Author: tirana

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për një rast të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit nga parqet arkeologjike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “IKONAT”. Si rezultat u arrestuan shtetasit: P. L., 53 vjeç, banues në Fier dhe E. Ç., 56 vjeç, banues në Lushnjë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën…

Read More

Nga Vatikani uron besimtarët e krishterë sot për Pashkë , Kardinali 96-vjeçar shqiptar, Eminenca e tij e Naltë Ernest Troshan Simoni. Në urimin e tij ai uron të gjithë besimtarët katolikë të kenë në mendje Krishtin duke shtuar mesazhin për paqe dhe begati. “Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni! Paqe dhe begati”, tha Kardinali. Sot në mbrëmje besimtarët e krishterë katolikë festojnë ngjalljen e Krishtit, teksa mbrëmjen e djeshme kremtuan Udhën e Kryqit.

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha një herë se kushdo që fiton Stambollin fiton Turqinë. Nëse është kështu, rreziku është i lartë për zgjedhjet e së dielës, pasi njerëzit në të gjithë vendin prej 85 milionë banorësh përgatiten të zgjedhin udhëheqësit dhe administratorët e tyre vendorë. Është e tillë rëndësia e votimit të kësaj fundjave, saqë analistët politikë po spekulojnë se një fitore për kryebashkiakun aktual të Stambollit, të qendrës së majtë Ekrem Imamoglu, do ta bënte atë një favorit për presidencën turke në 2028. Kjo është gjëja e fundit që dëshiron Erdogan, pasi ka parë tashmë Partinë e tij…

Read More

Arqipeshkev i Shkoder-Pult, Imzot Angelo Massafra, në mesazhin tradicional të Pashkës, ndalet te frika e një konflikti të mundshëm në shkallë të gjerë në botë. Mesazhi i Imzot Angelo Massafrës: Shumë të dashur vëllezër dhe motra, ju mbërriftë tek ju mesazhin tim i përzemërt me rastin e Pashkës së këtij viti 2024. Është një mesazh paqeje dhe shprese, që dëshiroj t’ju mbërrijë të gjithëve ju, familjeve tuaja, si edhe personave tuaj të shtrenjtë që keni larg, që gjenden në situata të dhimbshme dhe të trishta: të sëmurë, të burgosur, të varfër dhe nevojtarë. Mesazh paqeje në një botë të copëtuar…

Read More

Përgatitjet për dimër kanë filluar dhe çmimet janë rritur në mënyrë dramatike për shkak të luftës në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ne paraqesim pesë mënyra të thjeshta dhe të lira për të ngrohur shtëpinë ose banesën tuaj. Përveç rritjes së energjisë elektrike, ata që ngrohen me ngrohje apo dru po përballen edhe me fatura më të larta. Me ndihmën e këtyre këshillave ju mund të ngrohni edhe shtëpinë tuaj pa kosto të fshehura. Përdorni furrën- Pasi të keni pjekur një pjatë, kur të fikni furrën, e lini të hapur. Në këtë mënyrë, nxehtësia e mbetur do të…

Read More

Policia ka vendosur në pranga një 19-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi të arratisej sapo pa efektivët. I riu u kap në qytetin e Mamurrasit dhe gjetën në automjetin e tij u gjet 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. 19-vjeçari me iniciale P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 25 mars 2023, në Kurbin, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të…

Read More

Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj. Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand…

Read More

Suedia u bë anëtari më i ri i NATO-s në fillim të këtij muaji, duke iu bashkuar 31 vendeve në aleancën e sigurisë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por shtetet e SHBA-së nuk përfshihen të gjitha, pasi nga 50 janë vetëm 49. Nga pakti i NATO-s është “përjashtuar” Hawaii. CNN shkruan se nëse një fuqi e huaj do të sulmonte Hawaiin, përkatësisht bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor ose selinë e Komandës Indo-Paqësorit në veriperëndim të Honolulu-s, anëtarët e Aleancës nuk do të ishin të detyruar të ngriheshin në mbrojtje të shtetit Aloha. “Është gjëja më e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e radhës të “Flasim” zgjodhi të flasë me “sytë e shpirtit”, duke ftuar një person që nuk shikon. Emiljano Lule, drejtor i institutit të nxënësve që nuk shohin, rrëfeu se incidentin që i ndodhi me një granatë në 1997. Shpërthimi i dëmtoi shikimin, por fatal për të ishte operacioni që kreu katër vite më vonë në Rusi. 1 marsin tani ‘e festoj’ si datën e përvjetorit të humbjes së shikimit, u shpreh Emiljano, në bisedën me kreun e qeverisë. “Unë rastisa në momentin e gabuar, duke luajtur me disa fëmijë të tjerë, është një detonator…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn dhe tetë zyrtarët e tjerë, të akuzuar për koncesionin e sterilizimit. Ndaj Beqajt, rëndon vepra penale “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. SPAK ka dërguar për gjykim pranë GJKKO-së ish-zëvendës/ministrin Klodian Rjepajn, i akuzuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës rëndojnë ndaj ish-zyrtarëve të tjerë, Marsela Serjanit, Saimir Kadiut, Petref Mersinit, Arben Gjatës, Genc…

Read More

Debatet mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Mbrëmë ata kanë debatuar shumë me njëri-tjetrin, ku aktorja e pyeste vazhdimisht moderatorin nëse ai ka qenë apo jo i martuar me ish-partneren e tij, me të cilën ka edhe një djalë. Ceno e ka cilësuar gënjeshtër rrëfimin e Mjekiqit për marrëdhënien me ish-partnerin dhe të birin, ku zbuloi se Loari ishte autik dhe se nuk e kishte takuar prej një kohe të gjatë. Sipas tij, shkak ka qenë mungesa e vizës për të shkuar në Austri. “Po të ishe i martuar, do ishe…

Read More

Një banesë private dyshohet se është përfshirë nga flakët në afërsi të ‘Shkollës së Bashkuar’ në Tiranë. Banorja, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë ka akuzuar nusen e djalit të saj. Sipas saj kanë qenë bashkëpunëtorët e nuses së djalit që i kanë vënë zjarrin banesës. Mes tjerash ajo theksoi se i janë djegur 10 milion lekë ndërsa nuk i ka shpëtuar asgjë nga orenditë. “Unë nuk kam qenë në banesë. Punoj me burrë dhe fëmijë, nuk kemi as pension dhe as asgjë. Jemi 11 veta, kam dy invalidë. Unë…

Read More