Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë dje rreth orës 15:00 pranoi një thirrje nga një parashutist i cili hasi probleme dhe humbi kontrollin përgjatë fluturimit duke u rrëzuar në një zonë të pyllëzuar në malin e Dajtit. Si pasojë parashuta dhe parashutisti ngecën në një pemë. Një skuadër e ShKShMAL u aktivizua për t’i ardhur në ndihmë parashutistit dhe për të rikuperuar parashutën nga pema e ngecur. Fatmirësisht çdo gjë përfundoi mir dhe pa dëmtime për parashutistin.
Author: tirana
Google ka nxitur miliona përdoruesit e Chrome që ta përditësojnë shfletuesin pasi zbuluan një sulm që i lejon hakerat të marrin kontrollin e kompjuterëve. Gjigandi teknologjik paralajmëroi se hakerat po përdorin “pop up”-e me qëllime të këqija ose website për të marrë akses në informacionet personale të viktimave. Për këtë arsye është ndërmarrë një përditësim i cili mbyll “boshllëqet” që i bën serverat të prekshëm ndaj asaj që ekspertët e quajnë si sulmi “Dita Zero”. Emri rrjedh nga fakti se autori gjeti një dobësi të sistemit para prodhuesit duke lënë zero ditë për ta rregulluar problemin sepse serveri tashmë është…
Rusia lëshoi katër raketa dhe 12 dronë Shahed në Ukrainën lindore gjatë natës, njoftuan forcat ajrore të Ukrainës këtë mëngjes. Zyrtarët thanë se nëntë nga 12 dronët u rrëzuan në katër rajone. Kujtojmë se më 22 mars, Rusia kreu një sulm të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës si pjesë e asaj që Moska tha se ishte “hakmarrje” për sulmet e Ukrainës në rajonet kufitare ruse. Forcat ruse vazhduan shënjestrimin e objekteve energjetike edhe këtë javë. Gjithashtu Kremlini ka rritur përdorimin e raketave balistike, të cilat janë shumë më të shpejta se raketat e zakonshme të lundrimit dhe më…
Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Just”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç,…
Më 7 mars ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëroi njerëzit e vet se „Ekstremistët kanë plane të afërta për të sulmuar në Moskë vende ku janë grumbulluar numër i madh njerëzish, mes të cilëve edhe vende ku mbahen koncerte.” 48 orë rresht nuk duhet shkuar nëpër aktivitete masive. Faktikisht të pandehur islamistë goditën 15 ditë më vonë, por pavarësisht nga kjo, përmbajtja e paralajmërimit ishte e njëjtë me sulmin e ndodhur në sallën Crosus të qytetit, ku humbën jetën 130 vetë. Pak orë pas dhënies së alarmit për sulmin, zëdhënësja e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtaret të Shtëpisë së…
Një cigare e ndezur nga një pacient që po trajtohej në terapi me oksigjen, ka shkaktuar një zjarr shkatërrues në departamentin mjekësor të spitalit Fratelli Parlapiano në Ribera të Italisë. 53-vjeçari rumun hoqi maskën që vazhdonte të nxirrte oksigjen për të pirë duhan. Shkëndija nga çakmaku shkaktoi flakët dhe shpërthimin e menjëhershëm të bombolës së oksigjenit. Zjarrfikësit më pas e kanë gjetur të vdekur 53-vjeçarin, ndërsa u evakuuan katër pacientët të tjerë të shtruar në spital. Zjarri ka rënë pak para orës 20:00, teksa flakët dhe tymi që pushtuan repartin në katin e parë të spitalit.
Dashi-Prania e Venusit në shenjë e bën këtë periudhë një kohë të favorshme për dashurinë dhe lidhje të reja. Megjithatë, sheshi i Uranit mund të shkaktojë disa ngjarje të papritura. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të jeni fleksibël. Falë energjisë dhe vendosmërisë suaj, po arrini rezultate pozitive në punë. Mund të keni mundësi të reja pune gjatë rrugës, por sigurohuni që të vlerësoni plotësisht çdo ofertë përpara se të pranoni të bëheni pjesë. Demi-Ndalesa e Uranit në shenjën tuaj vazhdon me sukses. Planeti i afirmimit të vendimmarrjes në jetë do të ndalet sërish te Demi. Do të keni shansin…
Territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 26 °C vlera më e lartë në rang territori,…
Në ndihmë të modernizimit dhe rritjes së aksesit në financë, Ministër e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mblodhi sot në një tryezë përfaqësuesit kryesorë të industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike që do të angazhohen në zbatimin e projektit pilot të pagesave të shpejta elektronike në vend. Takimi u zhvillua për të adresuar zgjidhjet që do të aplikohen në zbatimin e projektit pilot në tre bashkitë e përzgjedhura: atë të Tiranës, Përmetit dhe Dibrës.Qëllimi kryesor i këtij projekti është të reduktojë kostot e transaksioneve dixhitale, të përmirësojë përvojën e klientëve në shërbimet financiare dhe të…
Kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik më 25 dhjetor, duke cënuar të dhënat e 1.2 milionë abonentëve të saj. Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, teksa gjeti të pambrojtur kompaninë celulare dhe futi në kolaps të gjitha sistemet e saj. Por edhe pse shërbimet nuk funksiononin dhe sistemet ranë, kompania “One Albania” vazhdoi propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident. Gjatë kësaj periudhe, hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar vazhdimisht dokumente të brendshme të kompanisë telefonike “One Albania” në kanalin…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Special Report”, foli për kërkesën e PS-së për ngritjen e komisionit kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. Ai tha se shërbimet tona informative me kohë kanë ngritur alarmin në lidhje me ndikimin e shteteve të huaja tek disa prej portaleve në Shqipëri. Sipas Karamuços, ngritja e komisioneve është për sigurinë kombëtare. “Shërbimet tona informative me kohë kanë ngritur alarmin në lidhje me një ndikim që financohet nga këto shtete përmes palëve të treta që bëjnë të mundur për qëndrimin e tyre lajmeve e që duan të zënë…
Në lidhje kritikat e opozitës pas vendimit të Gjyaktës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni, kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj, është shprehur se respektojnë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut. “Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë. Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të cdo gjyqësori. Pjesën e kritizcizimin e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në…