëri…

Read More

Rreth një muaj më parë, nisën të qarkullonin lajme në mediat rozë se Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu janë në një romancë dashurie. Vetëm pak ditë pas kësaj zhurme, ishte vetë çifti që konfirmoi lidhjen e dashurisë. Prej atëherë, dyshja publikojnë herë pas here pamje krah njëri-tjetrit, ku nuk mungojnë as dedikemt e dashuisë. Nisur nga rehatia që ata shfaqin krah njëri-tjetrit, duket e pabesuseshme të thuash se dyshja kanë vetëm 6 javë që njihen. Ishte vetë Erolld Belegu që zbuloi se ata janë njohur në koncertin e Vesa Lumës, që është mbajtur 11 shkurt. “Të tregoj drejt…

Read More

Telefonat inteligjentë janë bërë një aspekt thelbësor i jetës sonë të përditshme. Me to jemi në kon takt të vazhdueshëm fizik, gjë që ka ngjallur shqetësime për rrezikun shëndetësor për shkak të rrezatimit që ato lëshojnë. Ndërsa shkenca mbi rreziqet e ekspozimit të zgjatur mbetet e paqartë, Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Rrezatimi ka përpiluar të dhëna për telefonat inteligjentë që lëshojnë më shumë dhe më pak rrezatim. Telefonat renditen sipas shkallës specifike të përthithjes (SAR) kur telefononi eshte i vendosur në vesh. Shprehet në vat për kilogram të peshës trupore. Sipas të dhënave nga Zyra Federale Gjermane për…

Read More

Albano ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale me Marianën dhe Florianin. Artisti është shprehur se ai nuk pi më alkool dhe e ka lënë në moshën 26 vjeçare. Ai ka rrëfyer se kur pinte, ofendonte njerëzit dhe se kuptonte, ndërsa më pas kërkonte ndjesë. Pasi kuptoi sjelljen e tij nën efektin e alkoolit, ai vendosi të mos konsumoj më alkool. “Më ndryshonte humori kur pija alkool. Kam që në moshën 26-27 vjeçare dhe e kam lënë. I dehur të shaja komplet nga shtëpia, ndërsa pas 3 minutash thoja të kam vëlla”, ka rrëfyer Albano.

Read More